AKTUALITET

‘Parajsa turistike’ e Thethit kërcënohet nga malet e mbeturinave

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Maj 2023, 20:00
‘Parajsa turistike’ e Thethit kërcënohet nga malet e

Turistët në Theth nisin të shkojnë të shumtë që në muajin mars. Natyra aty është mahnitëse dhe shumë prej të huajve mrekullohen prej luginës në mes të majave të bardha të Alpeve.

“Ky vend është një copë parajse,” thotë Patricia Calvo, një vajzë e re nga Spanja që së bashku me një grup bashkëmoshatarësh vizituan Thethin në fillim të Majit. Për të dhe miqtë e saj, vendi dhe njerëzit janë të mrekullueshëm, por syrit të saj nuk i kanë shpëtuar pirgjet e plehrave dhe mungesa e energjisë elektrike.

“Njerëzit janë shumë mikpritës dhe të sjellshëm, por na vjen keq që shohim mbeturina. Ne mendojmë që duhet bërë diçka për pastrimin, sepse duket shumë keq, nuk shkon me këto male, fusha dhe lumenj që duket sikur i ka pikturuar Zoti,” thotë Patricia.

Për pronarët e bujtinave dhe për banorët, situata është emergjente dhe vë seriozisht në rrezik investimet e tyre.

“Mbetjet janë makth më vete. Ka vetëm 5 kazanë në hyrje të fshatit, ne jemi më shumë se 100  bujtina të cilët hedhim çdo ditë mbeturinat, ndërsa firma e pastrimit nuk duket në zonë me javë,” ankohet Fatmir Berishta, pronar i një bujtine në zonë.

Rritja e numrit të vizitorëve vit pas viti dhe shtimi i bujtinave e kanë nxjerrë thuajse jashtë kontrollit situatën, edhe sa i përket menaxhimit të ujërave të zeza, që mblidhen kryesisht në gropa septike dhe që rrezikojnë shëndetin e banorëve. Banorët thonë se megjithë kërkesat shërbimet e ujësjellës kanalizimeve që do duhet të pastronin këto gropa nuk janë dukur ndonjëherë në zonë dhe situata po del prej kontrollit.

Bashkia e Shkodrës pretendoi në përgjigje të dy kërkesave për informacion se po bënte maksimumin për të menaxhuar situatën, por se për këtë duhej bashkëpunimi me banorët. Bashkia pretendoi se Ujësjellës Kanalizime Shkodër ofron shërbimin e pastrimit të gropave septike dhe se shërbimi i pastrimit në zonë bëhej që prej vitit 2022, dy herë në javë.

“Gjatë sezonit turistik të vitit 2022 janë shtuar kontejnerë në katër pika të Thethit, në Qendër Theth, fshatin Gjecaj, tek Kisha e fshatit dhe tek Kulla e ngujimit”, tha bashkia në përgjigje, ku vë në dukje se kishte plane për të përmirësuar infrastrukturën.

Turizmi i qëndrueshëm në pikëpyetje

Bashkia e Shkodës në një reagim për situatën e mbetjeve në Theth,
Bashkia e Shkodës në një reagim për situatën e mbetjeve në Theth,

Numri i të huajve që vizituan Shqipërinë për pushime dhe vizita sipas INSTAT arriti në 7.5 milionë në vitin 2022 dhe pritshmëritë janë që numri i vizitorëve të jetë edhe më i lartë këtë vit. Rritja e sektorit të turizmit sidomos pas pandemisë në Shqipëri, është ndër më të lartat sipas INSTAT.

INSTAT nuk ka të dhëna specifike për Thethin, por të dhënat mujore për vitin 2022 sugjerojnë një rritje prej 33 për qind në muajin Maj për të gjithë zonën që përfshin Alpet.  Drejtori i  Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha, thotë se Thethi numëroi më shumë se 100 mijë turistë vitin që shkoi dhe pritshmëritë janë që numrat të vijnë në rritje.

Megjithatë, rritja e numrit të vizitorëve dhe rritja e numrit të njësive akomoduese nuk është shoqëruar me infrastrukturë publike për të menaxhuar flukset.

Zona ka ende mungesë të furnizimit me energji elektrike, dhe kur ajo është e pranishme, është e dobët dhe e pamjaftueshme qoftë edhe për të karikuar një celular. Patricia Calvo, turistja nga Spanja u ankua se nuk mundi të bënte foto për shkak të mungesës së energjisë.

“Ne zhvillojmë turizëm me gjenerator në vitin 2023 dhe kjo është absurde. Edhe kur ka energji ajo është aq e dobët sa nuk arrihet të karikohet një celular ndërsa elektroshtëpiaket digjen çdo vit dhe askush nuk na kompenson,” thotë biznesmeni Fatmir Berishta.

Por ndërsa energjisë, banorët përpiqen t’ia gjejnë anën dhe pse me kosto të larta, mbetjet nuk mund të menaxhohen prej tyre, aq më shumë kur ndotja është e shtrirë në territor.

Kreu i AdZM-së, Dardha thotë se ndotja në Theth, për shkak të numrit të lartë të vizitorëve është “alarmante dhe e papranueshme”.

