11 shtatori, 25 vjet më vonë: Dita që ndryshoi botën dhe realitetin që la pas
Mëngjesi i 11 shtatorit 2001 ishte i kthjellët në New York City. Në orën 8:46 të mëngjesit, Fluturimi 11 i A...
Mëngjesi i 11 shtatorit 2001 ishte i kthjellët në New York City. Në orën 8:46 të mëngjesit, Fluturimi 11 i A...
Këtë të premte, qytetarët do të mblidhen sërish në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë...
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë një plan investimesh prej 25.7 miliardë lekësh ose 271 milionë eurosh nga bux...
Shqipëria po humbet popullsi dhe veçanërisht të rinj, por tkurrja e kësaj grup-moshe nuk po shoqërohet me një lehtës...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...

Numri i përdoruesve të telefonisë celulare pësoi përsëri rënie në tremujorin e tretë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), numri total i pajtimtarëve (i shprehur si numër i kartave SIM) ra në 3.39 milionë, 10.2% më pak krahasuar me një vit më parë. Edhe numri i përdoruesve aktivë (që kanë përdorur numrin e tyre në tre muajt e fundit) ra në 2.75 milionë, 2.1% më pak krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.
Në fakt, ulja e numrit të përdoruesve të telefonisë celulare duket të jetë edhe një tendencë afatgjatë. Në harkun e një dekade, numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare ka rënë me afërsisht 30%.
Në afatin e gjatë, ulja e numrit të përdoruesve lidhet me dinamika të brendshme të tregut, por edhe me faktorë demografikë. Numri i operatorëve celularë është ulur nga katër në dy, ndërkohë që është gjithnjë e më pak e përhapur që një përdorues të mbajë më shumë se një numër celular. Kjo tendencë ishte mjaft e përhapur afërsisht deri para një dekade, para të ndalohej diferencimi i çmimeve për thirrjet brenda rrjetit dhe ato jashtë rrjetit.
Një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar numrin e përdoruesve në vitet e fundit është edhe marrëveshja për heqjen e tarifave roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke qenë se një pjesë e mirë e vizitorëve të huaj në Shqipëri vijnë nga vendet fqinje, ata tashmë nuk e kanë më të nevojshme për të përdorur numra shqiptarë për komunikimin e tyre, gjatë kohës që ndodhen në Shqipëri.
Gjithmonë në horizontin afatgjatë, edhe tendencat demografike negative dhe tkurrja e popullsisë mund ta shpjegojnë pjesërisht rënien e numrit të përdoruesve aktivë.
Ndërkohë, në një horizont krahasimi më afatshkurtër, veçanërisht tremujori i tretë i vitit, mund të jetë një lloj indikatori i tërthortë i turizmit. Përgjithësisht, turistët e huaj përdorin karta SIM vendase për komunikim, veçanërisht për shërbimin e internetit.
Kjo sjell një rritje sezonale të numrit të përdoruesve gjatë tremujorit të tretë të vitit. Megjithatë, gjatë vitit 2025, numri i përdoruesve aktivë pësoi rënie krahasuar me një vit më parë, çka mund të shpjegohet me një sasi më të vogël numrash të përdorura nga turistë të huaj.
Ndërkohë, edhe trafiku total i thirrjeve nga rrjetet celulare pësoi rënie me 0.5% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024. Ndërsa numri i mesazheve të shkruara shënoi rënie 6.1% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, kjo është një tendencë afatgjatë, e lidhur kryesisht më zëvendësimin thirrjeve dhe mesazheve të kryera nga rrjetet me aplikacionet e bazuara te interneti, si për shembull whatsapp.
Kjo konfirmohet nga një rritje e shpejtë në vijimësi e trafikut të internetit nga rrjetet celulare. Sipas AKEP, gjatë tremujorit III 2025, trafiku i të dhënave nga këto rrjete u rrit me 19.8% krahasuar me një vit më parë. Konsumi mesatar i internetit për çdo përdorues u rrit në 10.41 GB (gigabyte) internet në muaj, në rritje me 21.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e përdorimit të internetit mund të lidhet pjesërisht edhe me nisjen e ofrimit të shërbimit nëpërmjet rrjeteve të teknologjisë 5G. Rrjetet 5G mundësojnë kapacitete më të mëdha të transmetimit të të dhënave dhe shpejtësi më të lartë të internetit nga rrjetet celulare. / Monitor
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërk...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ka komentuar atentatin e Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe Mustafa Shaljani (Sheqeri). Karamuço ka ...
Kanë kaluar dy javë nga nisja e vitit dhe buxheti i shtetit ende po bën pagesat e muajit dhjetor 2025. Sipas të dhënave nga thesari ...
Dita sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti për sot, parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash mes...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News për një 30-vjeçar të zhdukur, i cili dyshohet se ësht&eu...
Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar ditën e sotme se Emiljano Shullazi, i cili do të merret në pyetje mbi atentatin e Rinasit ku u vra...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka folur sërish për amnistinë penale që pritet të miratohet. Ai tha në një...
Rreth orës 19:30, shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin në rrugën “Josif Budo”, dyshoh...
Reshjet e dendura të shiut gjatë javës së parë të janarit pushtuan mbi 13 mijë ha tokë bujqësore, kurse më shu...
Rreth orës 18:00, në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës, është regjistruar një aksident rrugor, ku janë p&eum...