AKTUALITET

Ngecin pagat këtë vit, bien në tremujorin e tretë

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2025, 08:26

Ngecin pagat këtë vit, bien në tremujorin e tretë

Ritmet e rritjes së pagave janë ngadalësuar ndjeshëm gjatë këtij viti, ndryshe nga 2024-a, kur ato shënuan përmirësim të shpejtë të udhëhequr nga administrata.

INSTAT bëri të ditur se gjatë tremujorit të tretë 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 83.300 lekë, me një rritje prej 7,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2024. Një vit më parë, rritja kishte qenë 8.36%.

Megjithatë, në krahasim me tremujorin e dytë 2025, paga mesatare ka shënuar tendencë në ulje, duke rënë lehtë me 0.7%. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë (tremujori i tretë 202/tremujor i dytë 2024), rritja kishte qenë 3.4%

Rënia e pagave në tremujorin e tretë, në krahasim me të dytin, është diktuar nga Aktivitetet financiare dhe të sigurimit, që është dhe aktiviteti që paguan më shumë në vend.

Paga mesatare mujore bruto për këtë aktivitet ishte 152 mijë lekë në tremujorin e tretë 2025, nga 175 mijë lekë në të dytin, me një rënie prej 13%. Megjithatë, kjo rënie është e lidhur më shumë me efektin e shpërblimeve. Sipas INSTAT, shpërblimet dhe shtesat mbi pagë janë një pjesë e pagës mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, të cilat në fund të çdo gjashtëmujori rrisin ndjeshëm pagën mesatare mujore bruto.

Pagat sipas aktiviteteve ekonomike

Sipas INSTAT, aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare ishin në grup aktivitetet ekonomike:

o Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit, me 152 mijë lekë
o Informacioni dhe komunikacioni, me 125 mijë lekë;
o Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, me 100 mijë lekë;
o Aktivitete të pasurive të paluajtshme; Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetëse, me 89 mijë lekë.

* Ndryshimi i pagës mesatare krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024:

o Rritja më e madhe e pagës, ishte në aktivitetin e Ndërtimit, me një rritje prej 12,8 %.
o Rritja më e vogël ishte në aktivitetin e Administratës publike, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale me rreth 3 %.

Profesionet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare ishin:

o Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë, me 129.7 mijë lekë;
o Specialistë me arsim të lartë (profesionistë), me 110 mijë lekë ;
o Forcat e armatosura, me 106 mijë lekë;
o Teknikë dhe specialistë në zbatim 92.5 mijë lekë .

Sipas INSTAT, ndryshimi i pagës mesatare krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024. Rritja më e madhe e pagës, ishte në profesionin Zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhurame to dhe Punëtorë (Profesione elementare), me një rritje përkatësisht prej 10,7 % dhe 10,6 %.

Rritja më e vogël ishte në profesionin e Specialistë me arsim të lartë (profesionistë) me rreth 5,5 %.

Gjatë tremujorit të tretë 2025, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar është vërejtur një ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e numrit të punonjësve me paga më të larta.

Shpërndarja aktuale është më e balancuar dhe më e përqendruar në kategoritë mesatare dhe të larta të pagës./Monitor

Ngecin pagat këtë vit, bien në tremujorin e tretë

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë