U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar vendimin për pushimin e çështjes ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa, dhe ka urdhëruar SPAK-un të nisë hetimet për akuzat për falsifikim dokumentesh zyrtare dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Ky vendim vjen pas një ankese të qytetarit Altin Haxhiu, i cili pretendon se Sefa dhe Këshilli Bashkiak kanë kryer shkelje në procedurat për dhënien me qira të një pasurie publike, konkretisht një ambient në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, në qendër të qytetit.
Fillimisht, SPAK kishte vendosur të mos e çonte më tej çështjen, vendim që ishte mbështetur edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë. Megjithatë, Apeli e konsideroi të paplotë dhe të pambështetur mbylljen e hetimeve, duke urdhëruar rihapjen e tyre.
Sipas kallëzimit, dyshohet se janë falsifikuar procesverbalet e dëgjesave publike, si dhe projekti i dhënies me qira, ndërsa qytetari pretendon se procedura ka qenë fiktive dhe ka shërbyer për favorizim të palëve të caktuara.
Njoftimi i gjykatës:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, më datë 30.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 195 akti, datë 02.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e shtetasit A.H., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 268, datë 04.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shfuqizimin e vendimit të mosfillimit të procedimit penal datë 24.04.2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me kallëzimin penal nr. 81, datë 14.04.2025” dhe vendosi:
– Ndryshimin e vendimit nr. 268, datë 04.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar ankimin e ankuesit A.H. dhe duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të regjistrojë procedimin penal dhe të kryeje hetime.
– Një kopje e vendimit t’iu komunikohet palëve.
U vendos në Tiranë, me datë 30.09.2025 ora 12:45.
Një 42-vjeçar, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një të re, ka rënë në prangat e policisë...
Tom Nikaj, 50-vjeç, është arrestuar në Han të Hotit, pasi është dënuar me 9 muaj burg nga Gjykata. Mësohet se ...
Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën për çështjen ndaj avokatit Ulian Barjami, duke vendosur transferimin e saj në Pro...
Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë këtë të martë në Fier, Rahmel Osmani u kap me doza kanabi...
Nga Tom Kelly, Daily Mail Jeta luksoze duket se ka marrë një fund të papritur për të dy vëllezërit shqiptarë ...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur një verifikim zyrtar lidhur me ndalimin dhe arrestimin e avokatit Ulian Barjami në Elbasan. ...
Është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri, një 39-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. ...
Gazetari Osman Stafa dhe qytetarët janë ngritur në protestë sot tek Ministria e Shëndetësisë për mungesën e ila&cce...
Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka folur për mediat mbi bojkotin e avokatëve, që erdhi pas arrestimit të Uli...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku mësohet se nusja ka dhunuar vjehrrën e saj, dhe më pas është k...