AKTUALITET

Operacioni antidrogë në Milano/ Zbardhen emrat e 6 shqiptarëve të arrestuar

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2025, 10:24

Operacioni antidrogë në Milano/ Zbardhen emrat e 6 shqiptarëve

Një megaoperacion i urdhëruar nga Prokuroria e Milanos ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti të gjerë ndërkombëtar të trafikut të drogës, me degë në disa shtete të Europës dhe Amerikës së Jugut. Gjashtë shtetas shqiptarë janë në mesin e 28 të arrestuarve, mes tyre persona të konsideruar si hallka të rëndësishme të logjistikës së trafikut.

Nga 28 të arrestuarit, 25 u lanë në burg, ndërsa 3 të tjerë në arrest shtëpie. Shqiptarët e arrestuar janë Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fatjon Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani. Për të gjithë është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”. Tre vëllezërit Aliu (Elvis, Marjus dhe Fatjon) janë me origjinë nga Kavaja, ndërsa Artur Hoxhosmani është nga Burreli.

Sipas hetimeve, disa prej anëtarëve shqiptarë të grupit qëndronin në Milano duke përdorur makina luksoze të tipit Lamborghini dhe duke frekuentuar hotele të shtrenjta, mes tyre edhe 'Armani Hotel'. Njëri prej tyre, Artur Hoxhosmani, rezulton i arrestuar më parë në Shqipëri me urdhër të SPAK, i dyshuar si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Plaurent Dervishaj, Erion Alibej dhe Ermir Ndrejaj, grup i implikuar në trafikun e rreth 6 tonëve kokainë, me vlerë të përllogaritur 411 milionë euro.

Organizatë e lidhur me Ndrangheta-n

Sipas Prokurorisë së Milanos, organizata kriminale e goditur ishte e lidhur me klanin e Ndrangheta-s së Lokridës, e cila bashkë me ndërmjetës shqiptarë organizonte dhe financonte trafikun ndërkombëtar të kokainës. Ndër të arrestuarit është edhe një shtetas kinez i akuzuar për pastrim parash, i cili dyshohet se ka lehtësuar pagesat e drogës përmes sistemit informal të transferimit “fei ch’ien”.

Hetimi është mbështetur kryesisht në analizën e komunikimeve të koduara në SkyEcc, çka ka zbuluar një trekëndësh bashkëpunimi midis elementëve kriminalë nga Kalabria, Lombardia dhe Kampania.

Aktivitet në disa shtete

Sipas autoriteteve, rrjeti kishte qendrën në Lombardi, por shtrihej në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil. Grupi përdorte sisteme të enkriptuara komunikimi dhe menaxhonte lidhjet me trafikantët e Amerikës së Jugut si dhe me ndërmjetësit shqiptarë.

Droga transportohej me anije drejt porteve të Livornos, Roterdamit, Gioia Tauro dhe Le Havre, duke përdorur teknikën e të ashtuquajturës “gacho eiego” (ose metoda e “grabitjes”), ku ngarkesat e kokainës fshihen brenda kontejnerëve me mallra të ligjshme.

Hetuesit kanë rindërtuar importe me një total prej rreth 3.5 tonësh, nga të cilat mbi 400 kg janë sekuestruar në Itali dhe jashtë saj. Brenda dy viteve, grupi dyshohet se ka trafikuar drogë me vlerë të përllogaritur mbi 27 milionë euro.

Kontrolle në disa provinca të Italisë

Aktualisht po zhvillohen kontrolle në provincat e Milanos, Pavias, Bergamos, Parmës, Imperias, Komos, Romës, Tarantos dhe Reggio Calabria, me mbështetjen e njësive të specializuara të Guardia di Finanza-s dhe të strukturave të luftës kundër pastrimit të parave. Qëllimi është sigurimi i provave të tjera dhe sekuestrimi i aseteve të organizatës kriminale.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?