“Dhunë, kërcënim apo pengim raportimi”/ AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve gjatë protestave studentore
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi sulmet dhe incidentet ndaj gazetarëve ...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi sulmet dhe incidentet ndaj gazetarëve ...
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u godit me plumb gome në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit, pritet të niset...
Rrjedhja e gazit nga një bombul që përdorej për gatim ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” n...
Janë bërë thirrje të reja për protesta të dielën në Tiranë. Të shtënat me plumba gome nga policia kund...
Gjatë ditës së 12 të protestës studentore u hodhën molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe...
Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, duke...
Çmimet e larta të karburanteve po rëndojnë mbi buxhetet familjare dhe po ndryshojnë zakonet e përdorimit të automjeteve. ...
Qytetarët në Serbi votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një klimë të tensionuar politike, pas prote...
“New York Times” i ka kushtuar një artikull protestës së të shtunës në Tiranë, ku studentët protestuan s&e...
Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës, ka pësuar hemorragji gjatë ndërhy...

Në kulmin e virozave dhe gjendjes gripale në vend, në Shërbimin Infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar fluksin e shtuar të pacientëve, duke garantuar ofrimin e shërbimit pa asnjë problematikë.
Drejtuesja e QSUT-së, Anxhela Paparizo, zhvilloi një vizitë në shërbimin Infektiv pranë kësaj qendre spitalore, ku u takua nga afër me stafin mjekësor, atë infermieror dhe pacientë të shtruar.
Dr. Najada Çomo, shefja e Spitalit Infektiv në Tiranë, tha se aktualisht situata e gripit është normale.
“Shërbimi Infektiv ka pacientë nga 1 janari deri në 31 dhjetor. Pjesa e gripit ka zënë pjesën e fortë të kësaj situate, ku fluksi i pacientëve ka qenë i shtuar. Kemi pasur situata të rënduara, pasi ka pacientë që kanë infeksione virale të rënda që detyrojnë pacientin të shtrohet pranë Shërbimit Infektiv”, tha Dr. Çomo.
Sipas Dr. Çomos, situata është e menaxhueshme nga ana e stafit mjekësor, qoftë nga ana e stafit infermieror, barnat janë në spital dhe pacientët nuk janë të detyruar t’i blejnë ato jashtë spitalit.
“Hoteleria, kuzhina, ndihma e psikologëve dhe sociologëve për grupe pacientësh të caktuar është gjithashtu e mbuluar”, vijoi ajo.
Dr. Çomo theksoi se edhe në rast të përshkallëzimit të mundshëm të situatës për shkak të gripit, Shërbimi Infektiv është i përgatitur për çdo situatë serioze.
“Gjithsej janë 16 shtretër, ka edhe një dhomë izolimi për çdo pacient që ka sëmundje infektive futet në një dhomë të izoluar. Është edhe dhoma e triazhit sipas kodit që menaxhohet nga stafi mjekësor”, tha Dr. Çomo, e cila shtoi se janë rreth 200 pacientë në ditë që paraqiten në urgjencë, prej të cilëve 40% janë për shtrim në spital dhe 60% marrin ndihmën mjekësore dhe largohen.
U konfrontua dhe goditi mjekun e Urgjencës në Spitalin e Lushnjës, arrestohet punonjësi i Repartit të Oksigjenit. Burime policore th...
Deputeti i PD Oerd Bylykbashi në një deklaratë për mediat tha se qyteti i Durrës, një nga qendrat më të lashta dhe me ...
Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja është paraqitur sot në SPAK. Pas rreth një ore në ambientet e Prokurorisë...
Policia e Shtetit ka identifikuar vajzën që ndërroi jetë sot në moshë ende fare të re pasi u përfshi në një ...
Mes maleve të ashpra të Gorës, disa kilometra larg zonës së banuar të fshatit Cërnalevë, katër shtëpi të...
Këtë të premte qyteti i Vlorës është zgjuar nga moti i paqëndrueshëm. Erërat e forta, reshjet e shiut dhe dallg&e...
Për dekada me radhë, Shqipëria kryesoi Europën si një prej vendeve me popullsinë më vitale dhe më të re në k...
Ambasada Gjermane në Tiranë njoftoi se ambasadori Karl Bergner zhvilloi sot një takim me kreun e SPAK, Klodian Braho, ku në fokus ishte fo...
Parkimi i Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ (QSUT) është kthyer në një problem serioz për qytet...
Humbja e jetës në mënyrë tragjike të një punëtori 50-vjeçar në Berat ditën e djeshme, teksa ishte duke rik...