AKTUALITET

Një gjetje e ONM ekspozon bisedat telefonike mes prokurorit Preçi dhe Arben Frrokut

b.z Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2025, 19:46
Një gjetje e ONM ekspozon bisedat telefonike mes prokurorit Preçi
Valentin Preçi

TIRANË - Gjatë seancës publike të zhvilluar në KPA për çështjen e prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi, të enjten më 13 shkurt, palët paraqitën qëndrimet e tyre lidhur me një gjetje të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, që kishte të bënte me disa telefonata të kryera mes subjektit të rivlerësimit dhe të dënuarit me burgim të përjetshëm Arben Frrokut, biseda të cilat kanë ndodhur para se të udhëtonin për në Mal të Zi së bashku. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani deklaroi se kjo gjetje tregonte se, ndryshe nga sa kishte deklaruar Preçi gjatë gjithë hetimit administrativ, në KPK dhe shqyrtimit në Kolegj, ata kishin pasur komunikime.

Preçi pretendoi më herët se nuk kishte njohje të mëparshme me Arben Frrokun dhe një udhëtim me makinë në qershor të vitit 2012 kishte qenë rastësor.

Dumani vërejti se të dhënat për komunikimet telefonike gjendeshin në dosjen penale në ngarkim të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Arben Frroku.  Sipas Dumanit, në prill të vitit 2012, Arben Frroku ka kryer tre thirrje drejt numrit celular të Preçit, ndërsa ky i fundit dy thirrje dhe rezulton që të kenë biseduar.

Drejtuesi i SPAK kërkoi që deklarimet e subjektit se nuk ka pasur njohje me Frrokun të konsiderohen si sjellje që pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke theksuar se këto veprime bien ndesh me etikën e magjistratit. Ai solli në vëmendje se kur deklarimet e rreme bëhen para prokurorit apo gjykatës, atëherë konsiderohen vepër penale.

Dumani paraqiti si shembull rastin kur një prokuror i merr deklarimet një qytetari të thjeshtë dhe i kërkon të thotë vetëm të vërtetën, duke i bërë të ditur se nëse rezulton ndryshe procedohet penalisht. Ai theksoi se kur një prokuror në cilësinë e subjektit të rivlerësimit, që në fillim të hetimit administrativ e deformon të vërtetën, atëherë bie ndesh me etikën që duhet të ketë dhe duhet të vlerësohet në këtë drejtim.

Prokurori Valentin Preçi nuk ishte i pranishëm në seancë, por ai u përfaqësua nga avokatja e zgjedhur prej tij, Romina Zano. Avokatja Zano kërkoi që kjo gjetje të mos konsiderohet, duke theksuar se nuk ishte administruar sipas parashikimeve ligjore të procesit të vetingut të magjistratëve.

Ajo argumentoi se Komisioni dhe Kolegji, janë të vetmet institucione që mbartin të drejtën dhe përgjegjësinë për të kërkuar e marrë prova nga të gjthë institucionet, si edhe të vlerësojnë e marrin vendime. Sipas saj, Komisioneri Publik, mbart të drejtën për të paraqitur ankim dhe se në kuadër të një procesi të rregullt ligjor, është i detyruar që kompetencën e tij t’a mbështesë vetëm në aktet dhe provat e administruara gjatë kryerjes së procesit të rivlerësimit në KPK. Zano deklaroi se në këtë rast, përgatitja e praktikës shkresore mbi të cilën është paraqitur më pas gjetja nuk është konkluzion i veprimeve hetimore të KPK apo hetim gjyqësor i Kolegjit.

Avokatja e cilësoi jo në përputhje me ligjin çdo iniciativë të jashtme për të administruar e më pas paraqitur prova në gjykim.  Në vijim, Zano paraqiti një arsyetim ligjor lidhur me rrethanat kur një subjekt rivlerësimi gjendet në kushtet e kontaktit të papërshtatshëm, duke vërejtur se duhet që personi në fjalë të jetë i proceduar për krim të organizuar, që hetimi ndaj tij të ketë publicitetin e duhur e që subjekti rivlerësimit të ketë dijeni për atë hetim, si dhe që takimi mos të jetë rastësor. Ajo e cilësoi të pabazuar dhe të padrejtë pretendimin e ngritur prej drejtuesit të SPAK ndaj Preçit. Zano paraqiti disa prova për të vërtetuar qëndrimin e parashtruar, që u administruan prej Kolegjit. Ndërkohë, KPA pranoi si provë edhe gjetjen e ONM-së, ndërsa dy denoncime të tjera nga publiku nuk u administruan. Në përfundim, KPA vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor dhe e shtyu seancën për më datë 18 shkurt, në orën 09:00, për t’u dhënë kohë palëve të përgatisin e paraqesin konkluzionet përfundimtare./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë