Dikur, krimi i organizuar i pastronte paratë me metoda të drejtpërdrejta: valixhe me euro që kalonin kufijtë, apartamente luksoze ku ruheshin milionat, ndërtime të shumta për t’i bërë të dukshme si të ligjshme.
Një ekonomi e gjallë, fizike, ku çdo hap lë gjurmë, por edhe rrezikun e vet. Sot, gjithçka ka ndryshuar…..
Metodat e vjetra janë bërë të ngadalta për një botë ku teknologjia udhëheq gjithçka. Paratë nuk kalojnë më nëpër dogana, nuk rrëmbehen në rrugë. Mjafton një laptop, një lidhje interneti dhe një klikim. Paratë zhduken në rrjete virtuale, kalojnë kufijtë pa lënë gjurmë, dhe transformohen në kriptomonedha.
“Grupet kriminale e kanë zhvilluar veten e tyre, kanë kaluar metodat të ndryshme të pastrimit të parave, nga metodat tradicionale në metodat e reja. Dhe organizatat shtetërore duhet të jenë në të njëjtën valë zhvillimi, për të bërë të mundur që të shikojnë se kush janë dritaret e reja, të cilat ndjek krimi për ti fshehur paratë e pista”.
“Referuar faktit që pastrimit të produktit të veprës penale nga grupet kriminale, sigurisht që sjell gjithmonë risi, patjetër që ai do orientohet edhe në risit e tekonologjisë, duke ju referuar mënyrës se si paraja dixhitale, është zhvilluar vitet e fundit, është një sfidë më vete për organet ligjëzbatuese të cilat duhet të marrin në kontroll pastrimin e produkteve të veprës penale.” u shpreh ish prokurori, Eugen Beci.
Një “wallet” në Tiranë mund të kontrollojë miliona euro që duken të pastra, por origjina e tyre mbetet kriminale. Ky është evolucioni i pastrimit të parave: nga rrugët dhe ndërtesat, tek laboratorët dixhitalë ku krimi ndërthur teknologjinë, mashtrimin financiar dhe luksin….
“Gjurmimi i kriptove është tmerrësisht i vështirë, por falë bashkëpunimit të ngushtë që ne kemi me Europol, Eurojust, me vende të tilla si Holanda, Belgjika, Spanja, Gjermania, Franca etj, kemi krijuar një skuadër të përbashkët jo hetimore por që punojmë në grup, dhe shkëmbejmë informacione me ta për të rejat që prodhon bota e kriptove.”
Një sistem ku çdo klikim mund të fshehë një histori të errët, dhe ku gjurmët nuk lihen në kasaforta, por në blockchain. Një botë dixhitale që pak kush e kupton, por që është bërë strehë perfekte për krimin e organizuar.
“Mungesa e trajnimeve, mungesa e stafit të burimeve njerëzore të mjaftueshme për të gjurmuar këto lloj transaksionesh, sigurisht krijon vështirësi nga organet shtetërore për të gjetur se cili ka qenë autori pas një transaksioni” u shpreh Nadia Elbasani, pedagoge.
“Kryerja e veprimtarisë kriminale, nëpërmjet kriptomonedhave, detyron organet e hetimit të ecin me hapin e teknologjisë që nënkupton hetimi i këtyre mënyrave të pastrimit të produkteve të veprës penale, duhet të filloi nga identifikimi i saktë i të dhënave që ka një kriptomonedhë” u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.
Teksa institucionet përpiqen të ndjekin këto rrjedha virtuale, krimi është një hap përpara: ka krijuar një ekonomi të padukshme, ku paraja e pistë kthehet në pushtet, biznes dhe luks, duke u dukur e pastër, por duke mbartur historinë e saj të errët.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Janar20:04
VIDEO/ Shpërthejnë ujërat e zeza te zona e 'vilave Gjermane’, uji hyn në banesat e banorëve
Ujërat e zeza kanë shpërthyer në zonën e ‘vilave Gjermane’ .
Siç shihet edhe nga pamjet e publikua...
AKTUALITET
7 Janar19:50
Hafiz Ali Korça, patrioti i persekutuar nga regjimi komunist
Më 7 janar 1957 ndërroi jetë Hafiz Ali Korça, teolog me influencë, patriot, arsimtar e pjesëmarrës në Kongresin e Mana...
AKTUALITET
7 Janar19:48
Dua telefonin tim’: GJKKO rrëzon kërkesën e Ervina Gjanës në hetimet e SPAK për AKSH-in
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana, e cila ...
AKTUALITET
7 Janar19:44
Franc Çopja del para gjyqit/ Mediat belge: Figurë kyçe e mafies së drogës, dosja është e mbushur me vrasje me pagesë
Të enjten, para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Bruksel, nis procesi kundër një figure kyçe të mafies shqipt...
AKTUALITET
7 Janar19:40
Bie rrjeti në Qarkun e Beratit, 10 fshatra pa energji elektrike
Situata nga reshjet në qarkun e Beratit,10 fshatra në Njësinë Administrative Potom në Skrapar janë pa energji elektrike. Niveli ...
AKTUALITET
7 Janar19:37
“Dilni shpejt, shpejt”, shqiptari hero hyn mes flakëve
Një tjetër shqiptar është kthyer në hero në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për Brahim Gjoka...
AKTUALITET
7 Janar19:24
Kur shiu teston shtetin: përmbytjet si pasqyrë e krizës së emergjencave dhe zhvillimit urban
Përmbytjet dhe vërshimet e përrenjve ekspozuan mosfunksionimin e sistemeve të kanalizimeve, kaosin e ndërtimeve dhe mungesën e pla...
AKTUALITET
7 Janar19:05
Si Gangsteri shqiptar vodhi me të dashurën mallra luksi me vlerë 1 milion paund
Një gangster shqiptar, dhe e dashura e tij britanike, e përshkruanin veten si “Bonnie dhe Clyde” në letra dashurie ku flisnin p&eum...
AKTUALITET
7 Janar19:03
Kaosi në aeroportin e Brindisit, 220 pasagjerë gjejnë zgjidhje për tu nisur drejt Shqipërisë, pjesa tjetër kthehen pas
Rreth 400 pasagjerë, të cilët udhëtonin nga Bergamo dhe Bologna drejt Aeroportit të Rinasit, mbetën të bllokuar për sh...
AKTUALITET
7 Janar18:49
Afera 230 mln euro me call-centerat e Olsi Ramës dhe Amant Josifit/ Gjermania ngre aktakuzë për kreun e grupit
Prokuroria gjermane ka ngritur aktakuzë ndaj një personi që dyshohet si kreu i një rrjeti mashtrimi përmes të ashtuquajturave call...