AKTUALITET

Partnerët e Kushner hapin kompani në Shqipëri/ Vëllezërit Khayyat regjistrojnë "Sazan Operations", por do të ndërtojnë Zvërnecin

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Prill 2026, 15:57

Partnerët e Kushner hapin kompani në Shqipëri/

Në dhjetor të vitit të kaluar, në regjistrin e ndërmarrjeve të Katarit u themelua një kompani me emrin Sazan Operations Holding LLC.  Por themelimi i një kompanie me emrin e Sazanit në Katar nuk ishte aspak e rastësishme. 

Themelimi i Sazan Holding ne Katar

Partnerët e Kushner hapin kompani në Shqipëri/

Pak ditë më parë, Sazan Operations Holding LLC themeloi në Shqipëri kompaninë Sazan Operations shpk. Sipas dokumentave të depozituara në QKB, objekti i veprimtarisë do të jetë zhvillimi i pasurive të paluajtshme, zotërimi dhe menaxhimi i hoteleve etj.

Partnerët e Kushner hapin kompani në Shqipëri/

Themelimi i Sazan Operations ne Shqiperi

Por ndonëse emri i kompanisë thotë Sazan, projekti ku do të përfshihet vërtetë shoqëria është resorti i Zvërnecit. Por kush qëndron pas kompanisë nga Katari?

Vëllezërit Khayyat

Sipas dokumentave të regjistruara në Katar, kompania është themeluar nga Khaled Zi Alnon dhe Mohamad Omar Almashhour. I pari është anëtar i bordit drejtues të Assets Group, ndërsa i dyti është shefi i Financave dhe këshilltari personal i Moutaz Al-Khayyat.

Partnerët e Kushner hapin kompani në Shqipëri/

Themeluesit e Sazan Operations

Assets Group është një nga kompanitë e shumta që zotërohen nga vëllezërit Khayyat, Moutaz dhe Ramiz Khayyat. Të lindur në Siri ata tashmë janë shpërngulur në Katar, ku kanë ndërtuar një perandori të vërtetë financiare, e cila përbëhet nga disa kompani shumë të mëdha si Assets Group, Poëer International Holding, Urbacon Trading and Contracting etj. Por veç fuqisë së madhe financiare, vëllezërit Khayyat njihen ndryshe edhe si ortakë të Jared Kushnerit, dhendrrit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Një ditë më parë, prestigjozja amerikane New York Times i kushtoi një artikull të gjatë vëllezërve Khayyat dhe lidhjes së tyre me Kushner. I titulluar "Miliarderët sirianë kishin nevojë për një favor në Uashington, ata thirrën emrin e Trump", artikulli shpjegon në detaje se kush janë vëllezërit Khayatt dhe lidhjen e tyre me familjen e Presidentit Trump.

Partnerët e Kushner hapin kompani në Shqipëri/

Mes ortakërive, gazeta amerikane citon dhe negocimin e një marrëveshje për ndërtimin e një resorti multi miliardë dollarësh në Shqipëri.

Sazani? Jo, Zvërneci

Ndonëse emri i kompanisë së Khayyatëve në Shqipëri është Sazan Operations, në të vërtetë kompania do të marrë pjesë në ndërtimin e resortit të Zvërnecit. Gjigandët nga Katari do të jenë një nga kompanitë përbërëse të konsorciumit për ndërtimin e resortit ultra luksoz, leja e të cilit është marrë nga kompania Zvërnec South Adriatic Development shpk.

Kjo e fundit zotërohet nga një kompani holandeze, por ajo nuk do të jetë kompania e vetme e projektit. Kapitali ka raportuar më parë se pjesë e projektit do të jenë edhe vëllezërit Khayyat. (Lexo këtu). Prania e gjigandëve ndërkombëtarë të këtyre përmasave sinjalizon se projekti i Zvërnecit po avancon me shpejtësi drejt realizimit, ndryshe nga ai i Sazanit, i cili duket më kompleks, por edhe më i vështirë për t'u realizuar.

Një ditë më parë Komiteti i Investimeve Strategjike njoftoi se ka shtyrë afatin për zbatimin e projektit prej 1.4 miliardë eurosh për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, duke argumentuar se kompleksiteti teknik, ligjor dhe infrastrukturor ka ngadalësuar ecurinë e planit fillestar./Kapitali

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve