AKTUALITET

Nis hetimi disiplinor për Irena Gjokën, Kalaja: S'kanë më alibi për ta mbrojtur

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2026, 17:59
Nis hetimi disiplinor për Irena Gjokën, Kalaja: S'kanë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka vendosur të fillojë procedimin disiplinor ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Ky vendim vjen pas një ankimimi të gjatë dhe vjen në një kohë kur ILD ka konstatuar se "ekzistojnë dyshime të arsyeshme" se gjyqtarja ka kryer veprime ose mosveprime që përbëjnë shkelje të disiplinës.

Lajmi është bërë i ditur nga juristja Adriana Kalaja, e cila ka qenë edhe kallëzuesja në këtë çështje.

Duke e mirëpritur vendimin, e ftuar në nje intervistë në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, Kalaja theksoi se ky hap duhej të ishte ndërmarrë shumë më herët, pasi kanë kaluar 30 muaj që kur çështja është bërë publike. Sipas saj, ky vendim dëshmon se "nuk kanë më asnjë alibi për ta mbrojtur Irenën me disa mbiemra".

Ajo shtoi se dhjetëra ankesa të mëparshme të saj ishin arkivuar pa rezultat. Baza ligjore e hetimit të ILD-së lidhet me ligjin "Për statusin e magjistratëve", i cili përcakton rregulla dhe sanksione të qarta. Sipas këtij ligji, për të ushtruar detyrën e magjistratit, një kandidat duhet të plotësojë tre kritere kryesore: atë të figurës, pasurisë dhe profesionalizmit, kritere të cilat janë thelbi i procesit të rivlerësimit. Juristja Kalaja sqaroi një keqinterpretim të mundshëm në publik, duke bërë një dallim të qartë mes rolit të ILD-së dhe atij të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) apo Prokurorisë së Përgjithshme.

Hetimi i Prokurorisë së Përgjithshme, bazuar në ligjin e dekriminalizimit, fokusohet te shkeljet apo veprat penale të kryera nga një magjistrat *përpara marrjes së detyrës*.

Në anën tjetër, hetimi i tanishëm i ILD-së ka të bëjë me shkeljet e dyshuara të kryera nga gjyqtarja Gjoka *pas marrjes së mandatit*. Në lidhje me procesin e mëparshëm, Kalaja rikujtoi se Prokuroria e Përgjithshme kishte pranuar të gjitha pretendimet e saj dhe ia kishte dërguar relacionin përkatës KLGJ-së. Megjithatë, KLGJ-ja, në një proces të kontestuar me një votim 5 me 4, nuk mori një vendim përfundimtar.

"Për turpin e tyre, KLGJ-ja nuk e mori vendimin," deklaroi Kalaja, duke shtuar se fakti që KLGJ rrëzoi relacionin e komisionit të saj të karrierës, tregon se "dosja ka probleme edhe më të mëdhaja se ato që ne kemi konstatuar". Duke e konsideruar KLGJ-në si një organ vendimmarrës që duhej të ishte shprehur qartë, Kalaja paralajmëroi se do t'i drejtohet SPAK-ut me një kallëzim penal ndaj këtij institucioni për mosvënie në dispozicion të dosjes së plotë të rastit.

Unë pikërisht e mora me vete dhe të gjithë materialin, pra gjithë vendimin që ka marrë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, dhe për hir të së vërtetës, unë kam bërë ankime me dhjetëra pranë këtij institucioni dhe fatkeqësisht të gjitha ankimet kanë kaluar me arkivim, që është e barazvlefshme me pushimin e çështjes, pra për gjyqtarë apo prokurorë të tjerë. Ndërkohë, realisht dua ta përgëzoj këtë moment të fillimit të hetimeve, dhe nga ana tjetër, unë dua të konstatoj dhe ta deklaroj publikisht se, ky nuk është një favor që po i bëhet as Adriana Kalasë, ankueses, as publikut, por e para njëherë duhet të ishte bërë me kohë, se u bënë 30 muaj që ne merremi me këtë çështje, dhe e dyta, kjo vërteton që nuk kanë më asnjë alibi për ta mbrojtur Irenën me disa mbiemra.

