AKTUALITET

Parkinson nuk është më sëmundja e të moshuarve në Shqipëri

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Qershor 2023, 14:00
Parkinson nuk është më sëmundja e të moshuarve në

Parkinsoni është një sëmundje neurodegjenerative e lidhur me moshën, kështu që me rritjen e moshës mesatare, mjeku neurolog thotë se “sigurisht do të kemi rritje edhe të numrit të personave të prekur nga kjo sëmundje”. Statistikat e përhapjes së Parkinsonit në Shqipëri janë të përafërta me ato Europiane, ku prevalenca është rreth 150 raste me Parkinson për 100.000 banorë ndërsa incidenca (rastet qe diagnostikohen në një vit të caktuar) është 10-15 raste për 100.000 banorë në vit.

Mjeku neurolog Genci Çakçiri thotë se në Shqipëri vihet re një tendencë në rritje gjatë viteve të fundit dhe jo vetëm për shkak të rritjes së moshës mesatare, “pasi po shihet një rritje edhe te moshat e reja me këtë diagnozë”.

Mjeku Neurolog thotë për Gazetasi.al se ndërgjegjësimi për kujdesin shëndetësor tek moshat e reja ka bërë që të diagnostikohen më shumë raste.

“Në të shkuarën është parë si një problem i lidhur me moshën dhe ndoshta prandaj ka pasur më pak vizita për Parkinson”, thotë mjeku duke shtuar se shenja kryesore dhe ajo që nuk mungon asnjëherë tek të sëmurët me Parkinson është bradikinezia apo ngadalësia e lëvizjeve. Më pas vijnë tremori apo dridhja, sidomos e duarve, ngurtësimi i muskulaturës së duarve dhe këmbëve, çrregullimet e ekuilibrit si dhe një sërë shenjash të tjera që konsiderohen si shenja dytësore të Parkinsonit.

“Këto shenja variojnë nga një pacient tek tjetri dhe varen nga kohëzgjatja e sëmundjes. Për fat të keq këto shenja përkeqësohen në mënyrë progresive dhe mjekimi mund të arrije vetëm për një kohë të caktuar qe t’i kontrolloje ato”.

Mjeku shton se përveç rritjes së numrit të moshave të reja të prekura me këtë sëmundje nuk është vënë re ndonjë ndryshim në paraqitjen klinike të sëmundjes, pasi vetë sëmundja ka një larmishmëri të fenomeneve klinike, ecurisë dhe reagimit ndaj mjekimeve.

Incidenca dhe prevalenca shtohen ndjeshëm pas moshës 65 vjeç dhe ky numër shtohet në mënyrë progresive deri në dekadën e 8 apo të 9 të jetës.

“Nëse më parë rastet nën 50 vjeç me Parkinson ishin shumë të rralla, gjatë dekadës së fundit kemi hasur gjithnjë e më shumë raste në këtë grupmoshë. Kur shenjat shfaqen para moshës 50 vjeç konsiderohet si Parkinson me fillim të hershëm. Në raste jashtëzakonisht të rralla, të cilat kryesisht janë forma gjenetike të sëmundjes, mund të kemi fillim të sëmundjes që në adoleshencë dhe ky quhet Parkinson Juvenil.

Nga ana fiziopatologjike shkaku i Sëmundjes së Parkinsonit është shkatërrimi i një grupi qelizash nervore të cilat ndodhen në një pjesë të trurit të quajtur mezencefalon (truri i mesëm) dhe që prodhojnë një neurotransmetues që quhet Dopaminë. Mungesa e dopaminës është përgjegjëse për shumicën e shenjave klinike që ne shohim tek këta pacientë. Por arsyeja perse ndodh ky shkatërrim tek disa persona dhe jo tek të tjerët ende nuk është e qartë, mendohet se mund të jetë një kombinim i shkaqeve gjenetike dhe atyre ambientale.

Mjeku Neurolog thotë se Parkinsoni është ndër sëmundjet neurologjike më të studiuara sot për sot, si përsa i përket trajtimeve sa më efikase ashtu edhe për të kuptuar nëse mund të parandalohet apo frenohet avancimi. Për momentin mbetet një nga diagnozat me invalidizuese, sidomos për moshën e tretë, por falë këtyre studimeve dhe terapive moderne mund te arrihet një kontroll klinik i mirë dhe afatgjatë i shenjave klinike të kësaj sëmundjeje.

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 10 Qershor08:36

WhatsApp prezanton Channels

WhatsApp ka lançuar Channels, një mënyrë të re për të mbajtur njerëzit në aplikacion. Funksioni do të tho...

AKTUALITET 9 Qershor21:41

Korçarja që dashuron Ramën

Piranjat udhëtuan në vendin e ‘serenatave’ pasi atje takuan një vajzë të quajtur Anxhela, e cila ‘cushin’ e s...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë