Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Një ngjarje tronditëse u regjistrua pasditen e së hënës në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Gjyqtari me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë për më shumë se 30 vjetësh, u ekzekutua me tre plumba ndërsa do të jepte verdiktin e tij për një çështje gjyqësore që lidhet me pronat në qytetin verior të Shkodrës nga vinte edhe gjyqtari.
30 vjeçari Elvis Shkambi qëlloi me disa plumba drejt gjyqtarit, duke lënë të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, palë në procesin gjyqësor. Por ky nuk është rasti i parë që ndaj drejtësisë ka pasur plumba.
Seria e atentateve që nis prej vitit 1999 e deri më sot, tregon një realitet të hidhur: as figurat e drejtësisë në Shqipëri nuk kanë qenë të mbrojtura përballë krimit.
Shumë nga këto krime janë të mbushura me mister dhe nuk janë zbardhur ende.
19 shkurt 1999 – Vrasja makabre e Kozeta Hysenit
Një nga ngjarjet më të rënda ndodhi në Qytetin Studenti, ku u gjet e masakruar 21-vjeçarja Kozeta Hyseni, vajza e prokurorit të Vlorës, Luftar Hyseni. Një mbrëmje më parë, një vajzë e kishte njoftuar se dikush e kërkonte poshtë godinës ku banonte. Pas daljes nga dhoma, Kozeta nuk u kthye më.
Trupi i saj u gjet të nesërmen në mëngjes, i goditur barbarisht me gurë në kokë. Ngjarja nuk u zbardh kurrë dhe ende nuk dihet nëse ka lidhje me detyrën e babait të saj.
21 shkurt 1999 – Ekzekutohet Kleanthi Koçi
Vetëm dy ditë pas vrasjes së Kozetës, atentati i radhës goditi “zemrën” e drejtësisë. Kleanthi Koçi, një figurë me autoritet në jurisprudencën shqiptare, u vra me tre plumba në qendër të Tiranës, pranë 15-katëshit. Një person iu afrua, i tha diçka dhe e qëlloi për vdekje. As ky krim nuk u zbardh kurrë.
30 shtator 2003 – Ekzekutohet shoferi i kryeprokurorit
Mbrëmjen e 30 shtatorit, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u ekzekutua oficeri i Gardës Genci Sina, i cili shoqëronte familjen e Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe, Theodhori Sollaku. Një taksi iu afrua makinës që drejtonte Sina dhe një atentator qëlloi disa herë me pistoletë me silenciator, duke e lënë të vdekur në vend. Fatmirësisht, bashkëshortja dhe vajza e prokurorit, që ndodheshin në makinë, shpëtuan pa lëndime.
9 shtator 2011 – Vritet gjyqtari Skerdilajd Konomi
Pas gati një dekade, krimi mafioz goditi sërish. Skerdilajd Konomi, gjyqtar në Vlorë, humbi jetën nga një atentat me tritol të vendosur në makinën e tij. Serial-killeri me pagesë, Julian Sinanaj, dëshmoi se porosia kishte ardhur nga Durrësi dhe lidhej me konfliktet e pronësisë në zona bregdetare. Pavarësisht të dhënave të forta, dosja e vrasjes mbeti pa përfundim.
22 mars 2019 – Ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra
Në qendër të Elbasanit, ndërsa po pinte kafe në një lokal, avokati Ravik Gurra, i njohur si përfaqësues ligjor i fisit Çapja, u qëllua me silenciator në kokë. Atentatori u largua me shpejtësi me ndihmën e një bashkëpunëtori. Edhe ky krim vazhdon të mbetet i pazbardhur.
1 nëntor 2019 – Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja
Një breshëri automatiku u shkreh ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoja pranë mbikalimit të Shkozetit. Ai udhëtonte me dy persona, Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut” dhe shoferin e tij Andi Maloku. Ky i fundit mbeti i vrarë, ndërsa Ndoja u plagos. Në shënjestër të atentatit dyshohet të jetë Rrumi i Shijakut.
6 tetor 2025 – Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari Astrit Kalaja
Ngjarja më e fundit ka përmasa akoma më të rënda, plumbat u lëshuan brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë. Gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë zjarri pasi dha një vendim, pa e ditur se ky i fundit do t’i kushtonte jetën.
Të enjten, në orën 14:00, është caktuar seanca gjyqësore në të cilën avokatja Manuela Toro Correa, mbrojtësja ...
Një ndjekje ndodhi dje në mesditë kur oficerët e policisë vunë re një automjet të dyshimtë në zonën e Ama...
Dy persona mbetën të lënduar pas një aksidenti që u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Spitalit Memorial ...
Një 53-vjeçar shqiptar i arrestuar prillin e kaluar me 40 kilogramë kokainë dhe gati 190,000 euro do të paraqitet para një gjyqt...
Një burrë 25-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët e Perugia gjatë natës në San Marco. Gjatë një kontrolli ...
Zhvarrimi i trupit të djalit të shqiptarit Pano Ruçi, i cili qëndroi për 23 ditë pa ndërprerje në grevë urie n&eu...
Altin Qato nuk do të jetë më në krye të Drejtorisë së Policisë Rrugore, duke u emëruar pedagog në Akademin&eum...
Pa u mbushur një vit në detyrë, Prefekti i Vlorës, Plator Nesturi është shkarkuar nga detyra. Në vend të tij, ësht&...
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet që po zhvillohen për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së gjyqtarit të Apelit Tir...
Gazetari Mentor Kikia ka ndarë në rrjetet sociale një foto të një puntori të huaj, i cili kishte ardhur nga Madagaskari për...