Protestat studentore, Demokratët Evropianë mesazh Ramës: Jemi krah të rinjve shqiptarë që luftojnë për demokraci!
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar shpërbërjen e strukturave policore “Shqiponjat” dhe RENEA, si dhe n...
Italia mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryeministrja Giorgia Meloni po shqyrton mundësinë e dorëheq...
Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi i është bashkuar reagimeve të shumta publike pas ngjarjes së ndodhur gjatë protestës...
Revista gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar vëmendje protestave në Shqipëri, duke i përfshirë ato në një panor...
Një goditje, dy hapa dhe më pas rrëzimi në tokë. Kështu e përshkruan Erjon Vishkulli momentin kur u plagos në sy nga n...
Kryeministri Edi Rama vijon të fajësojë Sali Berishën dhe Partinë Demokratike si nxitës dhe organizatorë të protestave...

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, ka vendosur të sfidojë hapur Parlamentin dhe Komisionin Europian, duke mbajtur në detyrë dy pedagogë të brendshëm, të cilët nuk e kaluan procesin e Vetingut.
Ish-gjyqtari administrativ, Amarildo Laçi dhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Henrik Ligori, gjetën “strehë” tek Shkolla e Magjistraturës, pasi iu shmangën procesit të rivlerësimit kalimtar me dorëheqje.
Megjithëse ligji për “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i miratuar në vitin 2016, parashikonte ndalim për emërimin si pedagogë të brendshëm të Magjistraturës të gjyqtarëve e prokurorëve që nuk e kalonin procesin e Veting-ut, drejtori Arben Rakipi, nëpërmjet interpretimeve të dyshimta, vendosi punësimin e tyre.
Parlamenti Shqiptar, në Shkurt 2026, miratoi disa amendime në ligj, duke vendosur parashikime më të qarta për ndalimin e emërimit në Magjistraturë të ish-magjistratëve që kishin dështuar me Vetingun.
Drejtori i Magjistraturës, nëpërmjet Zyrës së tij, deklaroi në 12 Maj 2026 se “Shkolla nuk ka zhvilluar proces rekrutimi për staf pedagogjik pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Pedagogët e brendshëm dhe të jashtëm të Shkollës së Magjistraturës të cilët japin kontribut në Shkollë janë emëruar në përputhje të plotë me ligjet në fuqi në kohën e emërimit të tyre”.
Duke konfirmuar se Amarildo Laçi dhe Henrik Ligori janë ende në detyrë, Shkolla e Magjistraturës deklaroi se institucioni “zhvillon procedura rekrutimi për staf pedagogjik të jashtëm në mënyrë të përvitshme, duke zbatuar kurdoherë kërkesat e ligjit për kriteret e rekrutimit.
Vetëm pak orë para mbërritjes së kësaj përgjigjeje, redaksia mori edhe një “konfirmim” publik për mbajtjen në detyrë të këtyre dy pedagogëve.
Drejtori i Magjistraturës ka treguar një qasje interesante sfiduese ndaj ligjit për emërimin e magjistravë pa Veting si pedagogë të brendshëm.
Ai personalisht emëroi ish-gjyqtarin Laçi dhe ish-prokurorin Ligori si pjesë e stafit të tij, megjithëse ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” parashikonte, që në vitin 2016, ndalimin e emërimit si pedagogë të brendshëm të Magjistraturës të gjyqtarëve e prokurorëve që nuk kalonin Vetingu.
Duke parë këtë këmbëngulje të tij, partnerët ndërkombëtare kërkuan nga autoritetet shqiptare që të bënin ndryshimet në ligj, me qëllim pikërisht qartësimin e Arben Rakipit për mënyrën e rekrutimit të stafit të brendshëm.
Në Raport-Progresin për Shqipërinë në vitin 2025, Brukseli zyrtar konstatoi se “Legjislacioni ka nevojë dhe duhet të miratohet për të ndaluar magjistratët e përjashtuar nga vettingu ose ata me ndalim 15-vjeçar nga pozicione të larta gjyqësore të marrin pozicione si staf trajnimi në Shkollën e Magjistraturës”.
Mbi këtë rekomandim thelbësor, Parlamenti i Shqipërisë ndërmori nismën për ndryshimin e ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i cili u miratua në shkurt të këtij viti.
Në relacionin e Komisionit të Ligjeve thuhej se amendimi ligjor synon “forcimin e rolit të Shkollës së Magjistraturës, pasi parashikon standarde të reja për përzgjedhjen e stafit akademik dhe trajnerëve, përjashtimin e ish-magjistratëve që nuk kanë kaluar apo nuk i janë nënshtruar procesit të vetting-ut, si dhe përmirësimin e sistemit të trajnimit fillestar dhe të konkurrimit për ndihmës ligjorët dhe këshilltarët ligjorë”.
Aty thuhet: “Magjistrati që nuk ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar të prokurorëve dhegjyqtarëve ose ka dhënë dorëheqjen, pa iu nënshtruar procesit të rivlerësimit në përputhje me ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, sipas vendimit përkatës të organeve kompetente, nuk mund të përzgjidhet në detyrën e pedagogut, trajnerit/ekspertit në programet e formimit fillestar dhe vazhdues. Amendimet ligjore hynë në fuqi në fund të Shkurtit 2026, ndërkohë që rezulton se Shkolla e Magjistraturës i ka injoruar tërësisht.

Paketa e Reformës në Drejtësi synonte largimin nga sistemi i gjyqtarëve dhe prokurorëve me probleme në pasuri ose integritet, nëpërmjet procesit të Vetingut.
Në praktikë, u konstatua se të paktën dy prej këtyre magjistratëve, ish-gjyqtari administrativ, Amarildo Laçi dhe ish-prokurori, Henrik Ligori, iu shmangën Vetingut me dorëheqje dhe më tej u emëruan pedagogë të brendshëm në Shkollën e Magjistraturës.

Në qershor të vitit 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi të deklarojë ndërprerjen e procesit të Vetingut për ish-gjyqtarin Administrativ të Tiranës, Amarildo Laçi, për shkak të dorëheqjes.
Po për shkak të dorëheqjes, KPK vendosi të deklarojë ndërprerjen e procesit të Vetingut në shkurt 2021 edhe për ish-prokurorin, Henrik Ligori.
Të dy këta subjekte ndaloheshin për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vjet.
Është fikur plotësisht vatra e zjarrit që ra mesditën e së premtes në kurorën me pisha të Malit të Shën...
Një banor nga Xhafzotaj, në Durrës i është drejtuar redaksisë së Piranjat News për të denoncuar mungesë...
Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të ...
Një objekti i dyshimtë alarmoi mëngjesin e sotëm banorët në zonë e Rrugës së Elbasanit, pranë Ambasad&e...
Një alarm për praninë e një lënde të dyshuar shpërthyese pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara t&eum...
Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi shiste lëndë narkotike në llojit kokai...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar lidhur me urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë “Për trajtim...
Në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri, monedhat kryesore kanë shënuar këto vlera të reja për ditën e sotm...
Audituesit, kontabilistët dhe ekspertët fiskalë njëzëri vlerësojnë se rideklarimi i pasqyrave financiare të bizneseve ...
Fundjava ka sjellë një tjetër rritje të ndjeshme të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morinit, ku mijëra qyteta...