AKTUALITET

Nipi organizoi grabitjen në banesën e xhaxhait, flet një nga autorët: Leonardi na bëri skicën e shtëpisë, na tha do fitojmë 50 mln për kokë

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Shtator 2026, 18:20
Nipi organizoi grabitjen në banesën e xhaxhait, flet një nga

Njëri nga tre personat e arrestuar për vjedhjen e 27 milion lekëve dhe bizhuterive me vlerë 5 mijë euro në shtëpinë e një kasapi mishi në Tiranë, ka vendosur të bashkëpunojë me policinë e kryeqytetit duke treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes. Ngjarja është regjistruar në 14 Gusht, ku tashmë të arrestuar janë Leonardo Sinani, i cili është nipi i pronarit të shtëpisë së vjedhur,Durim Sinanit, Mark Hila dhe Kleand Tomja. Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje është shpallur Antonio Budini.

Kleand Tomja,njëri nga të arrestuarit ka treguar gjithçka në polici, duke pohuar se organizatori dhe ideatori i vjedhjes së shtëpisë së kasapit Durim Sinani, ka qënë pikërisht nipi i tij, Leonardo Sinani. Sinani, u ka treguar 3 shokëve të tij se do të fitonin 50 milion lekë për kokë, pasi xhaxhai i tij kishte të mbledhura një sasi të konsiderueshme lekësh në shtëpi.

Sipas tij Sinani ia ka shpjeguar planimetrinë e shtëpisë përmes një skice të bërë me stilolaps në një letër të bardhë, ku orientimi ishte për të hyrë nga një dritare e vogël e garazhit që ndodhej në katin e parë dhe që ishte e hapur. Ndërsa një ditë më parë në 13 Gusht 2026, Kleand Tomja, së bashku me të dashurën e Leonardo Sinanit, Sarën, kishin shkuar në zonë duke bërë fotografi dhe filmuar shtëpinë.

Kleand Tomja ka treguar se vajza me emrin “Sara”, ka dalë duke kontrolluar rrugën për të verifikuar se ku ishin të vendosura kamerat në atë zonë, dhe ajo ka dalë deri nga shtëpia e tij lart. Ai thotë se këtë shtetase e njeh me emrin “Sara”, por mesa di ajo quhet “Marsela”.

“...në datë 14 Gusht 2026 jam zgjuar nga gjumi dhe rreth orës 14:00 me makinën time me targë AB415YF, kam shkuar për të takuar Mark Hilan dhe kemi pirë kafe rreth dy orë në “Astir” dhe më pas së bashku me Markun kemi shkuar tek servisi i tij, i cili quhet "ProExhaust", ku kemi qëndruar për rreth 1 orë e gjysëm deri në 2 orë...”-ka pohuar Kleand Tomja.
Më tej ky i fundit, deklaron se gjatë kësaj kohe ka komunikuar në telefon me Antonio Bodini, i cili po vinte nga Lezha dhe më pas ka ardhur dhe Leonardo Sinani, i cili është nipi i pronarit të banesës që kishin planifikuar që të vidhnin.

Pasi ka ardhur Antonio Bodini, Kleand Tomja, Leonardi dhe Mark Hila, kanë biseduar në lidhje vjedhjen e banesës, ku Leonardi, i ka dhënë orientime në lidhje me banesën, se ku do hynin dhe ia ka përshkruar me skicë.

Gjithashtu, Leonardi i ka thënë se të gjithë njerëzit e banesës do të ishin në një festë, ku ai vetë do ishte i pranishëm dhe do i lajmëronte për çdo lëvizje të pronarëve të banesës. Më pas deklaron se kanë planifikuar se ç'farë rroba do të vishnin, ku Antonio, i ka thënë që të merrnin rroba të zeza, çorape të gjata, dorashka dhe bluzë me kapuç dhe makinën që do përdornin për të shkuar për të bërë vjedhjen do e gjente Antonio. Më pas janë shpërndarë për të marrë rrobat dhe e kanë lënë për tu takuar sërish tek servisi dhe do niseshin për të kryer vjedhjen.

Sipas tij rreth orës 19:30-20:00 janë nisur nga servisi më një automjet “Mercedez Benz”, ngjyrë të bardhë, modeli GT tipi i ri, ku drejtues mjeti ka qënë Antonio, në vendin e parë të pasagjerit është ulur deklaruesi Kleand Tomja, ndërsa në sediljen e pasme ka qenë ulur Marku.

Me makinë kanë përshkruar itinerarin nga servisi në drejtim të kompleksit “River Residence”, pastaj tek kryqëzimi që të nxjerr tek rruga e Kasharit, ku është një fidanishte, nga kryqëzimi janë kthyer majtas, pastaj tek kryqëzimi që të nxjerr tek “Top Chanel”, më pas tek rrethrrotullimi i Yzberishtit, dhe nga aty kanë marrë rrugën "e Qelqit", më pas kanë dalë në rrugën "Llazi Miho" dhe kanë ikur në drejtim të Sharrës, ku e kanë parkuar makinën tek “Landfilli” në hyrje dhe kanë lënë çelësin në makinë.

Më pas Kleand Tomja, deklaron se Antonio dhe Marku, kanë patur me vetë në dorë kaçavida dhe Antonio gjithashtu, ka patur telefonin e Kleand Tomja, pasi i ka kërkuar që ta mbajë ai. Më tej, Tomja shprehet se kanë përshkruar rrugën përmes varrezave në drejtim të banesës që do hynin. Kur kanë shkuar tek banesa kanë tentuar që të hyjnë nga dera kryesore, por aty ka qenë babai i Leonardit, që e ka njohur Antonio dhe në një moment janë tërhequr.

Kleand Tomja, ka pohuar se i ka thënë që të tërhiqeshin dhe të mos hynin, por Antonio i ka thënë që nëse tërhiqet do ketë probleme më pas.

Kanë hyrë nga avllia e banesës, i pari ka hyrë Marku, më pas ai dhe i treti ka hyrë Antonio. Tomja thotë se kanë hyrë në banesë nëpërmjet një dritareje, e cila ishte e hapur dhe për këtë dritare i ka informar, Leonard Sinani.

Nga dritarja kanë hyrë në pjesën e garazhit, ku më pas kanë dalë tek pjesa e hyrjes kryesore brenda shtëpisë dhe më pas janë ngjitur me shkallë në katin e dytë.

Kur janë ngjitur në katin e dytë, kanë kërkuar për DVR dhe i ka njoftuar edhe të tjerët që ka kamera dhe më pas DVR-në, e ka gjetur Marko në një dhomë në katin e dytë dhe sipas njoftimit që i kishte dhënë Leonardi, lekët do ishin në një dhomë që dera ishte prej xhami me shinë.

Pasi janë ngjitur, Antonio, e ka hapur derën me një kaçavidë dhe janë futur brenda asaj dhome ku pasi hynë, në dhomë ka qënë e vendosur një tavolinë dhe dy divanë me një veshje si me pellush të bardhë, ku tavolina ishte në mesin e dy divanëve dhe dhoma kishte dhe një dritare përballë me deren. Sipër tavolinës ishte një kuti si ato të këpucëve, me ngjyrë gri. Kutinë e hapi Antonio dhe brenda saj ka shikuar lekët. Më pas Antonio ka marrë një qese të bardhë në mes të divanave dhe brenda qeses ka pasur dy qese me llastiqe lekësh ku njëra ishte e hapur dhe tjetra e pahapur.

Antonio, i ka hedhur në tokë qeset e llastiqeve që ishin në qesen e bardhë dhe në qesen e bardhë ka futur lekët. Më pas Antonio ka kontrolluar përsëri nepër divanë dhe poshtë tyre, dhe Markoja ka kontrolluar gjithashtu tek një makinë lodër të bardhë si ato të fëmijëve dhe një sobë, e cila kishte disa sende sipër saj. Më pas deklaron se janë larguar nga dritarja e garazhit nga ku kishin hyrë, ku Antonio ka patur në dorë qesen me lek, kurse ai DVR-në.

Më pas kanë shkuar tek vendi ku kishin lënë makinën dhe tek makina në timon ishte një person të cilin unë nuk e njihja, por të cilit Antonio i thoshte kusho. Kanë shkuar tek servisi dhe kanë hapur DVR, kur Antonio ka hequr harddiskun, ku e ka vendosur në pjesën e sipërme të tualetit, kurse pjesën e kapakut e ka hedhur Marku në kosh. Më tej deklaron se i kanë numëruar lekët, ku kanë qënë në total 16 milion lek, disa Euro dhe disa 1 Dollarëshe. Antonio i ka dhënë 1.000 Euro shoferit që ka shkuar per ti marrë

Pasi kanë shkuar tek servisi, Tomja thotë se ka marrë 375.000 lekë ai vetë, Antonio dhe Marku nga 375.000, ku lekët i ka ndarë Leo dhe pjesën tjetër të lekëve e ka marrë Leonardo Sinani./syri

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës