Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Numri i personave “të punësuar”, sipas përkufizimit zyrtar, u rrit me 22 mijë vetë gjatë vitit 2024 në krahasim me vitin 2023. Por 40% e të punësuarve të rinj i përkasin një kategorie të njohur si “në biznes familjar (pa pagesë)”.
Numri i të punësuarve në Shqipëri arriti në 1.177.245 persona në vitin 2024, me një rritje prej afro 22 mijë vetësh përkundrejt vitit 2023, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave në botimin e përvitshëm mbi tregun e punës.
Sponsored LinksPor rreth 24% e të gjithë të punësuarve i përkasin një kategorie të njohur si “të punësuar në biznes familjar” dhe që nuk paguhen me pagë, ndërsa mes shtesës së vitit 2024, pjesa e të punësuarve pa pagë ishte 40%.
Instituti i Statistikave përdor metodologjinë e Bashkimit Evropian për përkufizimin se kush është i punësuar dhe kush i papunë, si dhe ata që konsiderohen “enonomikisht joaktivë” siç janë studentët apo personat që thjesht nuk dëshirojnë të punojnë.
Sipas këtij klasifikimi, në Shqipëri pati pothuajse 1,18 milionë të punësuar, ku 537 mijë vetë ishin të punësuar me pagë, 355 mijë të vetëpunësuar dhe 285 mijë, të punësuar pa pagë.
Një në katër qytetarë mes moshës 15 dhe 64 vjeç hyjnë në kategorinë e popullsisë inaktive.
Mes të vetëpunësuarve, përfshihen qytetarët që kanë një aktivitet ekonomik vetë, me apo pa të punësuar të tjerë, si dhe fermerët, të cilët, pavarësisht nivelit të të ardhurave dhe, praktikisht, pavarësisht nëse e punojnë realisht tokën, klasifikohen si të vetëpunësuar. Si rrjedhojë e këtij përkufizimi, qarqet më të varfra të vendit, të cilat në mënyrë tipike kanë shkallën më të ulët të urbanizimit dhe ku pjesa më e madhe e popullsisë jeton në zonat rurale, kanë, në teori, shkallën më të lartë të pjesëmarrjes në forcat e punës dhe shkallën më të ulët të papunësisë.
Në rang kombëtar, 37% e “të punësuarve” janë në sektorin bujqësor, me një rënie të lehtë përkundrejt vitit 2023. Shqipëria është vendi absolutisht rekord në kontinentin evropian për përqindjen e popullsisë në sektorin bujqësor. Mesatarja evropiane është rreth 4%.
Shifra më tronditëse nga raporti është ajo që i përket numrit të grave të punësuara pa pagesë pranë familjes. Sipas të dhënave të INSTAT, si meshkujt ashtu edhe femrat janë të zënë me punë në masë të konsiderueshme në bizneset familjare, por gratë e kësaj kategorie janë “1,5 herë” më shumë se sa burrat.
Në vitin 2024, 32,2% e të gjitha grave “të punësuara” hynin në këtë kategori, përkundrejt 17,6% të burrave. Kjo do të thotë se pothuajse një në çdo tre gra “të punësuara” nuk merr pagë.
Përveç shkallës më të lartë të të punësuarit pa pagë, gratë janë më të prekura nga papunësia sipas matjes zyrtare si dhe zënë pjesën më të madhe të popullsisë ekonomikisht inaktive.
Rreth 62,4 % e femrave 15-64 vjeç janë të punësuara, 10,0 % janë të papuna dhe 30,7 % janë jashtë forcave të punës, sipas INSTAT. Nga 62,4% të punësuar, një në tre është “e punësuar pa pagesë pranë familjes”. Rrjedhimisht, më pak se 40% e grave kanë të ardhura të vetat nga puna./BIRN
Roja i objektit humbi jetën pasi e zuri porta e jashtme e hekurit. Policia e Tiranës ka nisur procedimin për pronaren dhe drejtuesin teknik ...
Me pankarta në duar, naftëtarët e kompanisë Bankers Petroleum janë mbledhur përpara zyrave të kompanisë në Marin&eu...
Një 67-vjeçare nga Belshi ka rënë në pranga e Policisë së Tepelenës dhe Memaliajt, teksa djali i saj 36-vjeçar ...
Këtë të shtunë, dhjetëra naftëtarë të kompanisë Bankers Petroleum janë mbledhur përpara zyrave të ko...
Njëri nga të plagosurit në aksidentin e ndodhur në Dukat Fushë është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumë...
Këshilli Bashkiak i Tiranës, ka miratuar një vendim të rëndësishëm, që sjell ndryshime dhe shtesa në sistemin e tak...
Policia e Himarës njoftoi se ka arrestuar nja 30-vjeçar, teksa një person tjetër është në kërkim për disa vjedhje...
Fshati Mërtish në Divjakë është tronditur këtë të shtunë, teksa është gjendur i vetëvarur nga familj...
Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier, pasi në mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sig...
27-vjeçari Sebastian Toska, i cili pas një konflikti të çastit, qëlloi me armë gjahu në drejtim të një shtetasi...