AKTUALITET

Partia e Lirisë: Arsimimi në Shqipëri në kushte të mjerueshme

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2025, 11:59

Partia e Lirisë: Arsimimi në Shqipëri në kushte të

Sot në ditën e alfabetit të gjuhës shqipe, Zv. Sekretares së Përgjithshme, Znj. Brunilda Haxhiu e Partisë së Lirisë deklaroi se arsimi në Shqipëri ndodhet në gjendje të mjerueshme.

Sipas Haxhiut në shumë shkolla mungojnë kushtet për një arsimim cilësor, si laboratorët, mësuesit, ngrohje gjatë dimrit dhe transporti.

“Shkollat janë amortizuar dhe rrezikojnë jetën e nxënësve. Kërkimi shkencor financohet me 0.06 përqind të prodhimit të brendshëm bruto. Në ditën e alfabetit duhet të flasim për shkollat që janë pa ngrohje, 35 mijë nxënës ecin disa kilometra në ditë për të arritur në shkollë. Një vend që pretendon të jetë anëtar i BE-sw. 60 përqind e maturantëve duan të largohen nga Shqipëria sepse nuk e shikojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Ky buxhet nuk i ndihmon aspak nxënësit. Duhet investim për laboratorët në shkolla. Arsimi ka nevojë për rikonceptim të plotë”, deklaroi Haxhiu.

Deklarata plotë

"Sot, në Ditën e Alfabetit, sistemi ynë arsimor është më larg se kurrë nga misioni i tij i vërtetë: të japë dije , të emancipojë dhe të hapë horizonte për brezat e rinj.
Buxheti i arsimit për vitin 2026 paraqitet me objektiva ambicioze, por kur prek shifrat, zbulon propaganden. Investimet kapitale janë vetëm 0.2–0.3% e PBB, më të ulëtat në rajon. Në një vend ku 40% e shkollave janë ndërtuar para viteve ’90, ku shkollat jane amortizuar dhe rrezikojnë jetën e fëmijëve, ky nivel financimi është thjesht i pamjaftueshëm.

Dita e Alfabetit është dita e dijes, por kërkimi shkencor në Shqipëri financohet me 0.06% të PBB-së, më pak se çdo vend tjetër në Ballkan. Ndërsa Europa investon 2.2% për shkencën, qeveria jonë investon aq pak, saqë universitetet tona mbijetojnë vetëm falë projekteve të huaja.

Në Ditën e Alfabetit duhet të flasim edhe për fëmijët që mësojnë në shkolla pa ngrohje, në klasa të mbingarkuara, pa laboratorë, pa pajisje, pa bibliotekë funksionale. Duhet të flasim për 35 mijë nxënës që ecin kilometra çdo ditë, sepse transporti arsimor i premtuar nuk ofrohet.

Duhet të flasim për faktin se një psikolog mbulon deri në 1,500 nxënës dhe se qindra shkolla funksionojnë me dy turne – një praktikë e vendeve të pazhvilluara, jo e një vendi që pretendon të jetë pjesë e Europës.

Dhe, mbi të gjitha, sot duhet të flasim për një tragjedi kombëtare: 63% e maturantëve duan të largohen nga Shqipëria sepse nuk shohin asnje prespektive per te ardhmen.

Në këtë ditë të shenjtë të kombit, kur përkujtojmë intelektualet shqiptare që ngritën arsim, kulturë dhe identitet kombetar, qeveria sjell një buxhet që i bie ndesh çdo parimi të Rilindjes sonë të vërtetë kombëtare.

Dita e Alfabetit duhet të jetë ditë reflektimi kombëtar. Thirrja jonë sot është e qartë:

Shqipëria ka nevojë për një rilindje të arsimit duke e buxhetuar atë . Duke ringritur figuren e mesuesit si autoritet i edukimit per dijen dhe model i shoqerise.

Duhet investim për laboratorë, për kërkim shkencor, për siguri ne shkolla, për dinjitet te mesuesit dhe nxenesit dhe mundesi reale per punesim per të rinjtë e këtij vendi.
Arsimi ka nevojë për një rikonceptim të plotë, për një financim të vërtetë dhe për politika që adresojnë realisht sfidat e sotme; vetëm kështu Shqipëria mund të ndërtojë një sistem arsimor dinjitoz, modern dhe të drejtë, që u jep fëmijëve tanë mundësi të barabarta, të rinjve perspektivë dhe vendit një të ardhme."

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?