Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Është publikuar pasditen e sotme fotoja e autorit të ngjarjs së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm të zona e n...
Në kulmin e protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të premte në...
Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar ditën e sotme në afërsi të gjykatës së Tiran...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu përgjigj sot (5 qershor) kryeministrit Edi Rama për deklaratat që bër...
Deputeti i Partisë Socialiste Klevis Jahaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Jahaj është deputet i qarkut...
Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. Sipërmarrësi paraqit sot në SPAK i shoqëruar nga avokati Ul...
Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka reaguar për protestën e Zvërnecit duke u shprehur se është e lehtë t’u sillesh pro...
Belinda Balluku është tashmë një deputete e thjeshtë e Kuvendit, ndaj paga e saj zyrtare kalon nga ky institucion, tashmë që ...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të ishte i hapur për një takim me udhëheqësin suprem të Iranit, Mojtaba Kha...

Ai kishte jetuar si një Pasha e qeveritar osman i fesë katolike. Kishte ndërruar jetë shumë larg vendit që e deshi aq shumë, e për të cilin pati shkruar një nga poezitë aq të bukura, saqë nuk kishte asnjë bashkëkombas që të mos e dinte. Fati i kishte rezervuar Vaso Pashës, 86 vjet pas vdekjes, që të kthehej në vendlindje në një “varr pa kryq”. Në 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit regjimi i komunist në fuqi, pas shumë përpjekjesh e peripecish, do ta kthente “atin e shqiptarizmës” në Shkodër, aty ku kishte lindur, duke e rivarrosur sipas mënyrës së vet.
Në dy rrëfimet e mëposhtme tregohet aventura e kthimit të eshtrave të Vaso Pashës në Atdhe, në vitin e largët 1978. Protagonistët e rrëfimeve janë një diplomat shqiptar dhe një gazetar nga Libani. Dalan Buxheli, e ka treguar ngjarjen në një intervistë të dhënë shumë vite më vonë për një gazetë shqiptare. Ndërsa Melhem Mubarak, e ka shkruar vetë historinë e kthimit të eshtrave në Buletini Katolik Shqiptar, që botohej në SHBA-ës në vitet 1980-’90-të.
Kthimi i eshtrave të Pashko Vasës në Shkodër
Rruga nga Bejruti në Hazmieh kalon nëpër kodra të mbushura me limonë e portokalle dhe pemë të tjera që e mbushin peizazhin plot me ngjyra. Këtë 31 maj të vitit 1978, në varrezën e Hazmieh, e njohur edhe si varreza e Pashallarëve, zhvillohet një ceremoni zyrtare.
Ambasadori shqiptar Sulejman Tomcini buzëqesh: pas 86 vitesh mërgim të imponuar, trupi i Pashko Vasa Shkodranit së bashku me atë të gruas së tij të dytë, Katerine dhe vajzës së tij Marie, së shpejti do të kthehen në vendin e tij të lindjes. Më 1883, ky patriot i madh shqiptar, autori i poemës luftarake “Oh moj Shqypni”, u emërua guvernatori i katërt i Libanit, një post që mbahej për dhjetë vjet.
Për të garantuar autonominë e Libanit dhe qytetarëve të tij të krishterë, shtatë Fuqitë e Mëdha (Perandoria Osmane, Franca, Anglia, Prusia, Austria, Rusia dhe Italia) kishin nënshkruar një marrëveshje të posaçme që përcaktonte se guvernatori ose “mutesarifi” i Libanit duhej të ishte i krishterë katolik dhe me kombësi osmane.
Me njohuri të plota të gjuhës arabe, poeti i talentuar, intelektuali dhe poligloti Pashko Vasa, shërbeu në këtë post deri në vdekje të tij. Edhe jeta e tij familjare gjithashtu qe e trishtuar. Pasi humbi gruan e tij të parë, pak para emërimit të tij në Liban, ai u martua me Katerine Bonatin, një grua e re greke.
Kjo zonjë e përgjegjshme u kujdes për vajzën e tij të vetme nga martesa e parë. Për fat të keq, tre ose katër vjet më vonë, Katerina vdiq nga kanceri. Ky pikëllim u pasua edhe nga tjetër humbje shumë e dhimbshme. Më 1887, vdes edhe vajza e tij e bukur, Marie.
Falë reputacionit politik të babait të saj, Maria ishte martuar me një manjat financiar armen me emrin Kupelian. Me lëvizjet e mençura të tij, si dhe metodave të paskrupullta financiare dhe ryshfeteve, Kupeliani arriti të institucionalizojë mbretërinë e tij të vogël në Liban, gjatë gjithë kohës që vjehrri i tij ishte në pushtet.
Situata e shpjegueshme e dobësisë dhe vetmisë, pas vdekjes së gruas dhe vajzës së tij, bëri që Pashko Vasa ta gjente ngushëllimin te dhëndëri dhe dy vajzat e tij, duke ju dhënë atyre, natyrisht shumë dashuri prej babai e gjyshi. Duke shfrytëzuar këtë dobësi Kupelian, dhëndri i Pashait, e shtriu mashtrimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e administratës.
Pavarësisht këtij dështimi, gjatë qeverisjes së guvernatorit Pashko Vasa, Libani gëzoi paqe, përparim ekonomik dhe zhvillim artistik. U ndërtuan disa rrjete të mëdha rrugore dhe ura. U ndërtuan shumë ndërtesa të rëndësishme qeveritare dhe spitale.
Guvernatori gjithashtu ndërtoi Shtypshkronjën Shtetërore dhe inkurajoi gërmimet arkeologjike. Një herë, siç shkruan një gazetë franceze, shkoi në ceremonitë e organizuara nga studentët e Kolegjit Jezuit në ditën e tyre të diplomimit.
Shumë pak i njohur është fakti se Ismail Qemali, babai i pavarësisë shqiptare, u emërua Veli i Bejrutit më 1891. Pashko Vasa i kalonte dimrat e tij në atë qytet, dhe sigurisht që ata u takuan shpesh atje.
Në atë kohë, me insistimin e mikut të tij Monsignor Piavi, Pashko Vasa, për të lehtësuar vetminë, ra dakord të martohej me një grua të re franceze, e cila kishte qenë kujdestarja e dy mbesave të tij. Ajo i dha atij dy djem, më i madhi prej të cilëve u quajt Mikel.
Në qershor të vitit 1892, Pashko Vasa vdes, një vit përpara përfundimit të mandatit të tij dhjetëvjeçar si Guvernator i Libanit. Akush më mirë se Ismail Qemali, me një rrëfim disi të çuditshëm, nuk i ka përshkruar ditët e fundit të jetës së Pashko Vasës.
Kujtimet e Ismail Qemalit për Pashko Vasën
“Gjatë qëndrimit tim në Bejrut, bashkatdhetari im, Pashko Vasa, Guvernatori i Libanit, vdiq. Ai vuante nga probleme të zemrës dhe gjendja e tij u përkeqësua shpejt, duke mos lënë hapësirë për shpresë.
Meqë funksioni i Guvernatorit të Libanit ishte i rëndësishëm, dhe meqë mund të kishte shumë probleme lokale nëse ai post mbetej vakant, mendova se më së miri, pasi u këshillova më parë me mjekun, t’i shkruaja rreth këtyre fakteve Portës së Lartë.
Për habinë time, Veziri i Madh, në vend që ta trajtonte komunikimin tim si konfidencial, u lidh me Pashko Vasën, duke e pyetur se si ishte me shëndet, dhe pastaj më informoi se ai kishte marrë një përgjigje nga Guvernatori, që i kishte thënë se po përmirësohej!
Një ose dy ditë më vonë, ai vdiq. Porta më besoi qeverisjen e përkohshme të krahinës së Libanit, në drejtimin e Këshillit Administrativ. Por meqenëse Këshilli përbëhej nga presidenti dhe dhjetë anëtarë, në mesin e tyre u krijua një konflikt i cili i bllokoi efektivisht të gjitha vendimet administrative. Më kërkuan të ndërmjetësoja, dhe më pas arrita në një formulë të kënaqshme për të dyja palët”.
Funerali u bë në Kishën e Kapelës në Bejrut dhe trupi i tij u vendos në varrezat fetare në Hazmieh. Ky fshat i vogël, nën diellin mesdhetar dhe mes pemëve të ullirit dhe qiparisave, që të kujtonte peizazhin shqiptar, qe një vend pushimi për të.
Në vitin 1967, përpjekjet e para për kthimin e trupit të Pashko Vasës në Shqipëri, i ka bërë Dalan Buxheli (në atë kohë atasheu tregtar i Shqipërisë në Kajro). Në atë kohë, një urdhër administrativ, i lëshuar bazuar në rregulloren e varrezës “Vakëf” në Hazmieh, e bllokoi kërkesën e tij. Për më tepër, në atë kohë Libani nuk kishte marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë.
Në vitin 1978, me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, qeveria shqiptare vendos t’u drejtohet autoriteteve libaneze edhe një herë, me një kërkesë për të kthyer eshtrat e Vaso Pashës në Atdheun e tij. Gjatë vizitës sime të parë në Shqipëri, në mars të vitit 1978, dy profesorët, Aleks Buda dhe Vehbi Bala, më pyetën nëse unë mund të ndihmoja në këtë çështje./Memorie.al
Ndërtimi i kampit të emigrantëve Afrikanë në Gjadër të Lezhës, ka sjellë një situatë të pazakonshm...
Një sasi e vogël tritoli u vendos mbrëmjen e sotme në një kompani private në qytetin e Shkodrës. Fatmirësisht, nga sh...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme (9 dhjetor) në qytetin e Shkodrës, në lagjen &ldq...
Prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin penal për një 14 vjeçar, pasi nga këqyrja e rrjeteve sociale 14-vjeçari shihet me ...
Një shpërthim tritoli është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Në shënjestër është...
Një person nga zona e Fushë-Krujës është shoqëruar sot nga policia në lidhje me hetimet për ngjarjen e ndodhur në...
Një 85 vjeçare ka rënë nga kati i tretë i banesës ku jetonte mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Ngjarj...
Pesë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe tre persona të tjerë u vendosën nën akuzë nga ana e Prokuroris&eu...
Pesë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe tre persona të tjerë u vendosën nën akuzë nga ana e Prokuroris&eu...
Prokuroria e Tiranës firmos masa ndaluese ndaj zyrtarëve të Bashkisë Tiranës Bëhet fjalë për shembjen e pallateve n&eum...