AKTUALITET

Pas Ballukut, Anila Denaj ‘vihet në rresht’, detyroi doganat të ndalin veprimet ndaj Bankers Petroleum

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Maj 2026, 23:08
Pas Ballukut, Anila Denaj ‘vihet në rresht’, detyroi doganat

Pasi Belinda Balluku, kreu detyrën e saj, duke bërë eksperten e naftës dhe ligjeve fiskale, tashmë brenda së njëjtës ditë edhe Ministrja Anila Denaj arrin të analizojë të gjithë parashtrimet e Ballukut dhe të abuzojë me detyrën e saj duke iu drejtuar Doganave që të ndalin çdo vendimmarrje kundër Bankers.
Brenda së njëjtës ditë, më datë 17 korrik 2019, Ministrja e Financave Anila Denaj i drejtohet me shkresë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ku që në kokë të saj kërkon pezullimin e procedurës administrative deri në marrjen e një vendimi. Denaj shprehet në fillim të shkresës se kjo çështje është shumë komplekse dhe se ka volum shumë të madh paraje dhe informacioni. Ndryshe nga sa janë shprehur më parë koleget e saj ministra të Financave Arben Ahmetaj apo Erion Luçi, që çështja ishte shumë e qartë, sipas ligjit Bankers duhet të paguajë akcizë për holluesin. PIKE

Ndodhur në kushtet kur nga shqyrtimi i materialeve të sipërpërmendura rezulton se kemi të bëjmë me:
Një problem shumë të rëndësishëm dhe të ndërlikuar qoftë nga shifra e konstatuar, qoftë nga shtrirja kohore e tij apo edhe zhvillimet e mëparshme administrative/gjyqësore ndërmjet Administratës Doganore nga njëra anë si dhe Bankers Petroleum Albania nga ana tjetër. Kompleksitetin dhe volumin e kësaj çështjeje, ku konstatohen një volum i gjerë, specifikat dhe ndërlikimet që ajo paraqet, si dhe koha e shkurtër në dispozicion(sipas neneve 97,98,99 të ligjit 61/2012

Më pas Denaj i vë përfundimisht shkelmin ligjit dhe merr funksione apo autoritet që bazuar në Kodin Doganor apo ligjit për akcizat, e ka vetëm Administrata Doganore.

Si dhe në kushtet kur për këtë çështje janë investuar edhe Avokatura e Shtetit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe pritet një interpretim/vendim përfundimtar në lidhje me dispozitat e ligjit 61/2012 “Për akcizat në R.Sh” të ndryshuar, çmohet e domosdoshme pezullimi i procedurës administrative për marrjen e vendimit nga Autoritetet Doganore.
Sa më sipër e bazuar në nenin 66/1 të ligjit nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të republikës së Shqipërisë”, Autoriteti Doganor të procedojë me pezullimin e procedurës administrative deri në marrjen e një interpretimi/vendimi përfundimtar për këtë çështje dhe të njoftojë operatorin ekonomik.

Anila Denaj siç shihet dhe nga kjo shkresë që nuk përmban brenda saj asnjë bazë ligjore, nen, vkm, udhëzim etj urdhëron Doganat të pezullojë veprimet dhe të mos i vendosë gjobën Bankersit. Në shkresë citon se dikush do marrë një vendim por pa përcaktuar se cili autoritet do e marrë këtë vendim dhe kur. Për ta kamufluar disi shkeljen e saj ligjore Denaj citon një nen të kodit të procedurës administrative që në fakt nuk ka asnjë lidhje me rastin në fjalë. Kjo shkresë e Ministreshës së Financave i përcillet me urgjencë në të njëjtën ditë Administratës Doganore e cila e gjendur nën presion nga kjo e fundit, po brenda një dite merr vendim duke pezulluar vendosjen e gjobës së Bankers.

DREJTORIA E DOGANAVE – sërish me shkresë

Vendim datë 17.07.2019
“Për pezullimin e procedurës administrative”
Në vijim të vendimit të ndërmjetëm nr.3202/3 prot datë 17.06.2019, pranë Degës së Doganës Fier, ndër të tjera janë administruar shkresat:
Nr.659/1 prot datë 12.06.201 dhe nr664/1 prot datë 18.06.2019 të operatorit Bankers Petroleum
Nr 13659/2 prot datë 16.07.2019 të DPD…
Nr.13646 prot datë 17.07.2019 të Ministrit të Financave
të cilat janë në lidhje me procedurën e ndjekur deri tani me operatorin Bankers Petroleum Albania, si dhe në zbatim të shkresës nr.13646 prot datë 17.07.2019 të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë ….

Vendosa:
Autoriteti Doganor- Dega Doganës Fier të pezullojë procedurën e ndjekur me operatorin ekonomik Bankers Petroleum Albania deri në marrjen e një interpretimi/vendimi përfundimtar sipas shkresës së ardhur nga MFE.

Anila Denaj me një vendim në shkelje flagrante të ligjit detyroi Doganën Fier që të mos kërkonte pagesën e akcizës te Bankers, akcizë që shkonte në dhjetra milion euro. Deri në këtë datë e gjithë administrata shtetërore ishte e qartë dhe nuk kishte nevojë për interpretime të tjera. I qartë ishte në shkresën e tij Arben Ahmetaj. I qartë ishte edhe Erion Luçi. E qartë ishte edhe Administrata Doganore e drejtuar nga Elisa Spiropali kur nisi kontrollet. Siç e tregoi edhe koha, e qartë ishte dhe Gjykata e Lartë kur vendosi në mars të vitit 2022 të rrëzonte pretendimet e Bankers. E qartë më pas në korrik të vitit 2022 ishte dhe Gjykata Kushtetuese kur rrëzoi padinë e Bankersit. Por të paqarta ishin vetëm dy ministret Belinda Balluku dhe Anila Denaj që me vendimmarrjen e tyre personale bllokuan gjobitjen dhe marrjen e taksave nga Bankers Petroleum. /Plug/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan