Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë përsëri në tregun valutor në muajin maj, për të frenuar valën e re të rënies të kursit të këmbimit Euro-Lek. Më datë 6 maj, kursi i këmbimit Euro-Lek zbriti në një minimum të ri historik, në nivelin e 97.99 lekëve. Burime nga tregu financiar bëjnë të ditur se, qysh të nesërmen, më datë 7 maj, Banka e Shqipërisë vendosi të ndërhyjë duke blerë Euro në treg, me qëllim për të mos lejuar një rënie të mëtejshme të kursit me Lekun.
Shumat e blera nuk bëhen publike nga Banka e Shqipërisë. Ato publikohen gjithmonë me kohëvonesë, në deklaratat për ndërhyrjet në tregun valutor, në fund të tremujorit pasardhës.
Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor, duke arritur vlerën më të lartë historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë. Blerjet e planifikuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore, në fakt përbënin vetëm një pakicë të shumës së përgjithshme të blerë. Ato vitin e kaluar arritën vlerën e 283.8 milionë euro, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, blerjet direkte, me synim moslejimin e rënies së mëtejshme të kursit Euro-Lek arritën shumën rekord prej 649 milionë eurosh. Për herë të parë vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë ndërmori një ndërhyrje afatgjatë në tregun valutor, me objektiv moslejimin e forcimit të mëtejshëm të monedhës vendase.
Blerjet direkte nisën qysh në muajin maj dhe vazhduan deri në muajin dhjetor, me një ndërprerje të përkohshme në muajin shtator. Muaji me vlerën më të lartë të blerjeve ishte tetori, kur Banka Qendrore bleu 169.4 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.
Kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek vitin e kaluar pësoi një rënie me 7.4% krahasuar me vitin 2023. Gjatë muajit nëntor 2024, kursi i euros regjistroi nivelin më të ulët historik në vlerën e 98.11 lekëve, ndërsa e mbylli vitin 2024 shumë afër kësaj vlere.
Në mungesë të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, rënia e Euros në kursin e këmbimit me lekun do të kishte qenë edhe më e madhe. Banka e Shqipërisë i ka argumentuar ndërhyrjet në kursin e këmbimit me ndjekjen e objektivit të saj të inflacionit. Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron ushtron presione në ulje mbi inflacionin e importuar në ekonomi. Prej më shumë se një viti, inflacioni ndodhet poshtë objektivit prej 3% të Bankës së Shqipërisë.
Një situatë e tillë ka motivuar edhe ndërhyrjet për të frenuar rënien e mëtejshme të kursit Euro-Lek, megjithëse në parim Banka e Shqipërisë ka theksuar se ngelet e përkushtuar ndaj regjimit të lirë të kursit të këmbimit valutor.
Për vitin 2025, Banka e Shqipërisë ka parashikuar gjithsej 22 ankande të blerjes së valutës, mes muajve shkurt dhe dhjetor. Shuma e parashikuar e blerjeve parashikohet në intervalin midis 270 dhe 350 milionë eurove. Megjithatë, kjo shumë nuk përfshin ndërhyrje të mundshme direkte në kursin e këmbimit, të cilat nuk mund të parashikohen. / Monitor
VLORA- Albcontrol njoftoi së fundmi në sistemin e prokurimeve se lidhi kontratën me kompaninë fituese T B S 96 SHPK për të reali...
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me masa ajrore me origjinë veriper&eu...
DHëRMI- Një objekt i çuditshëm është shfaqur ditën e sotme në Dhërmi. Në videon e publikuar nga JOQ Albani...
Projekti HIMARË- Një resort i ri është projektuar dhe pritet që të ndërtohet përgjatë bregdetit t...
DUBAI- Shqiptari i shumëkërkuar nga drejtësia e Ekuadorit, Dritan Gjika është arrestuar ditën e sotme në Dubai. Mediat...
TIRANA- Në një operacion të koordinuar nga Njësia Kombëtare e Interpolit në Ekuador, në bashkëpunim me homologët ...
PRRENJAS- Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak orësh në një minierë në Prrenjas ku për pasojë humbi jet&...
PRRENJAS- Një aksident i rëndë ka ndodhur në minierën e Katjelit në Prrenjas. Një minator ka humbur jetën e sakaq nuk ...
SPANJË-- Një 30-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim prej vitit të kaluar për trafik droge nga Italia, ësht&eum...
SHKODËR- Erdgys Arrazi, bashkëshorit i Alma Arrazit që u mbyt me tre fëmijët në lumin Buna është dënuar me k...