Ai tregon se përtej magjisë që ofron ky fshat, ka një problematikë të theksuar sa i përket ndotjes së shtigjeve malore nga turistët. Sipas shefit të AdZM-së ndryshe nga fshati, vetë shtigjet në male nuk pastrohen dhe nuk ka një përpjekje për të krijuar infrastrukturë pranë tyre.

“Duke qenë se është një turizëm natyror, vizitorët tentojnë të vizitojnë shtigjet, por ato i ndotin., Në disa herë u kemi kërkuar që të gjejmë një mekanizëm që të mos pastrohet vetëm qendra, por edhe zonat përreth dhe  shtigjet”, thotë ai.

Me rritjen e numrit të bujtinave dhe rritjen e numrit të vizitorëve, nevojiten gjithashtu investime edhe në menazhimin e ujërave të zeza. “Në vitet pasardhëse do të jenë një problematikë e madhe. Shpresojmë që nuk do të ndotin ujërat apo lumin,” shtoi Dardha.

Për shkak të pamundësisë se menaxhimit dhe fluksit të lartë të vizitorëve ka ditë që sapo futesh në fshatin turistik ndeshesh me pirgje me mbeturina, teksa nuk mungojnë dhe kafshët të cilat ushqehen me këto mbetje.

“Në pikun e sezonit vijnë një herë në javë dhe mbledhin mbetjet, por kjo nuk është zgjidhje pasi mund të imagjinoni vetë sesi bëhet këtu kur vizitorë ditorë ka më shumë se 1000 persona ndërsa në fundjavë numri dyfishohet,” ankohet Berishta.

Bashkia e Shkodrës në përgjigje të kërkesave për informacion i tha BIRN, se ajo kishte rritur përpjekjet për të menaxhuar mbetjet në zonën e Thethit. Bashkia këmbëngul se ndërmarrja e pastrimit shkon dy herë në javë në Theth gjatë sezonit turistik dhe se ka gati një plan për të përmirësuar kontejnerët që ato të mos jenë lehtësisht të arritshëm nga kafshët që më pas bëjnë shpërndarjen e mbetjeve duke krijuar ndotje.

“Në vijimësi është parashikuar të ndërtohen platforma për pikat e grumbullimit për arsye që mos të ketë ndërhyrje të kafshëve në to, gjithashtu dhe do të shihet mundësia që me bashkëpunimin edhe të organizatave të ketë një sistem të disiplinuar të dorëzimit të mbetjeve në pikat e grumbullimit”, thuhet në përgjigjen e bashkisë.

Një kontejner i tejmbushur mbeturinash në hyrje të fshatit. Foto:Emi Kalaja.
Një kontejner i tejmbushur mbeturinash në hyrje të fshatit. Foto:Emi Kalaja.

Bashkia thotë se ka kërkuar ndihmë edhe të organizatave të mjedisit dhe ka në plan të ndërtojë një sistem të disiplinuar të dorëzimit të mbetjeve në pikat e grumbullimit, me një orar të caktuar. Sipas bashkisë, duke eliminuar dorëzimin e mbetjeve në çdo orar, do të shmangeshin shpërndarja e mbeturinave nga kafshët dhe do të “synohet mbulimit më i gjerë i territorit të njësisë administrative Shalë, me grumbullimin derë më derë veçanërisht në pikat turistike të largëta nga qendra”.

Por bizneset lokale i thanë BIRN se mundësia që u ishte ofruar, që t’i mbanin mbetjet në afërsi të bujtinave deri në ditën e kalimit të makinës që mund t’i mblidhte, nuk shihej si zgjidhje për ta për shkak se makina kalon shumë rrallë dhe shpesh e mbushur nga mbetjet në zonat më të ulëta.

“Që në muajin prill ka qenë e pamjaftueshme që mbetjet të mblidhen vetëm dy herë në javë, imagjino qershor, korrik, gusht, kur sot në prill nuk gjen dhoma në Theth dhe punojmë me kapacitet të plotë,” thotë Arjan Cerku, operator turizmi.

Ndërkohë, të tjerë banorë ankohen se numri i koshave është i pamjaftueshëm. Ndoc Bjeshka, banor i Ndërlysaj pranë Thethit thotë për BIRN se zona ku ai ka kullën është rruga që të dërgon drejt vendit të njohur si “Syri i kaltër”,  një prej pikave më të frekuentuara në Theth, por sipas tij aty nuk ka asnjë kosh apo kazan për hedhjen e mbeturinave.

“Është katastrofë të ndotet “Syri i kaltër” në Theth, por këtu s’ka asnjë kosh apo kazan, turistët i marrin mbetjet në qese dhe habiten se bëjnë me kilometra rrugë dhe nuk gjejnë një vend ku t’i hedhin”, thotë ai. Ai ankohet se nga ana tjetër vizitorët vendas janë shpërfillës dhe i hedhin mbetjet tek përrenjtë të cilët po mbushen plot.

Për bizneset lokale të turizmit, si ai që ka Blerim Gurra, këto pamje janë një vrasje e ngadaltë. Gurra thotë se shqetësohet shumë nga komentet në faqet online si platforma Booking, ku shënimet tregojnë për situatën e pakëndshme të mbetjeve.

“Komentet mbesin aty edhe dy vite, për të huajt ky element është i rëndësishëm. Politikanët thonë se kanë prioritet turizmin, por janë vetëm fjalë. Ne të gjitha po i bëjmë vetë me shumë sakrifica,” tha Gurra.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan