“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

DUBROVNIK- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë të organizuar nga Banka Kombëtare e Kroacisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, me temë “Rritja dhe qëndrueshmëria në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL), në një botë më të fragmentuar”, në Dubrovnik, Kroaci.
Në këtë takim dyditor u zhvillua fillimisht një tryezë e rrumbullakët me Drejtoren e Përgjithshme të FMN-së, Kristalina Georgieva, ku morën pjesë Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të EQLJL-së.
Gjatë këtij takimi me dyer të mbyllura, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet kryesore makroekonomike të vendit, ku theksoi se ekonomia shqiptare ka pasur një trend pozitiv zhvillimi. Kështu, gjatë vitit 2024: rritja ekonomike shënoi 4%; norma e papunësisë ishte pranë niveleve minimale historike, e shoqëruar me rritje të shpejtë të pagave në sektorin privat; inflacioni rezultoi në nivelin 2.2%, nga 4.8% në 2023; ndërkohë rritja e kreditimit arriti 16.7%.
Kjo rritje ekonomike e vendit u mbështet kryesisht nga rritja e të ardhurave nga turizmi, i cili pritet të vijojë të jetë promotor i zhvillimit ekonomik të vendit. Nga ana tjetër, sistemi financiar ka vijuar mbështetjen e tij, nëpërmjet kreditimit të qëndrueshëm dhe kushteve financiare akomoduese. Rritja e kredisë vijon të ketë një bazë të gjerë dhe diversifikim të lartë në përdorim, ku spikat rritja e shpejtë e kredisë për investime.
Stabiliteti i sistemit financiar, si dhe përmirësimi i treguesve të qëndrueshmërisë fiskale janë pasqyruar në një përmirësim të mëtejshëm të renditjes së rrezikut të borxhit sovran të Shqipërisë nga agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit.
Në fjalën e tij, ndër të tjera, Guvernatori Sejko u shpreh se Shqipëria po bën përparim të qëndrueshëm drejt integrimit evropian, duke dëshmuar angazhim të vazhdueshëm në përmbushjen e kritereve të nevojshme për anëtarësim. Në këtë kuadër, janë hapur negociatat për një sërë grup-kapitujsh, zhvillim ky që reflekton vlerësimin pozitiv të Bashkimit Evropian për reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe përkushtimin e saj ndaj standardeve evropiane. Nga ana tjetër, hapja e negociatave për një grup kapitujsh përbën një hap konkret në rrugën e anëtarësimit, por dhe një nxitje të mëtejshme për thellimin e reformave.
Guvernatori Sejko theksoi se, në Shqipëri, integrimi ekonomik ka filluar nëpërmjet sistemeve të pagesave. Përtej modernizimit të sistemit të pagesave në vetvete, integrimi me një treg më të gjerë evropian, do të sjellë përfitime për ekonominë reale. Falë pjesëmarrjes në Tregun Unik të Pagesave në Euro – njohur ndryshe si SEPA – po vendosen themele të sigurta për përshpejtimin e shkëmbimeve në planin ekonomik, me vendet e rajonit dhe me ato të Bashkimit Evropian. Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të japë kontributin e saj në procesin e integrimit me vendet e BE-së, me përkushtim dhe profesionalizëm.
Nga ana e saj zj. Georgieva vlerësoi performancën e Shqipërisë në kuadrin makroekonomik, duke theksuar progresin e arritur në fusha kyçe si reforma institucionale dhe përmirësimi i klimës së biznesit. Në të njëjtën kohë, ajo siguroi mbështetjen dhe vazhdimësinë e asistencës teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj ndihme për të garantuar suksesin e reformave të planifikuara në vijim dhe procesin e integrimit evropian.
Gjatë takimit u diskutua gjerësisht dhe mbi rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së bankave qendrore, si një element thelbësor në forcimin e besimit të publikut dhe investitorëve në sistemin financiar. Drejtoresha e Përgjithshme e FMN-së theksoi se mbrojtja e kësaj pavarësie shërben mbi të gjitha si një faktor kyç në garantimin e stabilitetit makroekonomik dhe integrimin e vendit.
Ditën e dytë u mbajt konferenca, e cila u çel nga Guvernatori i Bankës Kombëtare të Kroacisë, Boris Vujčić, dhe vijoi me tre sesione të fokusuara në politikat makroekonomike të vendeve të EQLJL-së, rolin e këtyre vendeve në tregun unik dhe në reformat strukturore.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore, akademikë të vendeve të rajonit dhe zyrtarë nga organizata ndërkombëtare, të cilët diskutuan rëndësinë e reformave strukturore vendore dhe nevojën për politika makroekonomike me qëllim qëndrueshmërinë e rajonit dhe vijimin e konvergjencës ekonomike.
Rajoni i EQLJL ka arritur një rritje ekonomike të qëndrueshme falë reformave strukturore para anëtarësimit dhe pjesëmarrjes në tregun evropian. Megjithatë ai përballet me sfida të reja si: kalimi në një ekonomi më të gjelbër, demografia e pafavorshme, kostot e larta të energjisë dhe fragmentimi global.
Në konferencë u diskutua roli i ardhshëm i vendeve të EQLJL-së në ekonominë e Evropës dhe reformat e nevojshme për t’u përshtatur me fragmentimin ekonomik, përfshirë përfundimin e agjendës së Tregut Unik./ Monitor
SPANJË- Një organizatë kriminale u shkatërrua pas një operacion i kryer nga Policia Kombëtare e Ekuadorit në...
KRUJË- Një 48-vjeçar është arrestuar në Krujë, pasi u kap duke kultivuar bimë narkotike në fshatin Rranx&e...
DURRËS- "Abeona", jahti luksoz i miliarderit, CEO-s së Amazon, Jeff Bezos, me një ekuipazh prej 26 marinarësh, është ankoru...
TIRANË- Ish-deputeti Selami Jenisheri ka befasuar ditën e sotme me një letër dërguar trajnerit të kombëtares shqiptare...
BULQIZË- Një minator është plagosur ditën e sotme në një galeri kromi në Bulqizë. Konkretisht ngjarja e rënd...
ITALIA- Gjykata e Kasacionit në Itali ka vënë në pozitë jo shumë të favorshmeqeverinë "Meloni" lidhur me ndryshim...
GRAMSH- Pas rezultateve të analizave, ku vezët dolën të kontaminuara me salmonelë, AKU ka marrë masën e pezullim...
TIRANA- Një fabrikë cigaresh në periferi të Librazhdit dyshohet se përdorur prej vitesh si maskim për një grup të...
TIRANA- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për...
SERBI- Disa persona janë lënduar nga një shpërthim që ndodhi në orët e para të mëngjesit në repartin e ...