Urdhëruan lirimin e protestuesve/ Taulant Balla sulmon Prokurorinë e Tiranës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...

TIRANË- Pas muajve të tërë me rritje dyshifrore, turizmi në muajin korrik u rrit me vetëm 2.7 për qind duke dhënë shenja të qarta ngadalësimi dhe duke konfirmuar situatën që tur-operatorët dhe strukturat akomoduese raportonin në pjesën e parë të këtij muaji. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave mbi lëvizjen e shtetasve tregojnë se në korrik hynë 1.81 milionë të huaj duke çuar totalin e hyrjeve të këtij grupi në 7 muajt e parë të vitit në 6.36 milionë me një rritje 23.2% në raport me 7 mujorin e një viti më parë.
“Gjatë muajit Korrik 2024, rezultojnë të kenë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë 2.624.207 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Ky tregues ka pësuar një rritje me 2,7 %, krahasuar me Korrik 2023. 2.350.448 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 10,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Hyrjet e shtetasve
Në Korrik 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 805.829, duke pësuar një rritje me 2,8 %, krahasuar me Korrik 2023.
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.818.378. Ky numër është rritur me 2,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023” thuhet në publikimin e INSTAT.
Në fund të qershorit dhe në pjesën e parë të korrikut strukturat akomoduese në bregdet dhanë shenja të qarta pesimizmi për rezervimet të cilat ishin më të ulëta se pritshmëritë teksa efekti zinxhir që dha rritja e çmimeve në disa rajone shkaktoi anulime masive kryesisht të italianëve.
Po kështu strukturat kanë konfirmuar një prezencë më të ulët të shtetasve të Kosovës në zonën e Golemit por edhe në Jug të vendit dhe disi më e pranishme në Shëngjin dhe Velipojë dy tregje me çmime më ekonomike dhe te frekuentuara tradicionalisht prej tyre.
Ecuri më e mirë e turizmit sipas tur-operatorëve nisi të regjistrohej në pjesën e dytë te korrikut teksa korrigjimi i çmimeve në një pjesë të strukturave dhe bregdetit ndikoi pozitivisht gushtin i cili ka pasur një prezencë relativisht më të mirë turistike sesa korriku sipas turoperatorëve.
Sipas tyre këtë ngadalësim të sezonit veror pritet ta kompensojë vjeshta e cila gjithashtu duket se do të ketë ecuri më të mirë se viti i shkuar si efekt i rezervimeve paraprake.
“Në Korrik 2024, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 71 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Qëndrore/Lindore me 10 %
Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 99 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime, vizitë tek të afërm, etj.
Në Korrik 2024, ky tregues ka shënuar një rritje me 3,7 %, krahasuar me Korrik 2023. Rritje të ndjeshme në muajin Korrik kanë patur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale, me 50,9 %” vlerëson INSTAT.
“Në muajin Korrik 2024, 704.699 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 1,7 %, krahasuar me Korrik 2023.
Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Korrik 2024 janë 1.645.749. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 14,3 %” nënvizon publikimi./Monitor.al
TIRANË- Qeveria synon që të rrisë përdorimin e biokarburanteve me 1 për qind çdo vit për të arritur në fun...
TIRANË- Dita e sotme është premtuese për plazh. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë e kthjellët por ...
FIER- Një aksident është regjistruar rreth orës 21:30 në fshatin Metaj në Fier ku mësohet se dy motomjete janë p&...
Pajtime Fetahu ELBASAN- Ish-gjyqtarja e Elbasanit mjaft e përfolur Pajtime Fetahu është një nga njerëzit e Drejtësis&eum...
DURRËS- Mbrëmjen e sotme është raportuar se në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit ka rënë zjarr...
VLORA- Një tjetër vatër zjarri masive është regjistruar mbrëmjen e sotme, kësaj here flakët kanë pyllin e So...
LUSHNJE- Një zjarr masiv ka përfshirë një magazinë të përpunimit të lëndëve drusore në aksin rrugo...
TIRANA- Nisur nga situata e krijuar në një pjesën të nga moti i keq, policia e shteti ka dalë me një njoftim ku apelon q&eu...
LUSHNJE- Një vatë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në vendin e quajtur "Qafa e Sokolit", në aksin rrugor "Lushnj&e...
KORÇA- Moti ka treguar një tjetër anë të tij brenda ditës së sotme teksa mbrëmja ka sjellë një ndrysh...