Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masat e sigurisë “Detyrim paraqitje”, “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim nga detyra”, për 4 efektivët e "Shqiponjave" pas atentatit të Dobraç. Blerim Kurmekajn, Viktor Logun, Julian Sterkajn dhe Marta Martinin u arrestuan më 20 nëntor nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndërsa dyshohen për shpërdorim detyre.
Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e tyre para togave të zeza. Ata janë shprehur se kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes e kanë kuptutar se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Më tej kanë treguar se nuk e njihnin Ibrahim Licin dhe nuk e dinë ishte apo jo ai personi misterioz në vendngjarje. Po ashtu ata kanë thënë se prioritet rrethimin e vendngjarjes sepse ishte kaos i plotë dhe t’i jepnin ndihmë të plagosurve që ishin ende gjallë.
Dëshmia: Ne jemi patrulla e dytë që kemi mbërritur në vendngjarje dhe kur kemi shkuar kemi parë shumë kaos, me shumë persona që ndodheshin aty, rreth 50 vetë. Nuk kemi qenë të planizuar aty por kemi dëgjuar në radio se ka aksident rrugor dhe jemi nisur për atje. Sapo kemi mbërritur kemi respektuar procedurat standard. Dy vetë kemi bërë rrethimin e vendngjarjes për të bllokuar kalimin dhe dy të tjerë kanë qëndruar aty. Pasi mbërritëm kuptuam se nuk bëhet fjalë për aksident rrugor por për vrasje me armë zjarri. Menjëherë kemi njoftuar sallën operative dhe ambulancën njëkohësisht. Sapo ka mbërritur ambulanca kemi dhënë ndihmën e parë për të plagosurit që ishin ende gjallë për t’i transportuar drejt urgjencës të spitalit. Personin e tretë që flitet nuk e kemi njohur se kush është. Nuk kemi patur asnjë dijeni nëse është Ibrahim Lici apo dikush tjetër sepse nuk e njohim. Prioritet kemi patur që të rrethojmë vendngjarjen sepse ishte kaos i plotë dhe t’i japim ndihmë të plagosurve që ishin ende gjallë.
Atentati ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pa atentatit.
Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me ngjarjen e rëndë ndonëse ka pasur shqoërime të shumta në policia dhe marrje në pyetje.
Në automjetin ku ishin viktimat e atentatit ka qenë edhe një person i tretë, i cili u filmua nga persona të rastësishëm, por u zhduk menjëherë pas atentatit. Identiteti i tij është mister, ndërsa ka dyshime të forta se ishte Ibrahim Lici, vëllai i njërit prej viktimave dhe emër i njohur i botës së krimit.
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Një tjetër qytet ka hasur probleme për shkak të motit të keq që ka "pushtuar" vendin p...
foto ilustruese TIRANË- Gjykata ka caktuar sot maësn e sigurisë "arrest me burg" për 14-vjeçarin i cili goditi për vdekje m...
kadastra e durresit DURRËS- Gjykata ka lënë në burg ish-drejtorin e Kadastrës së Durrësit, Ardian Konën. Ai akuzohe...
Viktima TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 28-vjeçarit, Klaudio Prendi. Mësohet se nga këqyru...
Rrëshqitje guresh SHKODËR- Moti i keq ka përfshirë vendin ndërsa janë raportuar edhe ditën e sotme probleme në disa...
Foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Mësohet se grupi heti...
Foto ilustruese LEZHË- Moti i keq në vend vijon të sjellë probleme në disa qytete. Mësohet se në qytetin e Lezhës k...
mario përlleshi TIRANË- Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 14-vjeçarin, i cili goditi me thikë p...
pamje nga atentati TIRANË-Është publikuar një tjetër video nga atentati ndaj Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit të...
foto ilustruese TIRANË- Sot është dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vite më parë në Kongresin e Manastirit, q&eum...