Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

TIRANA- Ditën e diejshme 14-vjeçari Mario Prelleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Cani, u la nën masën "burg pa afat" nga gjykata. Masa ndaj tij u dha në një spital privat, ku po kurohet për shkak të një plage që ka në dorë dhe që nuk dihet ende se në çfarë rrethanash e ka marrë.
Bëhet me dije se minoreni i dyshuar si autor ka refuzuar të flasë për ngjarjen duke thënë vetëm: “Nuk mbaj gjë mend”. Prelleshaj refuzoi të tregojë se ku e ka hedhur armën e krimit, se ku i ka çuar sendet personale, se kush kanë qenë personat që e kanë ndihmuar, se përse ka bërë sherr me Martinin, se sa ditë kishte sherri mes tyre, etj.
Policia ditën e djeshme ka shkuar në vendin e ngjarjes për të marrë pamjet filmike. Një material audio i shpërndarë po ditën e djeshme nga kreu i PD-së, Sali Berisha, paraqet disa prej dikutimeve në një mbledhje mësues-prind ku thuhej se djali i akuzuar si autor ka pasur thikën në klasë.
Në mbledhjen e zhvilluar në shkollë, prindërit kanë akuzuar drejtoreshën e shkollës, mësuesen kujdestare, oficeren e sigurisë si dhe psikologen, ndonëse audioja e publikuar nuk paraqet se kur ka ndodhur mbledhja në shkollën e masakrës. Gjithashtu mbrëmjen e shkuar u njoftua se është gjetur nga një qytetar thika e cila u përdor në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Sipas inforamacioneve thika është gjetur bashkë me çantën e shkollës nga një qytetar në afërsi të ATSh-së, në rrugën "Fadil Rada".
Vrasja e Martin Canit
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat.
Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart.
Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.
TIRANA- Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht në pjesën e pa...
TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani tregoi sot se kufizimi i lirisë së tij individuale dhe familjare, por edhe i kolegëve të tij prokuro...
Altin Dumani TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur se SPAK-u nuk ka një grafik me persona të profilit të lartë...
Altin Dumani TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se përgjimet nga Sky ECC treguan haptazi lidhjet e krimit të organizuar në...
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani tha sot se grupet kriminale shqiptare janë prezente në shumë shtete të Amerikës Latine. &...
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani tha sot se përgjigja ndaj Komisionit Antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj nuk quhet refuzim. I f...
shiriti i policise TROPOJË- Zbulohen detaje të reja nga ngjarja tragjike në Tropojë mesditën e sotme ku humbi jetën një ...
TIRANA- Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, deklaroi sot se SPAK-u ka goditur thellë kulturën e pa ndëshkueshmërisë. I ftuar ...
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi sot se janë hapur hetime brenda Prokurorisë së Posaçme ndaj gjithkujt që ka b...
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, tha sot se nuk shqetësohet nga retorika politike dhe se e kishte marrë parasysh. I ftuar në emisio...