Ndërkohë, vendimi që ka marrë Inspektori i Lartë i Drejtësisë lidhet me rregullat që përcakton, apo sanksionet që përcakton ligji për statusin e magjistratit. Është ligji 96 i vitit 2016 dhe që të përfitosh mandatin e magjistratit, duhet të plotësosh një sërë kriteresh dhe këto kritere në bazë të ligjit të rivlerësimit kanë qenë kriteri i figurës, kriteri i pasurisë dhe kriteri i profesionalizmit. Ndërkohë, për edhe për t'ia bërë me dije publikut, sepse pashë edhe disa media që qoftë dhe pa dashje, e kanë keqinterpretuar situatën ku ndodhet sot Irena me disa mbiemra, duke e mbivendosur punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me atë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pra, për ta sqaruar me publikun, hetimi që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme bëhet në bazë të ligjit për dekriminalizimin dhe hetimi në Prokurorinë e Përgjithshme ka të bëjë me të gjithë veprat penale apo shkeljet ligjore që ka bërë një magjistrat përpara se të merrte detyrën.

Dhe konstatimi i prokurorit të përgjithshëm ose i prokurorisë së përgjithshme në relacionin dërguar Këshillit të Lartë të Gjyqësor, të cilin e ka referuar edhe ky vendim që po diskutojmë ne sot, përveç se ka pranuar të gjithë pretendimet tona, qoftë me dëbimet, qoftë me dënimin penal, qoftë me mosdeklarimin, ka kërkuar dhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor marrjen e një vendimi në raport me këtë gjyqtare, vendim të cilin për turpin e tyre, KLGJ-ja nuk e mori. E mbani mend atë vendimmarrjen pesë me katër dhe njëri nga ata anëtarët të komisionit të karrierës, bëri ankim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, se ka shumë rëndësi për ta sqaruar këtë, dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, me një vendimmarrje, ka bërë atë që në fakt ne e denoncuam me kohë.

E para, ankimimi nga një anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor është i pabazuar në ligj, pra nuk ka bazë ligjore. E dyta, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ashtu sikundër Prokuroria e Përgjithshme, nuk është organ vendimmarrës. Pra, të dyja të pavarura kryejnë hetime për veprimet apo mosveprimet e një magjistrati dhe këta të dy institucionet ia dërgojnë KLGJ-së për vendimmarrje. Pra, KLGJ-ja o duhet të kishte pranuar relacionin e  Prokurorisë së Përgjithshme, ose duhet ta kishte rrëzuar, por duhet të kishte dalë me një vendim.

Fakti që KLGJ-ja ka rrëzuar relacionin e komisionit të karrierës, tregon që e para, dosja ka probleme edhe më të mëdhaja se ato që ne kemi konstatuar, dhe e dyta, kanë bërë këtë pozicionin që ta mbajnë mirë me të gjithë palët. Sepse jo më kot, edhe sot që po flasim ne i nderuar, unë nuk kam marrë një përgjigje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, fakt për të cilin shumë shpejt do t'i drejtohem SPAK-ut me një kallëzim penal, sepse e para, nuk më vë në dispozicion dosjen nga Prokuroria e Përgjithshme, pra relacionin, dhe e dyta, nuk më vë në dispozicion parashtrimet e bëra nga Irena Gjoka, Shpata, Maneku. Ndërkohë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë heton shkeljet që janë bërë pas përfitimit të mandatit. Pra, ky është dallimi që ta kuptojë dhe publiku, nëse Prokuroria e Përgjithshme heton për shkelje apo vepra penale që janë bërë përpara marrjes së mandatit të magjistratit, atëherë ia kalon për vendimmarrje KLGJ-së. Pra të dyja, thashë, institucionet, prandaj thashë për turpin e tyre, ato s'kanë marrë një vendim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan