AKTUALITET

Pazari i madh 140 milionë dollarë që acaroi Edi Ramën rrugëve të Romës

Nga Klodian Tomorri Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2025, 09:29

Pazari i madh 140 milionë dollarë që acaroi Edi Ramën

Një javë më parë PIranjat News publikuan video të kryeministri Edi Rama të acaruar rrugëve të Romës teksa i bërtiste dikujt në telefon me tone të ashpra. “Për çfarë je bërë bashkëkryetar ti? Që të kriijosh pengesa. Për ça je vënë ti bashkëkryetar aty? Na keni kthyer një vit mbrapsht. Çfarë oponence bëni ju aty?" dëgjohej Rama teksa kërkonte llogari në telefon.

Menjëherë sapo u transmetuan pamjet, në Shqipëri nisën aludimet se kujt po i bërtiste kryeministri dhe se për çfarë çështje bëhej fjalë. Shumë aluduan se zoti Rama ishte duke i ulëritur Arbjan Maznikun, bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale Administrative. Të tjerë thanë se personi në anën tjetër të telefonit ishte Damian Gjiknuri, bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia shkoi edhe më tej duke publikuar pamjet e telefonatës së Ramës në rrjetet e tij sociale me komentet se kryeministri donte me çdo kusht që të mblidhej sa më shpejtë komisioni për reformën zgjedhore.

"Por pse e ka kaq me ngut kryeministri reformën zgjedhore, kur sistemi zgjedhor është perfekt për atë? Arsyeja është e thjeshtë. Edi Rama do një pretekst për të futur duart mbi Kushtetutën. Do që nëpërmjet sebepit të reformës zgjedhore të ndryshojë Kushtetutën për të kapur drejtësinë," komentoi Shehaj.

Por Mbreti ka kryer punë me politikën, pasi nuk llogarit më asnjë kundërshtar. Tani ai merret vetëm me biznes.

Edi Rama ka folur në telefon me dy persona atë ditë, që endej rrugëve të Romës. Këta ishin zëvendësministri i Brendshëm, Juljan Hodaj dhe shefi i IT-së në Policinë e Shtetit. Të dy këta janë bashkëdrejtuesit e grupit të punës që po negocion kontratën 140 milionë dollarë për projektin e ashtuquajtur Smart City.

140 milionë dollarë pa garë

Në mars të këtij viti, qeveria dërgoi për miratim në Parlament projektligjin për ratifikimin e një kredie prej 118 milionë dollarësh, që Shqipëria do të marrë nga Fondi i Abu Dhabit. Borxhi, me afat shlyerje 15 vjet dhe interes 4 për qind në vit, po merret për të shkuar sërish në Abu Dhabi.

Sepse 118 milionë dollarët do të shkojnë për të paguar një kompani nga Abu Dhabi e quajtur Presight Al Ltd, e cila do të realizojë projektin e monitorimit të trafikut me kamera në 20 qytete të vendit. Kontrata 118 milionë dollarëshe, e cila bashkë me TVSH-në shkon 140 milionë dollarë do të jepet pa tender dhe pa asnjë lloj gare, por me marrëveshje direkte.

Pra, e thënë më thjeshtë. Qeveria shqiptare do të marrë 118 milionë dollarë borxh nga arabët për t'ja u paguar sërish arabëve, ndërsa qytetarëve shqiptarë u mbetet barra e shlyerjes së borxhit. Këto janë instrumentat financiarë inovativë, që shpik kryeministri nga pelegrinazhet e tij në botën arabe, kur viziton sulltanët e Lindjes.

Në Shqipëri, këtë skemë e kanë bërë vetëm mashtruesit e mikrokredive. Ata u jepnin qytetarëve borxh, por vetëm në letër. Sepse paratë e borxhit kalonin sërish menjëherë në llogarinë e kompanisë së mirkokredive. Nga gjithë ky operacion qytetarët viktima nuk preknin asnjë lekë, por kishin vetëm një efekt. U rritej borxhi që duhet të shlyenin.

Pas miratimit të ligjit për kredinë, qeveria ngriti një grup të posaçëm pune për të negociuar kushtet teknike të projektit. Grupi kryesohet nga drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit dhe zvministri i Financave Juljan Hodaj. Por për shkak se anëtarët e grupit të punës hezitojnë të firmosin pataten e nxehtë që u ka servirur Rama, disa prej tyre kishin kërkuar oponencën e studimit të fizibilitetit, pasi bëhet fjalë për një kontratë më të madhe se 100 milionë euro.

Kjo është arsyeja se pse nga rrugët e Romës, Rama i bërtiste Hodajt dhe drejtorit të IT-së në Polici në telefon që "çfarë oponence bëni ju se na keni kthyer një vit mbrapa."

Kjo pasi oponenca e studimit të fizibilitetit do ta kthente projektin Smart City një vit mbrapa. Por me sa duket Edi Rama ka ngut të mbyllë sa më parë biznesin e madh 140 milionë dollarë që negocioi në Emirate, pa asnjë garë.

Madje për këtë ngut përdori edhe ngjarjen mafioze të vrasjes së Gilmando Danit në Rinas. "Projekti i monitorimit me kamera inteligjente të qyteteve dhe rrugëve kombëtare është projekt strategjik për sigurinë, pastërtinë dhe sigurinë e prindërve në shkolla. Nëse do të kishim këtë sistem në këmbë, ngjarja e Rinasit do të ishte zbardhur në kohë reale. Por nuk është problemi tek zbardhja; në momentin që sistemi ekziston, ai parandalon në mënyrë efikase të gjitha llojet e shkeljeve që lidhen me rendin, qetësinë dhe rregullat e qarkullimit," tha Edi Rama 3 ditë pas telefonatës, pasi ishte kthyer në Shqipëri.

140 milionë dollarë për çfarë?

Por çfarë është Smart City? Projekti përfshin sigurimin dhe instalimin e platformave të inteligjencës artificiale për menaxhimin e qytetit dhe trafikut, përveç një qendre të avancuar kontrolli.

Kompania do të instalojë 2239 kamera ANPR, që bëjnë njohje automatike të targave si dhe 2602 kamera PTZ për monitorimin e trafikut dhe identifikimin e shkeljeve. Paralelisht do të vendosen 3 816 kamera trupi për policinë, siç i pati vendosur dikur Sajmir Tahiri, të cilat do të lidhen me një sistem të centralizuar për mbikëqyrje dhe reagim të shpejtë.

"Për të përmirësuar sigurinë në rrugë dhe autostrada do të instalohen 100 radarë inteligjentë dhe 100 sensorë zhurme për të monitoruar shpejtësinë dhe sigurinë e trafikut. Ky projekt do të mundësojë monitorimin dhe identifikimin në kohë reale të automjeteve që qarkullojnë në akset rrugore, të cilësuara me interes prioritar për Policinë e Shtetit, si dhe në të gjitha pikat e kontrollit kufitar," thuhet në relacionin e ligjit për kredinë.

Paralelisht kompania do të ofrojë dhe shërbimet profesionale dhe të mirëmbajtjes për katër vjet.

Por si do të shpenzohen në detaje 140 milionë dollarët për realizimin e këtij projekti? Në marrëveshjen e borxhit, qeveria ka listuar dhe komponentët e kostos. Plot 31 milionë dollarë do të paguhen për liçencat e software-ve të programeve që do të përdoren. Pajisjet hardware dhe infrastruktura do të kushtojnë 62 milionë e 400 mijë dollarë.

Tetë milionë dollarë do të shkojnë për shërbime profesionale dhe pjesa e mbetur prej 17.1 milionë dollarësh është mirëmbajtja për katër vjet. Këto janë të gjitha pa TVSH. Nëse u shtohen dhe tatimi mbi vlerën e shtuar, kosto totale shkon 140 milionë dollarë.

Pazari i madh 140 milionë dollarë që acaroi Edi Ramën

Komponentet e kostos se Smart City

Ky është një projekt me inflacion kostosh të jashtëzakonshme. Tetë milionë dollarë vetëm shërbime profesionale dhe 62.5 milionë dollarë për të blerë 8 mijë kamera ANPR dhe PTZ. Këto të fundit gjenden lehtësisht në treg me çmime që variojnë nga 500 deri në 1500 dollarë copa.

Por sa herë që nuk ka garë kostot e inflatuara janë të pritshme. Ky është një biznes shumë i madh, ndoshta i ideuar dhe dakortësuar në darkat e pelegrinazheve arabe të kryeministrit. Qytetarët tani do të mbajnë në kurriz dhe do të paguajnë deri në qindarkën e fundit 118 milionë dollarët borxh plus interesin 4 për qind në vit për 15 vjet.

Para e madhe dhe pazar i madh. Ndërkohë që Marta Kos dhe Kaja Kallas tundin kapitujt në Bruksel, Shqipëria jep 140 milionë dollarë pa tender. Dhe skema është gjithmonë e njëjta. Sulltani jep urdhrin, ndërsa kamikazët poshtë firmosin. /Kapitali.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë