AKTUALITET

Pasi vrau Enea Alibej, dajën dhe turkun, Franc Çopja shkoi i piu kafen në shtëpi! I hodhi 50 € për ngushëllim

Elton Qyno Përditësimi i fundit 20 Gusht 2024, 21:50
Pasi vrau Enea Alibej, dajën dhe turkun, Franc Çopja shkoi i piu
Foto

ELBASAN- Vrasja në 29 dhjetor 2018 e tre personave në zonën e Bradasheshit, ka nxjerrë detaje të reja jo vetëm mbi emrat e autorëve që kanë marrë pjesë në këtë krim të trefishtë, por edhe mbi mënyrën e sjelljes së tyre pas krimit të rëndë.

Vetëm një ditë pas kryerjes së krimit të trefishtë, organizatori dhe financuesi i masakrës së Bradasheshit, Franc Çopja, ka shkuar në banesën e familjes së të ndjerit Enea Alibej, për t’i pirë kafen e ngushëllimit.

Në formë ngushëllimi dhe solidarizimi, Franc Çopja, pasi ka pirë kafen në banesën e familjes Alibej, i ka hedhur 50 euro. Të paktën kështu del në komunikemet e zhvilluara në “SKY” nga vetë protagonisti i kësaj ngjarje, Franc Çopja.

Njësoj si anëtarët e grupit “Bajri” në Shkodër shkuan për ngushëllim tek shoku i tyre Gjin Boriçi, që e kishin vrarë një ditë më parë. Në këto komunikime tregohen me detaje sjellja e këtij personi dhe situate e rëndë që kishte ndodhur në familjen Alibej.

Ndërkohë gjatë hetimeve të kryera nga SPAK, është arritur të ndërtohet linja piramindale e funksionimit të këtij grupi kriminal, ku në nivel drejtues dhe financues qëndrojnë, Hajdar Bako dhe Franc Çopja. Ndërsa organizatori i vrasjeve është Mikael Qosja ose siç njihet ndryshe në Elbasan si “Kel Kamami”.

Kurse krahu i armatosur dhe njësia e zjarrit që vepronte në teren për llogari të organizatës “Çopja” ishte Talo Çela me grupin e tij të përbërë nga vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhiaj, Altin Ndoci, Dashnor Dumani, Dorian Shkoza, Altin Kamami, Maksim Koçi, Flobenc Meçe, Eljo Bitri, Guri Biba, Emiljano Ramazani, Ervis Daka, Abedin Mama, Arzen Mama, Fatos Gosa etj.

Hetimi ka treguar se organizata e drejtuar nga vëllezërit “Çopja”, ka aktivitet të parë trafikun e lëndëve narkotike kokainë në të gjithë Evropën, duke pësuar një shtrirje në Singapor, Indi, Afrikën e Jugut, Sigapor etj.

Për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e saj ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi vrasjen e kundërshtarëve dhe kjo realizohej përmes vrasjeve me pagesë. I pari kundërshtar që u vra, ishte Enea alias Endrit Alibej (Tarzani), i cili kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë.

Vrasja e trefishtë, ku u vra Endrit Alibej, më 29 dhjetor 2018, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, ka rezultuar nga hetimi se është kryer nga organizata kriminale "Çopja" dhe qëllimi i kësaj vrasje ka të bëjë me zotërimin e tregut të kokainës dhe krijimin e lidhjeve të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm në trafikun e drogës, shtetas të huaj edhe shtetas shqiptarë, të cilët kishin influencë dhe kredite në rrjetet ndërkombëtare të trafikut të kokainës.

Ndërsa sipas SPAK, vjedhja e 50 kg kokainë në Londër, është përdorur si pretekst nga organizata kriminale "ÇOPJA", me qëllim që të justifikonin vrasjen e Endrit Alibej, tek lidhjet e përbashkëta që ata kishin në narkotrafik. Madje për të humbur gjurmët rezulton nga hetimet se Franc Çopja ka shkuar për ngushëllim në familjen e Endrit Alibej, fakt të cilin e tregon me tallje gjatë bisedave me anëtarët e organizatës.

Këtu është fjala për persona të huaj si dhe persona shqiptar të cilët punonin me të dyja palët Çopjat dhe viktimën Endrit Alibej, i cili kishte një rol të rëndësishëm në trafikimin e kokainës nga vendet Latine (vendet e origjinës) në drejtim të Italisë, Holandës, Belgjikës, Britanisë së Madhe dhe vende të tjera të Evropës.

Organizata kriminale Çopja për të shkëputur këtë lidhje duhet me patjetër të eliminonte shtetasin Endrit Alibej. Pas vrasjes së trefishtë, kjo organizatë ka vrarë Klevin Baho dhe plagosur vëllanë e tij, Aldo Baho. Gjashtë muaj më vonë e njëjta organizatë, ka vrarë në 13 dhjetor 2019 Andi Zylyfin dhe plagosur shokun e tij Ardit Uruçin.

Një muaj më pas e njëjta organizatë tenton të vrasë Kei Pikun. Nëntë muaj më pas vritet Klevis Kapllani dhe në 27 nëntor 2020 vritet në Belgjikë Arjan Spahiu. Gjithashtu dy ditë pas kësaj ngjarje, kjo organizatë tenton të vrasë Irfan Azizin, një punonjës servisi që kishte çmontuar benzin e përdorur nga grupi i Talo Çelës në vrasjen e masakrës së Bradasheshit./Ora News

enea alibej franc Çopja sky ecc

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan