Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Dikush do t'u blejë një akullore, te tjere do i nxjerrin nga liqeni, aty ku ka mbetur ende ndonjë cope parku. Dikush do u japë pak lekë në xhep. Pastaj do ikim në punë, për të mos u kthyer deri në darkë...
Do u përcjellim streset tona, problemet. Do detyrohemi t'u themi: "Rri tani... se boll halle kam."
Do bëjmë sikur merremi me celularin, kur një fëmijë vjen të lypë tek dera e lokalit apo të fshin xhamin e makinës.
Do i bëjmë "skip" pa i parë lajmet që vijnë nga periferitë e Shqipërisë - me prindër që ikin jashtë në kërkim të punës dhe fëmijë që rriten pa fëmijëri. Që në vend të lodrave kanë shqetësime, në vend të lojërave kanë përgjegjësi. Pa folur për fëmijët që janë edhe më të padukshëm - fëmijët me aftësi ndryshe, fëmijët romë, fëmijët e trafikuar, që nuk na dalin më as në feed, që nuk i lexon më as "algoritmi"…
SKIP.
E kemi kaluar të gjithë atë fazën kur ata bëjnë qindra pyetje: "Pse kjo, pse ajo..." Por pyetjen më të vështirë nuk e kemi dëgjuar akoma. Pyetjen më të vështirë do na e bëjnë kur të rriten.
Do na shohin në sy, do na drejtojnë gishtin, e do pyesin: "Çfarë bëre ti për mua?"
Dhe ne, çfarë do t'u përgjigjemi?
Përveçse të rrimë në kafe e të ankohemi në internet... vërtet, çfarë kemi bërë për ta? Kur kemi ngritur zërin, realisht, për të ardhmen e tyre?
Kur kemi votuar duke menduar për ta, jo për veten? Kur kemi ngritur zërin - jo në rrjetet sociale, por në jetën reale - për sigurinë e tyre? Ku ishim ne kur 17 fëmijë u helmuan në Gramsh me salmonelë?
Kur kërkuam shëndetësi më të mirë për ta? Kur u ngritëm për shkolla më të mira, mësues më njerëzorë e më pak militantë? Kur luftuam që ata të kenë parqe të vërteta, mjedise lojrash dhe hapësira publike ku të mund të ëndërrojnë, e jo vetëm të mbijetojnë.
Dhe nuk mund të justifikohemi më që jemi vend i varfër. Sepse paratë gjenden për njëqind gjëra të tjera, ama kurrë për fëmijët. Sepse fëmijët nuk votojnë.
A mjaftojnë stories në Instagram me zemra të kuqe? A mjafton të ndajmë postin për fëmijët e Gazës dhe të mos na bëjnë përshtypje fëmijët që mbledhin kanaçe në plehrat e Tiranës?
Detyra jonë është të rrisim fëmijë që të bëhen më të mirë se ne, e të ndërtojnë një botë më të mirë se kjo që po u lëmë ne. Por ndoshta, ne po bëjmë atë që kanë bërë shumë prindër me ne. Mbledhim para, kursejmë çdo muaj,sakrifikojmë që një ditë "Ti çojmë jashtë" për një jetë më të mirë se ajo për të cilën nuk bëmë asgjë për ta ndryshuar në vendin tonë. E kështu, të ndahemi për së gjalli me ta.
Pasnesër është 1 Qershori. Dhe çdo 1 Qershor që kalon, ata bëhen një vit më të rritur. Ajo dita, kur do të na pyesin: "Çfarë bëre ti për mua?", do të vijë shumë shpejt.
Çfarë do t'u themi atëherë?
foto ilustruese TIRANË- Një alarm për bombë në një hotel në qendër të Tiranës ka alarmuar autoritetet. P...
foto ilustruese ITALI- Jo vetëm Cosa Nostra, Ndrangheta, Camorra dhe Sacra Corona Unita. Nga raporti i DIA-s del qartë se, krahas të ...
ITALI- Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në kufirin mes Zvicrës dhe Italisë. Sipas mediave të huaja 23-vje&cced...
ITALI- Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e autoriteteve italiane, në kuadër të një operacioni antidrogë. Po...
TIRANË- Vrasja e Dorjan Shkozës në shkurtin e vitit 2020, është krimi i parë që Erjon Alibej alias Agim Shurbi (Krymi) fina...
PODGORICË- Një 23-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet malazeze pasi dyshohet se ka plagosur mb...
ITALI- Prokuroria e Foggia-s në Itali ka kërkuar burg të përjetshëm me izolim gjatë ditës për 47-vjeçarin ...
VLORË- Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet...
ITALI- Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, ku si pasojë dy shqiptarë të Kosovës kanë mbetu...
DUBROVNIK- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë të o...