AKTUALITET

“Nuk i dorëzohem i gjallë, vetëm Allahut i vdekur”/ Zbardhet dëshmia e vëllait të Ukës: Çfarë më tha Erzeni gjatë rrethimit

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2025, 20:03
“Nuk i dorëzohem i gjallë, vetëm Allahut i vdekur”/

Nga Elton Qyno - Syri.net

“…Nuk i dorëzohemi policisë të gjallë, i dorëzohemi vetëm Allahut të vdekur...Allahu Ekber…”.

Këta janë fjalët që Julian Cumraku i ka pohuar punonjësve të policisë së Pukës, sapo ka konstatuar se banesa e tyre në fshatin Orosh ishte rrethur nga forca të shumta policie.

Pavarësisht bindjes së tyre për të mos u dorëzuar dhe luftuar me forcat RENEA, mbërritja në vendgjarje e Besnik Ukës, vëllait të Erzen Ukës, ka sjellë zbutjen e reagimit të tyre, duke çuar në daljen nga banesa të paarmatosur dhe dorëzuar policisë.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se është bërë përpjekje, për të bërë intervistimin e personave nën hetim Erzen Uka dhe Julian Cumtaku, por ata kanë refuzuar për t'u përgjigjur dhe për të firmosur.

Në këto kushte, nuk është përpiluar proces-verbal për pyetjen e personave ndaj të cilit zhvillohen hetime.

Në pyetje është marë vetëm vëllai i Erzen Ukës, Besnik Uka, i cili ka deklaruar para policisë se:

“…është telefonuar nga i vëllai Erzeni, duke i thënë se janë rrethuar nga policia dhe të lutej për të. Më pas Besniku ka kontaktuar policinë duke pranuar të bëhet pjesë e negocimit për t'u dorëzuar. Pasi ka shkuar në vendngjarje ai ka bërë të mundur që pas disa minutash negocim të bindë për t'u dorëzuar personat…”.

Ajo që nisi si një operacion i zakonshëm i krehjes së zonës me qëllim zbulimin e kultivimit të lëndëve narkotike, përfundoi në rrethimin e një banese të braktisur në fshatin Orosh, ku brenda saj ishin dy persona me prirje të theksuara të Islamit Radikal, Erzen Uka dhe Jylian Cumraku.

Njësia e antiterrorit i ka evidentuar edhe më parë të dy personat si individë që bëjnë propagandë për “ISIS” dhe ekspozojnë simbolet e tij, por vetëm njërin prej tyre Erzen Ukën e ka arrestuar dhe dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Nxitjes, urrejtjes dhe konfliktit fetar”.

Aktualisht ndaj dy personave të mësipërm është rregjistruar në prokurorinë e Shkodrës dosja penale me Nr.1837, për akuzën e "Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Sipas dosjes hetimore rezultoi e provuar se:

“…në 24 nëntor 2025, rreth orës 09:00, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në zbatim të planit të masave për parandalimin ekultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit në ambiente të hapura dhe ambienteve të mbyllura, në vendin e quajtur fshati Orosh, Njësia Administrative “Qafë-Mali”, është konstatuar një person, fillimisht i paidentifikuar, i cili është larguar sapo ka parë forcat e policisë, duke hyrë në një banesë të braktisur, pronë e Pjetër Cumraku…”.

Nga ana e punonjësve të policisë i është bërë thirrje që të dalë nga banesa, por personi në fjalë ka kundërshtuar duke kërcënuar punonjësit e policisë dhe duke deklaruar se:

"…Nuk i dorëzohem policisë i gjallë, i dorëzohem vetëm Allahut i vdekur…" dhe ka vijuar duke lëshuar thirrjet: "…Allahu Ekber…".

Më tej personi në fjalë është prezantuar si Adem Cumraku dhe ka vijuar me kërcënime ndaj punonjësve të policisë.

Nga ana e punonjësve të policisë është mbajtur në mbikqyrje banesa dhe është kërkuar mbështetje nga forcat speciale "Renea", duke marrë në konsideratë rrezikshmërinë që paraqiste personi në fjalë dhe gjendjen e tensionuar të tij. Gjatë negociatave është arritur të identifikohet personi që ndodhej brenda banesës si shtetasi Juljan Cumraku.

Pasi kanë mbërritur forcat speciale "Renea" në vendngjarje dhe janë vendosur në pozicione, kanë rrethuar menjëherë objektin kundodheshin personat e ngujuar dhe u kanë bërë thirrje personave me megafon.

"…Policia e Shtetit…", "…Forcat RENEA…", "…Duhet të dilni dhe të dorëzoheni…".

Por menjëherë pas këtyre fjalëve nga brenda banesës janë lëshuar disa breshëri automatiku, duke bërë që policia të pozicionohet për sulm. 

Ndërkohë gjatë negociatave për t'u dorëzuar është identifikuar personi tjetër, Erzen Uka. Negociatat kanë vijuar deri rreth orës 20:00, moment kur personat e lartpërmendur pas negociatave të zhvilluara edhe me famijarë të tyre të thirrur për t'i bindur që të dorëzohen, kanë pranuar të dorëzohen duke dalë nga banesa.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, e cila ndodhej në ambientet e brendshme të banesës së braktisur të Pjetër Cumrakut, konkretisht në dhomën që ndodhej në anën jug-lindore të katit të parë, në faqen e murit të anës lindore, u konstatuan të varur në mur pesë armë zjarri të llojeve të ndryshme dhe në qendër të tyre ishte vendosur një flamur me ngjyrë të zezë, me shkronja Arabe, si ai i përdorur nga Organizata Terroriste ISIS.

Konkretisht gjatë këqyrjes sëvendit të ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materialesendet si më poshtë:

-Një armë zjarri automatik model 56, së bashku me tre krëhëra me 88 (tetëdhjetë e tetë) fishekë, e cila u gjet e varur në murin e anës lindore të dhomës së ndenjës së katit tëparë të banesës.
-Një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin "ZASTAVA CAL6.35", me një krëhër me 4 fishekë.
-Një armë zjarri automatik model 56, së bashku me tre krëhëra me 89 copë fishekë, e cila u gjet e varur në murin e anës lindore të dhomës së ndenjës së katit të parë të banesës.
-Një armë zjarri automatik (model Sharz),
-Një flamur me ngjyre te zezë dhe nderoj Arabe,si ai i Organizatës Terroriste Shteti Islamik (ISIS).

Ndërkohë u gjetën dhe 5 çanta sportive brenda të cilave u gjetën rroba dhe libra fetarë të titulluar:
"44 mënyra për ta përkrahur xhihadin",
"Disa çështje me rëndësi”,
“Katër rregullat”,
“Dhjetë anuluesit e islamit",
"Rruga e Shëptimit",
"Kurani",
"Mburoja e Muslimanit”. /Syri.net/ 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?