Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë
Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë...
Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë...
DASHI Hëna hyn te Binjakët dhe mendja hapet ndaj ideve të reja dhe lidhjeve të papritura. Ne mund të kapim njohuri të dobishme ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llukarë të Prishtinës, ku një person ka mbetur i vdekur. Viktima e aks...
34 ditë në protestë kanë shënuar banorët e Divjakës, të cilët edhe mbrëmjen e së mërkurës kan&e...
“Nuk jeni vetëm”, kanë qenë këto thirrjet e protestuesve ndërsa kanë mbërritur te Blloku i Sigurisë, në...
Protestuesit e mbledhur në ditën e 95-të të aksionit qytetar kanë lënë hapësirën e sheshit para kryeministrisë...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e “PiranjatNews” nga banorë të një lagjeje në Vlorë, të cil...
Gjatë fjalës së mbajtur në ditën e 95-të të protestës, një nga aktivistët ka bërë një deklarat&...
Sot shënohet dita e 95 e protestës. Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit ...
Gjykata e Lartë i ka kërkuar Ministrisë së Financave zhbllokimin e menjëhershëm të pagesave të gjyqtarëve, pas info...

Një aksident tragjik i ka prerë jetën në mes gazetarit 26-vjeçar, Xhesjon Zogu. I riu humbi jetën ditën e sotme në një aksident të rëndë rrugor të regjistruar në aksin Fushë Krujë-Rinas, mbi urën e Gjolës.
Përplasja mes dy automjeteve ka rezultuar fatale për gazetarin, i cili udhëtonte me një automjet tip “Land Rover”. Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme dhe transportimit drejt Spitalit të Traumës, Xhesjon nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Në aksident ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person, Behar Ruçi, nga Korça, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Ai është transportuar për në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga drejtuesi i automjetit “Benz”. Manovra dyshohet se ka sjellë përplasjen me “Land Rover”-in me të cilin udhëtonte 26-vjeçari.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar me saktësi dinamikën e aksidentit.
Xhesjon, ka qenë një nxënës ekselent dhe një i ri me pasion të madh për gazetarinë. Dashuria për këtë profesion e kishte shtyrë të ndiqte rrugën e informimit, të raportimit dhe të përcillte te publiku ngjarjet që ndodhnin çdo ditë.
Në moshën vetëm 26-vjeçare, Xhesjoni kishte përpara një jetë me ëndrra, plane dhe ambicie në fushën e gazetarisë. Një jetë që sot u ndërpre papritur, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim te familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin.
Një mjet lundrues është përfshirë nga flakët në zonën e “Pemës së Thatë” në Ksamil, te...
Pas tensioneve që shoqëruan mbrëmjen e djeshme protestën e 94-të te Kryeministria, policia ka arrestuar 14 persona, të cilë...
Një kullë e lartë plot 24 kate, e cila do të ngrihet në mes të lagjes ekzistuese dhe mjaft të populluar në “Komu...
Ka rinisur operacioni në fshatin Lundrë që në orët e para të ditës së sotme, datë 02.09.2026. Situata vijon t&eu...
Një zjarr ka dalë jashtë kontrollit në pyjet e larta të Trodhnës, në zonën e Ulzës në Mat, duke rrezikuar ba...
SPAK është përfshirë në përpjekjet ndërkombëtare për luftën kundër krimit të organizuar, përm...
Një qytetar nga Peshkopia ka kontaktuar redaksinë e Piranjat News për të shprehur shqetësimin e tij lidhur me punimet që po kryh...
Një autoveturë tip “Benz”, që udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, e drejtuar nga një qyt...
Një përfaqësi e banorëve që preken nga projekti TID Durrës dorëzuan në bashki një dokument 15 faqësh, të...
Mbi 55 mijë euro janë sekuestruar nga autoritetet kufitare në Malin e Zi. Paratë ishin fshehur brenda kornizës së dritës s&...