Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

SHKUP- Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të premten se do ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e Ligjit të shumëpërfolur për gjuhët gjatë një seance më 11 dhjetor.
“Gjykata nuk do ta komentojë qëndrimin e askujt. Pas përfundimit të seancës do të mbahet konferenca e rregullt për shtyp, në të cilën do të përgjigjemi në të gjitha pyetjet e juaja”, tha të premten Gjykata Kushtetuese.
Ky Ligj, i cili nisi të diskutohet qysh më 2017 dhe u miratua më 2018, parasheh përdorim të zgjeruar të gjuhës shqipe, dhe e përmend atë në mënyrë specifike në nenin 2. Kushtetuesja pritet ta shqyrtojë edhe nenin 2 të këtij ligji. Lënda që lidhet me kundërshtimin e këtij ligji, përfshin 13 iniciativa të parashtruara nga qytetarë, parti politike dhe shoqata të ndryshme që prej vitit 2019.
Vendimi për kushtetutshmërinë e ligjit ka shkaktuar reagime të forta politike, veçanërisht pas shfuqizimit të mekanizmit të Balancuesit më 9 tetor, një instrument që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve në institucione shtetërore.
Për Ligjin për gjuhët, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, nga koalicioni shqiptar VLEN, pjesë e Qeverisë, i porositi të premten qytetarët dhe institucionet që ta marrin me “gjakftohtësi” çështjen. Ai shtoi se Kushtetuesja duhet ta shohë këtë ligj edhe si “çështje politike, dhe jo vetëm si juridike”.
“Ligji i gjuhëve del nga Marrëveshja e Ohrit, dhe është shtylla e këtij shteti. Kushdo që prek Marrëveshjen e Ohrit ka prekur marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin”, tha Mexhiti.
Paraprakisht, Mexhiti njoftoi se gjyqtarët shqiptarë në gjykatën Kushtetuese do ta bojkotojnë seancën e 11 dhjetorit.
“Është prononcuar edhe kryetari që duhet të marrin pjesë të gjithë gjykatësit dhe nëse dikush mungon, atëherë nuk ka legjitimitet vendimi”, tha ai.
Nga ana tjetër, opozita shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të premten, përmes një komunikate, paralajmëroi për “pasoja të rënda” në rast të shfuqizimit të ligjit.
“Nëse Gjykata Kushtetuese vendos të shkatërrojë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, pasojat do të jenë të parikuperueshme, dhe ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për atë që mund të pasojë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Përkundër këtyre paralajmërime, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, thotë se nuk ka rrezik për sigurinë e vendit, cilido qoftë vendimi i Kushtetueses.
“Nuk ka rrezik ndaj sigurisë. As që kemi lejuar ndonjëherë të ketë. Ne kemi paralajmëruar se ka përpjekje që të cenohet siguria. Kjo që e lexuat është një nga ato përpjekje”, tha të premten kryeministri Mickoski.
Mickoski, më herët, kishte deklaruar se nuk kontestohet i gjithë ligji, por “vetëm dy-tri dispozita”. Por, partia e tij, VMRO DPMNE e ka kundërshtuar vazhdimisht ligjin dhe është zotuar se do të bëjë “korrigjime”, kur të fitojë pushtetin. Ligji për përdorimin e gjuhëve ka pesë vjet që qëndron në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese. Balancuesi dhe Ligji i gjuhëve u përfshinë në rendin e ditës pak muaj pasi VMRO-DPMNE-ja mori pushtetin në Maqedoninë e Veriut./ REL
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-juristin e Kadastrë...
KROACI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Kroaci, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Mësohet se njëri nga viktimat...
GREQIA- 24 persona janë arrestuar nga operacioni i zhvilluar në Greqi dhe i iniciuar nga komunikimet në platformën Sky ECC dhe Encroc...
GREQI- Vijojnë të dalin detaje të reja nga ngjarja makabër në familjen shqiptare në Greqi. Gjithashtu kunata e autorit të k...
viktima-autori GREQI- Krimi makabër që u zbulua mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një shqiptar kishte vrarë bashkëshorten ...
mallra kontrabande TIRANË- Policia e Tiranës ka sekuestruar në 3 subjekte në kryeqytet mallra të kontrabanduara, ndërkohë...
foto ilustruese DURRËS- Një 33-vjeçar është gjetur i vdekur nga policia e Durrësit. Mësohet se trupi i tij u gjet n&eu...
TIRANË- Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, që ndërroi jetë në një spital në Spanjë dhe u soll në vendin to...
LUSHNJË- Një 59-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Lushnjës. Sipas bluve, dyshohet se personi me inicial...
policia TIRANË- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi kërcënuan dhe kanos&eum...