“Atdheu nuk është në shitje”/ Mijëra marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...
Emri i Eric Wendt, që do të jetë në krye të ambasadës amerikane në Tiranë, pritet të sjellë në Shqipëri një profil që ndryshon nga diplomatët klasikë. Sipas të dhënave që ka publikuar së fundmi Departamenti Amerikan i Shtetit, Wendt vjen nga karriera ushtarake, me mbi 34 vite shërbim në nivelet më të larta të ushtrisë amerikane dhe të strukturave të NATO, ku ka drejtuar operacione speciale dhe ka komanduar trupa shumëkombëshe, përfshirë edhe njësi shqiptare.
Përvoja e tij lidhet tangent me rajonin dhe me Shqipërinë. Si komandant i forcave speciale të NATO-s në Europë, ai ka bashkëpunuar me drejtuesit e mbrojtjes shqiptare dhe ka qenë i përfshirë në koordinimin e operacioneve ku merrnin pjesë edhe trupa shqiptare. Më herët ka shërbyer në Afganistan, në një nga fazat më të vështira të misionit ndërkombëtar, ku ka mbikëqyrur edhe kontingjentet nga Shqipëria. Ndryshe nga një diplomat karriere, Wendt ka një profil të ndërtuar mbi sigurinë dhe menaxhimin e krizave. Ai ka punuar gjithashtu për Departamenti i Shtetit i SHBA-ve në një nga zonat më të ndjeshme të botës, në Jerusalem, ku ka koordinuar çështje sigurie mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, duke raportuar drejtpërdrejt në nivelet më të larta të diplomacisë amerikane.
Sot, si profesor në Naval Postgraduate School në Kaliforni, ai merret me formimin e liderëve të rinj ushtarakë, duke fokusuar mësimdhënien në komandim dhe lidership. Emërimi i tij në Tiranë, kalimi në diplomaci shihet si një eksperiencë e re për të, ndërsa marrëdhënia SHBA-Shqipëri mbetet e fokusuar te siguria, bashkëpunimi ushtarak dhe roli i vendit në arkitekturën e NATO-s në rajon. Ndërkohë që pas largimit të Yuri Kim, fytyra e SHBA në Tiranë ka qenë e ngarkuara me punë, Nancy VanHorn e cila shpesh ka lëshuar mesazhe fshikulluese për qeverinë shqiptare.
Megjithatë kohët e fundit, Tirana ka tërhequr vëmëndjen e ambasadores amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle që në dukje ka një marrëdhwnie më të ngrohtë me kryeministrin Edi Rama.
Ky i fundit, gjatë firmosjes së një memorandiumi këtë të martë u shpreh se mungesa e një ambasadori amerikan për Shqipërinë e ka bërë të ndjehet si jetim. “I detyrohem mirënjohje ambasadores (Kimberly Gulfoile) që na bën të mos ndihemi jetimë më sepse prej një kohe të gjatë nuk kemi ambasador këtu” u shpreh Rama.
Profili i plotë i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit
Gjeneral Lejtnant në pension Eric Wendt punon si Profesor i Praktikës, duke dhënë mësim mbi Komandimin dhe Lidershipin në Shkollën Pasuniversitare të Marinës (Naval Postgraduate School – NPS). Kur ishte ende në shërbim aktiv me uniformë si gjeneral, ai ishte i angazhuar në Evropë dhe shërbeu si Komandant i Shtabit të Operacioneve Speciale të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Ai komandonte të gjitha Forcat e Operacioneve Speciale të caktuara për NATO-n (përfshirë njësitë shqiptare të operacioneve speciale) dhe ka punuar në Shqipëri me drejtues të mbrojtjes dhe ushtarakë. Më parë, ai ka shërbyer për një vit në Afganistan si Zëvendëskomandant Rajonal, ku përfshihej edhe mbikëqyrja e ushtarakëve nga Shqipëria.
Gjatë më shumë se 34 viteve shërbim aktiv, ai ka mbajtur disa pozicione të larta komanduese dhe ka drejtuar organizata me deri në mijëra personel ushtarak, civil dhe ndërinstitucional. Ai ka punuar për Departamentin Amerikan të Shtetit për dy vjet si pjesë e rëndësishme e Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem, ku drejtoi një koalicion me tetë vende si Koordinator i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, dhe raportonte drejtpërdrejt te Sekretari i Shtetit. Përvoja e tij e gjerë në lidership, aftësia e provuar për të menaxhuar organizata komplekse shumëkombëshe dhe ndërinstitucionale, si dhe ekspertiza e tij rajonale në të gjithë Evropën e bëjnë Gjeneral Lejtnant (në pension) Wendt shumë të kualifikuar për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Shqipërisë.
Gjeneral Lejtnant (në pension) Wendt ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara dhe një diplomë Master në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kaliforni. Ai flet gjuhën arabe e koreane. Ai është nderuar me çmime dhe dekorata të shumta, përfshirë Medaljen e Shërbimit të Shquar të Mbrojtjes, Medaljen e Shërbimit të Shquar, Medaljen e Yllit të Bronzit, si dhe Çmimin e Nderit të Lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve.
Një ngjarje shqetësuese është regjistruar sërish në zonën e 5 Majit, te pallatet Arlis pranë Farmacisë 10, vetë...
Gjykata e Posaçme ka dënuar Edison Çukaj alias Gjoka me 1 vit e 6 muaj burg, nga të cilat, në bazë të gjykimit të sh...
Gjendet i vrarë shqiptari në Greqi. Një shtetas shqiptar është ekzekutuar gjatë orëve të mbasdites në vendin e quaj...
Zbardhen detaje të reja nga atentati i rëndë i ndodhur më 26 prill në Balldren të Lezhë, ku u ekzekutuan bashkëshort&eum...
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin e Ervin Matës, i cili konsiderohet si një ndër personat e përfshirë në trafikun e ko...
Gazetari Elton Qyno, ka analizuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lezhë, ku u ekzekutua çifti Mujeci, duke lënë pas kat...
Një automjet tip Volkswagen Golf 5 që u përdor në vrasjen e dyfishtë që ndodhi të dielën në Balldre të Lezh&...
Policia e Tiranës ka goditur dy raste të organizimit të kundërligjshëm të basteve sportive në lokale, në kuadër t...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit energjetik në rajon...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier, në vijim të kontrolleve në terren dhe verif...