AKTUALITET

Nga viktimë e dhunës në autore krimi, historia e Mirelës që vrau bashkëshortin me sopatë

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Prill 2026, 22:10
Nga viktimë e dhunës në autore krimi, historia e Mirelës

Edhe në rastin e Mirela Buzallit, gjithçka nis brenda një familjeje me tre fëmijë, ku grindjet ishin kthyer në rutinë. Mbrëmja e 17 korrikut 2016 nuk ishte veçse vazhdim i një konflikti të gjatë, që përfundon me dy bashkëshortë në dhoma të ndara dhe me një heshtje që paraprin tragjedinë. Në orët e para të mëngjesit, sipas saj, një debat i ri përshkallëzohet kur ai i thotë se nuk donte të jetonte më me të dhe do të sillte një grua tjetër në shtëpi. Sipas versionit të saj, ai moment shoqërohet me një tentativë dhune me sopatë, të cilën ajo arrin ta marrë dhe ta përdorë duke e goditur disa herë në kokë partnerin, në të njëjtën dhomë ku ndodhej edhe fëmija i tyre.

Gjatë debatit, viktima ka marrë një sëpatë që e kishte fshehur pas krevatit dhe ka tentuar të godasë të dyshuarën, por ajo ka mundur të shmanget, t’ja marrë sëpatën dhe ta godasë atë disa herë në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ajo u ka thënë djalit të madh e vajzës që të shkonin tek kushërinjtë e tyre, ndërsa vetë me djalin e vogël është nisur për në Komisariatin e Policisë të Vaut të Dejës, ku rezulton se ka mbërritur rreth orës 07:00 dhe ka njoftuar për krimin e kryer.

“Kushtet e vetëmbrojtjes normalisht kërkojnë një ekspertizë të detajuar sepse nuk mund të abuzohet në emër të vetëmbrojtjes. Normalisht pjesa më e vështirë është dallimi midis kushteve të vetëmbrojtjes kur ka ndodhur një sulm real i menjëhershëm dhe i padrejtë dhe i një veprimi që është ndërmarrë në këtë konotacion. Padyshim që ligji e njeh nëse ke vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes,” u shpreh pedagogia Nadia Elbasani.

“Unë kam pasur raste të tilla që njëra prej tyre më tha: ‘Drejtoreshë, më ka ndodhur që dhuna e bashkëshortit tim ka qenë sistematike që ditën e parë që jam martuar. Kam lindur 3 vajza, dhe pas 31 vitesh unë arrita ta vras. Tani jam çliruar, unë vetëm tani jam e lirë.’ Pra, ajo ishte e dënuar, dhe mendonte që tani është e lirë,” u shpreh Xhoi Jakaj, ish-drejtoreshë e burgut të grave.

Një skenë që përsërit të njëjtin model si tek Drane Deda, armë e ngjashme, e njëjta hapësirë familjare dhe i njëjti fund i pakthyeshëm që vjen pas një historie të gjatë dhune të pashprehur. Pas aktit, ajo nuk largohet, por dërgon fëmijët tek të afërmit dhe paraqitet vetë në Komisariatin e Vaut të Dejës për të rrëfyer krimin. Aty arrestohet dhe më pas dënohet me 16 vite burg për vrasjen e bashkëshortit.

“Nga eksperienca kam konstatuar që gratë janë më bashkëpunuese, pra përpara organit të prokurorisë e tregojnë faktin ashtu siç është, pra nuk mundohen që ta fshehin apo të manipulojnë procesin hetimor apo penal, në përgjithësi janë më bashkëpunuese në krahasim me burrat,” u shpreh avokati Dritan Jahja.

Një vit pas ngjarjes, brenda qelisë, historia merr një tjetër kthesë të heshtur dhe të rëndë. Mirela Buzalli tenton t’i japë fund jetës duke konsumuar një sasi të konsiderueshme klori, një akt i dëshpëruar që e çon menjëherë në spital. Aty dëshmon se përballja me krimin nuk mbaron me dënimin, por vazhdon brenda, në një luftë të përditshme me veten.

Si në rastin e Dranes, edhe këtu rikthehet i njëjti element që i bashkon këto histori: dhuna e padenoncuar dhe heshtja që zgjat deri në momentin kur gjithçka shpërthen.

Mes bashkëshortëve ka pasur në vijimësi grindje, të cilat kanë qenë prezente edhe në mbrëmjen e datës 17.07.2016, kur viktima është kthyer në shtëpi në orë të vona. Konflikti i tyre ka vijuar me ofendime e për rrjedhojë bashkëshortët kanë fjetur atë natë në dhoma të ndryshme; viktima Shkëlzen ka fjetur në dhomën e djalit të madh, ndërsa e dyshuara Mirela në një dhomë tjetër me të bijën.

Sipas informacioneve nga burgu i Pojskës, edhe Mirela Buzalli ka shkruar një letër ku shpreh pendesë dhe kërkon të përfshihet në amnisti. Fatkeqsisht, pavarësisht kërkimeve të Inside Story, ajo letër nuk mbërriti në redaksinë tonë, duke mbetur një zë i pashprehur, por që ndjek të njëjtin ton me atë të Dranes… pranimin e fajit, peshën e viteve dhe dëshirën për t’u kthyer pranë fëmijëve.

Dy histori që nuk njihen mes tyre, por që bashkohen në të njëjtën vijë: nga dhuna e heshtur brenda familjes, tek krimi dhe më pas tek pendesa, si një përpjekje për të kërkuar falje për atë që ndodhi…/tch

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan