AKTUALITET

“Parajsë offshore”/ Tedi Blushi denoncon “Durana Tech Park” në Xhafzotaj: Parku teknologjik nuk ekziston, vetëm një livadh

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Janar 2026, 16:39

“Parajsë offshore”/ Tedi Blushi denoncon “Durana Tech

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar nga Xhafzotaj i Durrësit atë që e cilëson si “parajsë offshore” të kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se “Durana Tech Park” ekziston vetëm në projektet 3D të qeverisë.

Blushi tha se në territorin ku, sipas qeverisë, operojnë dhjetëra kompani teknologjie dhe start-up-e, nuk ka asnjë ndërtim, por vetëm një livadh, ndërsa bizneset përfitojnë lehtësira të mëdha fiskale dhe përjashtim total nga taksat.

Ai e krahasoi skemën e denoncuar më herët nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, me aferën e inceneratorëve dhe i bëri thirrje SPAK-ut të verifikojë në terren ekzistencën e parkut teknologjik, duke e quajtur çështjen një aferë të rëndë korrupsioni në dëm të buxhetit të shtetit.

Denoncimi i Tedi Blushit

Ndodhem në Xhafzotaj të Durrësit, përballë një skene krimi.
Këtu, sipas projektit 3D të qeverisë, ndodhet “Durana Tech Park”, një qendër, sipas Edi Ramës, e Inovacionit dhe ekselencës, ku operojnë një numër i madh biznesesh në fushën e teknologjisë dhe të Start-up-eve, por në fakt, siç e shihni është thjesht dhe vetëm një livadh.
Në Prill të vitit të kaluar, Edi Rama ju prezantoi shqiptarëve këtë projekt madhështor të “Duranës”, madje njoftoi se këtu sapo ishin futur dhe rezidentët e parë, duke ndarë madje edhe çertefikatat .
Kjo është harta e “Duranës” në variantin 3D.
Këto janë qendrat moderne të ndërtuara në këtë territor, por në fakt, siç shihet qartë është thjesht dhe vetëm një livadh.
“Durana” duhet të ishte park, siç e thotë ligji 58 i vitit 2021, i cili përcakton në mënyrë të qartë se çfarë është një park teknologjik dhe me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo zonë gëzon një status të veçantë, është një parajsë fiskale për zhvillimin ekonomik dhe ku operojnë, të paktën, 46 kompani në fushën e teknologjisë, por numuri i tyre, në fakt, llogaritet të jetë mbi 100.
E ngjashme me skemën kriminale të inceneratorëve, nuk ka një tullë të vendosur e jo më të flitet për një park Teknologjik.
Parku ekziston vetëm në këtë projekt 3D të Edi Ramës.
Çfarë ndodh në të vërtetë në këtë skemë kriminale, në qendër të skemës ndodhet 


Skema mbështetet mbi Shoqatën e Kompanive të Teknologjisë së Informacionit.
Një strukturë private që rekruton kompani në katër nivele anëtarësimi, Individual, Silver, Gold dhe Platinium.
“Durana Tech Park” rezulton e regjistruar në 20 Shkurt të vitit të kaluar, në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe është themeluar gati një muaj e gjysmë pasi Ermal Beqiri, i shpallur sot në kërkim nga SPAK për aferën e AKSH-IT, aferën ku është përfshirë direkt familja e Kryeministrit Edi Rama dhe thuajse të gjitha kompanitë kanë transferuar fiktivisht adresën, këtu në Xhafzotaj, në këtë livadh, për të përfituar përjashtim total nga taksat, duke e kthyer ligjin e Techno Parkut në një armë të tmerrshme, vrastare të abuzimit financiar, koston e të cilëve e vuajnë qytetarët shqiptarë.
Më konkretisht unë po ju lexoj se çfarë përfitojnë të gjitha këto kompani, që në fakt janë kompani fiktive, por që përfitojnë një numër të madh benefitesh nga shteti shqiptar.
Kompanitë përfitojnë 0% tatim mbi fitimin për një periudhë 15 – vjeçare për të gjitha të ardhurat që gjenerojnë nga veprimtari, të cilat presupozohet se zhvillohen në këtë park, në këtë livadh.
Përjashtim nga TVSH-ja për mallrat dhe shërbimet e përdorura për qëllime kërkimi dhe zhvillimi.
Lehtësime në sigurimet shoqërore, ku kontributet mund të paguhen mbi bazën e pagës minimale për një periudhë të caktuar.
Përjashtim nga të gjitha taksat për një periudhë 10-vjeçare për pagat e personelit që punon në kërkim-zhvillim në këtë park inekzistent.
Përjashtim nga taksat e ndikimit në infrastrukturë dhe taksa e pasurisë së paluajtshme për një periudhë 10-vjeçare për ndërtimet e supozuara të ndërtuara në këtë park, me vendim të Këshillit të Ministrave.
Pra është mëse e qartë se çfarë krimi monstruoz, se çfarë afere monstruoze po realizohet në të ashtuquajturin Park “Durana”, një parajsë fiskale e ideuar nga Edi Rama, përfituesit e së cilës janë pikërisht ata, të cilët Edi Rama i përdor si mashë apo si levë.
Ermal Beqiri, Ergys Agasi e dhjetra kompani të tjera fiktive, selitë e të cilave mund të jenë në “Bllok” ose nuk ekzistojnë fare, sigurisht në letra po e po, por që për shkak se janë regjistruar sikur janë rezidentë, sikur kanë zyrat në këtë livadh, që është livadhi i korrupsionit të Edi Ramës, përfitojnë falje taksash, TVSH të ulët, kur ndërkohë është e njëjta qeveri, e cila refuzon të ulë TVSH-në për ushqimet e shportës, për pensionistët dhe për të gjithë ata shqiptarë, të cilët sot paguajnë bukën, miellin, vajin, orizin më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian.
Për pensionistët, për shqiptarët e thjeshtë që mezi përballojnë rritjen e çmimeve, qeveria nuk parashikon ulje TVSH-je.
Ndërsa për këto biznese që nuk ekzistojnë dhe për këtë park që nuk ekziston, por që në fakt po e zhvatin çdo ditë buxhetin e shtetit, jepet TVSH 0 dhe përjashtim nga taksat nga 10 deri 15 vite.
Ja pra, një tjetër kryevepër korrupsioni e Edi Ramës, e ngjashme me inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.
E ftoj SPAK-un të vizitojë livadhin dhe të na tregojë godinën e “Durana Tech Park”, për të cilën Edi Rama shpërndau edhe çertefikatat e para dhe njoftoi se të paktën 40 rezidentë ndodheshin në këtë godinë.
Siç e theksova, erdhëm ti takonim, por e vetmja që na priti ishte ajo lopë në fund të mullarit.
Një lopë pa zot.
Përshëndetje nga Xhafzotaj!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan