Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Prej pothuajse tre muajsh, me shkarkimin e zv/Ministrit të Brendshëm që kryesonte Komisionin e Posaçëm për Pakicat Etnike, qindra anëtarë të pakicave Rome dhe Egjiptiane kanë mbetur pa marrë shërbimet e tyre publike nga institucionet shtetërore.
Në mungesë të një zgjidhje anëtarët e komunitetit njoftuan një protestë, thirrje e cila solli reagim të menjëhershëm nga Ministria e Brendshme.
“Menjëherë pasi panë njoftimin për protestë, u ftuam në takim nga Zv/ministrja e Brendshme Silva Caka për të diskutuar për zgjidhjen emergjente që duhet të jepet pasi procesi aktual po pengon anëtarët e pakicave të marrin shërbimet publike e sidomos ato arsimore”, i tha BIRN Jeta Pera, aktiviste e të drejtave për komunitetin Rom dhe Egjiptian.
Në Shqipëri ekzistojnë nëntë pakica kombëtare, përkatësisht minoriteti Grek, Arumun, Maqedonas, Rom, Egjiptian, Malazez, Boshnjak, Bullgar, dhe Serb.
Komisioni i Posaçëm për këto pakica kombëtare u themelua në vitin 2017 mbi ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, dhe ka si qëllim të sigurojë ushtrimin e të drejtave të këtyre pakicave dhe mosdiskriminimin e tyre në shoqëri.
Aktivistët për të drejtat e pakicave Rome dhe Egjiptiane shprehën shqetësimin se koha e kufizuar e mbledhjes së komisionit, i cili aktualisht është mosfunksional, nuk premton për nevojat imediate të marrjes së shërbimeve.
“Gjatë kësaj kohe janë mbledhur 300 aplikime për vërtetime të cilat akoma nuk janë marrë në shqyrtim, për shkak se Komisioni nuk funksionon”, i tha BIRN Ervis Çota, aktivist dhe drejtues i shoqatës Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome.
Sipas tij, disa shërbime kërkojnë përgjigje në kohë rekord, si për shembull aplikimet për përjashtimet nga tarifa në kopshte dhe çerdhe, për përfitimet e bursave për arsim parauniversitar apo profesional, dhe aplikimet e familjeve të pastreha për programin e strehimit.
“Komisioni mblidhet zakonisht dy herë në vit, por individët kanë të drejtën që të marrin shërbimin imediat sipas nevojave të tyre”, shtoi Çota.
Në mungesë të emërimit të një kryetari të Komisionit përgjegjës për Pakicat Etnike, përgjegjësia e shqyrtimeve i mbetet Ministrisë së Brendshme, që përkthehet në kohën shtesë për shqyrtimin e kërkesave.
Çota i tha BIRN se në këto kushte ata i kanë propozuar zv/Ministres së Brendshme një zgjidhje afatshkurtër.
“Ne propozuam si një zgjidhje afatshkurtër lëshimin e një urdhri të përkohshëm nga Ministria e Brendshme drejtuar institucioneve përkatëse përgjegjëse për këto aplikime, që të mundësohet marrja e shërbimeve deri në zgjidhjen e ngërçit”, theksoi Çota lidhur me çfarë u bisedua në mbledhjen e aktivistëve dhe përfaqësuesve të ministrisë.
Edhe aktivistja Pera shprehet optimiste se kjo zgjidhje do të lehtësojë disi nevojat urgjente të komunitetit Rom dhe Egjiptian.
“Zv.Ministrja Caka na premtoi se maksimumi të premten do të nxjerrë një urdhër që do të shpërndahet në bashkitë e vendit dhe institucionet arsimore dhe do të çlirojë marrjen e shërbimeve deri në një zgjidhje të qëndrueshme”, i tha BIRN Jeta Pera.
Përsa i përket zgjidhjeve afatgjata, drejtuesi i organizatës “Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome” tha për BIRN se propozimet e tyre kishin të bënin me decentralizimin e proceseve të aplikimeve dhe vetëdeklarimit, ose qoftë me digjitalizimin e procesit.
“Kalimi I aplikimeve në mënyrë digjitale në e-albania ndoshta do të ishte një zgjidhje për reduktimin e kohës”, tha aktivisti, mbi propozimet që u hodhën në mbledhjen me zv/Ministren e Brendshme.
“Gjithashtu decentralizimi i procesit nga Ministria e Brendshme, duke i kaluar kompetencat tek pushteti vendor do të ishte një tjetër zgjidhje, por kjo sigurisht do kërkonte ndryshime nëpërmjet VKM-ve”, shtoi Çota.
Ndryshime të reja në Ministrinë e Arsimit, Mjedisit dhe Bujqësisë. Arta Dollani, është liruar nga detyra si drejtor i P&eum...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një 16-vjeçar dyshohet të ketë pë...
Një 16-vjeçar ka rënë prangat e policisë së Korçës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale ...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka vendosur një tarifë të re për energjinë elektrike në stacionet e karikimit të ma...
Dy persona, të cilët dyshohet të jenë pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së drogës, janë kapur gjat&eum...
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Apartamenti”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të...
Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm Hysen Metën, i akuzuar për vrasjen e babait të tij, Pëllumb ...
Një fëmijë 7-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë rrugor mbrëmjen e së mër...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka paralajmëruar Izraelin kundër aneksimit të Bregut të uzurpuar Perëndimor, duke th&eum...
Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona, të dyshuar për krimin e dyfishtë të regjistruar mëngjesin e të mërkurë...