AKTUALITET

Pandemia përgjysmoi dhuruesit/ Në Shqipëri, burrat japin gjak më shumë se gratë

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Qershor 2023, 16:00
Pandemia përgjysmoi dhuruesit/ Në Shqipëri, burrat japin gjak

"Kam nisur të dhuroj që në moshën 18-19 vjeç, por nuk mjafton vetëm dëshira. Në procesin e dhurimit të gjakut shihen të gjitha parametrat dhe bëhen analizat e plota që lidhen me sëmundjet e gjakut, pra është një zinxhir kontrollesh para dhënies së gjakut. Vullnetarizmi është diçka që ndjehet dhe unë personalisht punoj me organizatat joqeveritare dhe ndjek nga afër programet jo vetëm për dhurimin e gjakut, por dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për ti edukuar në lidhje me këtë akt human”.

Holta Koçi është një ndër dhurueset veterane vullnetare të gjakut në Shqipëri, që ka nisur të japë gjak që në moshë të re. Dikur vetëm 18 vjeç, iu përgjigj thirrjes së Kryqit të Kuq për tu bërë pjesë e fushatës së dhurimit të gjakut. Për Gazetasi.al, Koçi tregon se që prej asaj dite ajo nuk u shkëput, duke dhuruar 2 herë në vit sistematikisht, deri më sot që sapo ka mbushur 47 vjeç.

Holta Koçi thotë se në Tiranë fushatat apo takimet ndërgjegjësuese për dhurimin vullnetar janë më të shumta por problem mbeten rrethet.

"Me përjashtim të kryeqytetit, ku lihen datat, caktohen vendet ku duhet të mblidhen dhuruesit e gjakut, në rrethe kryejmë takime të mirë koordinuara. Bëhen planifikime më parë dhe caktohen vendet kur shkojmë për dhurimin e gjakut”, thotë 47-vjeçarja.

Holta Koçi

Sipas vullnetares, në vendin tonë numrin më të madh të dhuruesve të gjakut e përbëjnë meshkujt në raport me femrat.

Kjo, thotë Holta, lidhet dhe me stigmën, ku duket se gratë u besojnë më shumë.

"Jo se femrat nuk dhurojnë, por burrat janë më të thjeshtë, nëse duan, dhurojnë menjëherë. Kurse gratë kanë frikë pasi besojnë se mund të kenë probleme shëndetësore. Por edhe dhurimi vullnetar që bëjnë meshkujt është sporadik. Vijnë nëse shohin grupe që organizojnë fushatat e dhurimit", thotë Holta.

Sipas saj, dhurimi vullnetar është një proces që ndihmon çdo person pasi ka shumë përfitime. Njëra prej tyre, përveç kryerjes periodike të analizave, është plotësimi i nevojës për gjak në spitale, për të gjithë familjarët e dhuruesit vullnetar.

“Unë kam pasur një rast të tillë, kur 6 muaj pasi kisha dhuruar gjak mu desh të përballesha me një emergjencë shëndetësore dhe me kartën e dhuruesit vullnetar, sigurova në spital sasinë e nevojshme”.

 Sipas saj, edhe jashtë shtetit, karta shqiptare e dhuruesit vullnetar të gjakut është e pranueshme dhe në çdo rast nevoje, mundësohet sigurimi i gjakut në spital.

“Unë i bëj apel gjithkujt që nëse dhuroni rregullisht gjak, në çdo rast nevoje ju njihet kartela ku plotësohen datat e dhurimit të gjakut për çdo person. Do t’ju duhet në çdo rast nevoje kur do t’ju kërkohet në spital dhënia e gjakut, në raste operacionesh apo nevoje të familjarit tuaj", thotë dhuruesja vullnetare Holta Koçi.

Ajo thotë se Shqipëria vijon të ketë probleme me dhurimin vullnetar pasi akoma dhurohet vetëm në spitale rregullisht, kur sipas protokollit shëndetësor në rastet e ndërhyrjeve kirurgjikale, dhurohet gjak nga personat e familjarit të shtruar në spital.

Të dhënat e shoqatës së pacientëve talasemikë tregojnë një situatë jo të mirë me furnizimin me gjak përmes transfuzionit. Sipas burimeve zyrtare nga shoqata, si pasojë e uljes drastike të numrit të dhuruesve vullnetarë që prej pandemisë, edhe sasia e gjakut që merret në spitale është përgjysmuar.

"Problemet që krijoi infektimi nga Covid-19, siç është anemia, gati ka përgjysmuar numrin e dhuruesve vullnetarë çka ka shkaktuar problematika me furnizimin me gjak në spitale.

Prej vitit 2020, ne marrim një sasi gjaku, nga 2 që merrnim më parë çka do të thotë se detyrohemi të shkojmë më shpesh në qendrën e gjakut. Por nëse ne që jetojmë në Tiranë nuk e kemi të vështirë, problem mbeten pacientët në rrethe”, thotë një nga pacientët talasemikë që jeton në Tiranë.

Sipas shoqatës së pacientëve talasemikë, aktualisht në vendin tonë numri i të sëmurëve talasemikë shkon diku tek 300, por shumë pacientë janë detyruar të emigrojnë, nisur dhe nga situata shëndetësore e tyre.

"Ne marrim pjesë në fushata dhurimi të gjakut, por shumë prej dhuruesve vullnetarë që ofrohen, pas analizave të gjakut, u refuzohet dhurimi si pasojë e problemeve shëndetësore", thotë një prej anëtarëve të shoqatës për Gazetasi.al.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë