AKTUALITET

Operacioni në Itali, SPAK risekuestroi eurot e priftit nga Polonia. 680 mijë € janë donacione apo para droge?

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Maj 2026, 16:03
Operacioni në Itali, SPAK risekuestroi eurot e priftit nga Polonia. 680

Një operacion rutinor i kryer mëngjesin e sotëm mes prokurorisë së posaçme SPAK dhe prokurorisë së Antimafias në Bari, ka çuar në sekuestrimin për herë të dytë të një shume financiare prej 680,595 euro, e cila ka dyshime të forta se i përket një prifti nga Polonia, i quajtur, Diakon Jacek Roman Bogacz.

Fillimisht shuma financiare është sekuestruar në 14 nëntor 2024 nga prokuroria dhe Policia e Shkodrës, e cila kapi sasinë e eurove në pikën kufitare të Muriqanit, teksa një furgon tip “Benz-Mercedez” që drejtohej nga 54-vjeçari nga Lezha, Lefter Nelaj, do hynte në territorin Shqiptar së bashku me shumën e parave.

Vlera prej 680,595 euro pretendohet se i përket një prifti nga Polonia, i quajtur Diakon Jacek Roman Bogacz, i cili është Famullitar i Shpirtit të Shenjtë të Kishës së Ritit të Vjetër Katolik, të ndodhur në rrugën “Slowackiego” 12 A,78-300,Swidwin, prefektuara Zachodniopomorskie, Poloni.

Kjo kishë dhe prifti i mësipërm, duket se ka bashkëpunim me një shoqatë bamirësie në Lezhë e quajtur “Calatrava”. Lënë që të takohesha në Trieste, pasi unë ishte në Itali. Prifti ndodhej në Itali, pasi prej rreth 3 muajsh merrej me restaurimin e kishave në këtë shtet. Gjatë takimit prifti Polak, më ka shprehur nëse kishte ndonjë njeri të besuar për të sjellë në Shqipëri një sasi parash “cash” për ti dërguar në qytetin e Lezhës, me qëllim për të restauruar kisha. Më ka sqaruar se paratë janë donacione nga njerëz të ndryshëm në Poloni, Itali, etj., që do përdoreshin për të restauruar kishat. Në bisedë e sipër unë i kam thënë se nëse ai (Prifti) donte, mund të kthehesha për në Shqipëri, që nesër dhe ti dërgoja vetë në Lezhë personalisht.

Pasi ramë dakord, Prifti, më ka sjellë paratë të nesërmen në mëngjes rreth orës 6 tek një autogril në Trieste, në dalje të këtij qyteti….”-ka deklaruar në prokurori Lefter Nelaj.

Më tej ky i fundit ka vijuar dëshminë e tij duke treguar se:

”…Prifti, më ka thënë se ishte një shumë e madhe parash, rreth 700 mijë euro. Unë vetë nuk i ka numëruar kur i kam futur në makinë pasi ai mi ka dhënë në mirëbesim. Paratë, kanë qënë të paketuara dhe Prifti më ka thënë se janë prerje euro. Unë, për sigurinë e parave, pasi mund të pësoja aksident gjatë rrugës apo mund të mi grabisnin apo vidhnin, i kam futur vetë tek dyert e makinës me të cilën po udhëtoja, në pjesën e brendshme të dyerve…”. Ndërkohë në 14 nëntor 2024, Lefter Nelaj është nisur për në Shqipëri. Ai ka udhëtuar nga Trieste në Slloveni, në Kroaci, në Mal të Zi dhe në PKK Muriqan në hyrje të Shqipërisë.

Pasi ka mbërritur në Muriqan, rreth orës 08:30 të darkës, nga kontrolloret e policisë janë konstatuar paratë në pjesën e brendshme të dyerve të automjetit. Në automjet Lefter Nelaj, ka treguar se ka qenë i vetëm dhe nuk është shoqëruar nga askush. Sipas tij, ai ka punuar në Poloni si restaurues Kishash, në Varshavë dhe Poznan.

Sipas tij Priftin, Jacek Roman Bogacz, e ka njohur në Poloni në vitin 2023 pasi ai ka qënë si punëdhënës në punën e restaurimit të kishave. Ai është prift dhe ka rol drejtuesi në kishën në Poloni. Ka pasur shoqëri me këtë person, ai e ka ndihmuar edhe me lejen e qëndrimit në Poloni.

Nuk e ka takuar në Shqipëri këtë person. Nuk i ka dhënë akt shkresor për paratë, por ai e dinte se dokumentacionin në lidhje me këto para do ti dërgonte shtetasi polak në Lezhë tek Delegacioni Katolik në Lezhë. /Syri.net/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?