Evropa në prag të makthit energjetik, Arabia Saudite anulon dërgesat drejt Evropës
Arabia Saudite ka anuluar disa dërgesa të naftës së papërpunuar për klientët evropianë, të planifikuara për fu...
Arabia Saudite ka anuluar disa dërgesa të naftës së papërpunuar për klientët evropianë, të planifikuara për fu...
Vetëm një javë më parë, në kuadër të “Pranisë Besnike”, kryeministri Edi Rama u përcolli deputet&e...
Pesë interpelanca me ministra të qeverisë, disa projektligje dhe ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare pritet të ...
‘Përmes kompanive të kontrolluara nga Roni Efeti, ushtria shqiptare sot furnizohet me pajisje, teknologji dhe lëndë të parë ...
Pas shtrenjtimit të naftës në tregun me shumicë dhe pakicë, Partia Demokratike kërkon nga qeveria që të lehtësoj&...
Tom Holland ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke u ngjitur në krye të listës s...
Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar unanimisht kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Vendimi ësh...
Një grup turistësht raportohet se janë helmuar gjatë qëndrimit në ambientet e 'Premium Beach Hotel' në Golem. Ngjarja ka nd...
Luis de La Fuente është shumë pranë nënshkrimit të kontrarës së re me Federatën Spanjolle të futbollit. Traj...
Një 41-vjeçar është arrestuar në Mallakastër, pasi dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike n...
Çmimet e qirave për apartamentet me qëllim strehimi në Tiranë vijuan tendencën rritëse edhe në 2026, duke ndikuar drejtpërdrejt në inflacion.
Për muajin mars, sipas të dhënave të INSTAT, grupi i qirave ka dhënë ndikimin kryesor në inflacion, me 0.95 pikë përqindje, nga 2.6% që u rrit inflacioni në total. Transporti ka ndikuar me 0.48 pikë përqindje dhe ushqimet e pijet alkoolike me 0.44 pikë përqindje.
Një vëzhgim i bërë nga “Monitor” në Tiranë çmimet e qirave për apartamente afatgjatë për disa zona kanë shënuar tendencë rritëse.
Sipas agjentëve imobiliarë, pranë stadiumit “Dinamo”, çmimet e apartamenteve tipologji 1+1 variojnë nga 500 deri 1,000 euro, krahasuar me 500–800 euro vitin e kaluar. Çmimet maksimale janë rritur deri në 25%.
Rritje ka pasur edhe për apartamentet 1+1 në zonën e Liqenit, ku agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme raportojnë se çmimet maksimale kanë arritur deri në 1,500 euro në muaj, nga 1,300 euro në vitin 2025. Qiratë janë shtrenjtuar 15%.
Për apartamentet pranë Komunës së Parisit, me sipërfaqe 1+1, çmimet e qirasë për vitin 2025 varionin nga 500 deri në 800 euro në muaj. Për 2026, në rrugën e Kosovarëve, apartamentet 1+1 (përfshirë post parkimi) kanë arritur 900 euro.
Për apartamentet 2+1, çmimet pa përfshirë postin e parkimit arrijnë 1,000 euro, ndërsa me post parkimi luhaten deri në 1,200 euro. Vjet, çmimi maksimal në këtë zonë ishte 1,100 euro. Sipas agjentëve imobiliarë apartamentet e vëna në dispozicion me qira me këto çmime janë prona me mobilim bashkëkohor dhe në ndërtime të vitit 2025.
Periferia vijon të mbajë çmime të ngjashme si vitet e mëparshme. Në zonën e Freskut, apartamentet 1+1 jepen me qira 380–400 euro, ndërsa 2+1 me qira 450 euro.
Agjentët imobiliarë shpjegojnë se rritja e çmimeve nuk është vetëm pasojë e kërkesës së lartë, por edhe e shfrytëzimit të pronave për qira afatshkurtër, që pakëson ofertën e disponueshme për qira afatgjata. Ky fenomen po shton presionin mbi tregun dhe pritet të ndikojë edhe në vitin 2026.
Sipas të dhënave nga AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, vetëm në Tiranë kishte mesatarisht të listuara rreth 5200 njësi në vitin 2025, nga rreth një mijë që ishte kjo shifër në vitin 2021, kur është e dhëna e parë e disponueshme, me pesëfishim.
Ndërsa në total në të gjithë vendin ishin të disponueshme për vitin 2025 rreth 26,3 mijë apartamente të dhëna me qira afatshkurtër përmes platformave AirBnb (në total përfshihen edhe të dhëna nga platformat Booking dhe Expedia). Në 2024 totali i apartamenteve ishte 21 mijë. Rritja rreth 25%.
Në shtrenjtimin e qirave ka ndikuar edhe rritja e çmimeve të apartamenteve sipas Stela Dhamit nga “Colliers Albania”, sidomos për zonat afër qendrës. / Monitor
Kjo e martë, 14 prill 2026, do të karakterizohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike në vend, të shoqëruara me ...
Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Prokurorisë dhe Policisë së Tiranës i zhvilluar mbrëmjen e sotme në kryeqytet...
Biznesmeni Behgjet Pacolli, i ftuar këtë mbrëmje më 13 prill në emisionin Opinion në Tv Klan, u pyet sërish për ndë...
Detaje të reja lidhur me operacionin e bastisjes së 3 qendrave të Call Centerave në Tiranë. Nga aksioni janë sekuestruar rreth 1 m...
Operacioni i zhvilluar mbrëmjen e sotme nga Prokuroria e Tiranës ndaj tre call center-ave në kryeqytet rikthen në vëmendje denoncimet e...
Presidenti amerikan Donald Trump ka përzgjedhur emrin e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Pas më shum&e...
Prokuroria e Tiranës ka zhvilluar një operacion të gjerë ndaj tre call center-ave në kryeqytet, duke zbuluar detaje të reja nga ak...
Banorët e zonës së Sektor Rinisë kanë ngritur një shqetësim serioz lidhur me rritjen e çmimit të biletës s...
Një operacion kundër Call Cetrave po zhvillohet në Tiranë mbrëmjen e sotme. Mësohet se janë zbuluar 3 ambiente ku janë ...
Rritja e çmimit të naftës në vend po reflektohet drejtpërdrejt në transportin ndërqytetas. Udhëtarët që l&eu...