AKTUALITET

"OBLIKA"/ SPAK me reagim zyrtar për megaoperacionin: U caktuan 12 masa sigurie, u sekuestruan rreth 250 kg bimë kanabis në proces tharje

r.ll Përditësimi i fundit 17 Korrik 2024, 14:45
"OBLIKA"/ SPAK me reagim zyrtar për megaoperacionin: U caktuan 12
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar lidhur me megaoperacionin "OBLIKA", ku u caktuan masa sigurie për 12 persona. Në njoftim bëhet me dije janë kryer hetime për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

SPAK njofton se gjatë disa kontrolleve policore rreth 100 metra largësi nga Xhamia e fshatit Vallas, janë gjetur 32 mijë rrënjë kanabis. Gjithashtu janë sekuestruar 246.50 kilogram bimë kanabis në proces tharje. 

Personat e lënë në arrest me burg Danjela Hasani, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arian Popa. Ndërkohë që në arrest shtëpie janë lënë Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni. 

NJOFTIMI I SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.71, të vitit 2024, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 284, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Faktet kriminale për të cilin janë kryer hetime në këtë procedim penal kanë të bëjne me ngjarjen e datës 17.06.2022, ku gjatë kontrollit të territorit në fshatin Vallas të Njësisë Administrative Oblike, nga ana e punonjësve të policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, rreth 100 metra largësi nga Xhamia e fshatit Vallas, janë konstatuar parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, në total 32.000 rrënjë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e përshtatuara për shërbim të kësaj bime është konstatuar në proces tharje material bimor në formë boçeje me aromë dhe karakteristikë si ajo e lëndës narkotike Cannabis Sativa, e cila pas peshimit rezultoi në total 112.55 kilogram. Në vazhdim të kontrollit janë gjetur gjithashtu edhe të varuara bimë të prera në proces tharje të pa ndara nga kërcelli me peshë 130 kg. Pra, në total lënda e thatë e gjetur në vendin e ngjarjes është 246.50 kilogram.

Fakti i dyte penal ka të bëjë me ngjarjen e datës 12.10.2022, në fshatin Bleran-Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër, ku Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka ushtruar kontroll në dy banesa ngjitur me njëra-tjetrën, konkretisht në banesën e shtetasi P. Gj. dhe vëllait R. Gj., si dhe në banesën tjetër të babait të tyre. Në banesën e parë është konstatuar një serë e improvizuar me plastmas, brenda së cilës po punonin disa gra, si dhe është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike në proces tharje me peshë 5. 955 kilogram, si dhe një sasi tjetër në gjendje të thatë me peshë 80.095 kilogram. Pesha totale e sasisë së lëndës narkotike ishte 86.05 kilogramë.

Pas kryerjes së veprimeve të nevojshme hetimore, analizës së provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit Prokuroria e Posaçme paraqiti para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për caktimin e masës së sigurimit ndaj personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale të përshkruara më sipër.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 60, datë 13.07.2024, ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, duke caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj 10 shtetasve, si dhe masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj dy shtetasve të tjerë.

Në datë 17.07.2024, nga ana e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale, Drejtoria e Hetimit të Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Vendore të Policisë, Shkodër është bërë ekzekutimi i vendimit nr. 60, datë 13.07.2024, i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin e masave të sigurimit për organizatorët dhe pjesëmarrësit në grup të struktuar kriminal, duke ekzekutuar 10 (dhjetë) masat e sigurimit arrest ne burg, për shtetasit D.H., A.U., A.T., H.T., S.D., I.D., B.L., E.S., A.D., A.P., të cilët janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Gjithashtu janë ekzekutuar 2 (dy) masa sigurimi “arrest në shtëpi”, për të pandehurit P.Gj. dhe R.Gj., të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Falenderojmë për bashkëpunimin gjithë insitucionet dhe strukturat e përfshira në këtë hetim si: Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

operacioni oblika spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë