Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

TIRANË- Pensionet në Bashkimin Europian arrijnë në rreth tre të pestat e të ardhurave nga puna në fund të karrierës. Në shumë vende europiane, ky raport bie nën 50%, duke e bërë gjithnjë e më sfiduese për pensionistët të ruajnë një standard jetese të denjë.
Fuqia blerëse për një pensionist shqiptar është më e ulëta në Europë. Pensionistët shqiptarë renditet ndër të fundit në Europë edhe sa i përket raportit të pensionist me të ardhurat në fund të karrierës. Kjo do të thotë nëse një individ në moshën 50-59 vjeç ka fituar 500 euro, në pension do të marrë vetëm 37% të asaj pagese.
Në shumë vende europiane, të ardhurat nga pensioni janë dukshëm më të ulëta se fitimet nga puna para daljes në pension. Kjo e bën të vështirë për shumë të moshuar të ruajnë standardin e tyre të jetesës pas daljes në pension. Pothuajse një në gjashtë pensionistë në BE janë në rrezik varfërie, me normën që është rritur nga 12% në vitin 2013 në 15.5% në vitin 2023.
Pra, si krahasohen pensionet me të ardhurat nga puna para daljes në pension në Europë? Në cilat vende pensionistët marrin pjesën më të lartë dhe më të ulët të të ardhurave të tyre nga puna në fund të karrierës?
Për të vlerësuar efektivitetin e sistemeve të pensioneve, Eurostat përdor Koeficientin e Zëvendësimit të Përgjithshëm, i cili tregon nëse pensionet u mundësojnë të moshuarve të ruajnë standardin e tyre të jetesës pas daljes në pension.
Ky tregues krahason të ardhurat mesatare nga pensioni të individëve të moshës 65–74 vjeç me të ardhurat mesatare nga puna të personave të moshës 50–59 vjeç, duke përjashtuar përfitime të tjera sociale. Kjo ndihmon për të kuptuar sa të përshtatshme janë pensionet.
Në vitin 2023, koeficienti i zëvendësimit në BE ishte 58%, që do të thotë se një person që ka fituar 100 euro midis moshës 50–59 vjeç, do të marrë 58 euro në pension midis moshës 65–74 vjeç. Në BE, ky raport varionte nga 35% në Kroaci deri në 78% në Greqi. Spanja (77%) dhe Italia (75%) ndiqnin Greqinë në krye, ndërsa Portugalia gjithashtu e kalonte mesataren e BE-së me një raport prej 61%.
Në fund të renditjes, Lituania (36%) dhe Irlanda (39%) pasonin Kroacinë, duke përbërë tre vendet me koeficientin e zëvendësimit nën 40% në BE. Në Shqipëri koeficienti i zëvendësimit është 37%, duke bërë që pensionistët shqiptarë të jenë ndër më të varfrit në Europë, dhe më të varfrit në rajon.
Pensionet në katër ekonomitë më të mëdha të BE-së: Gjermania me normën më të ulët
Ndër katër ekonomitë më të mëdha të BE-së, Gjermania kishte normën më të ulët të pensioneve në raport me të ardhurat nga puna në fund të karrierës, vetëm 49%. Ndërkohë, Franca (59%) qëndronte pak mbi mesataren e BE-së.
Nga ana tjetër, Spanja dhe Italia renditeshin ndër tre vendet e para, me norma mbi 75%. Në 11 shtete anëtare të BE-së, pensionet përbënin më pak se gjysmën e të ardhurave mesatare të njerëzve në fund të jetës së tyre aktive. Disa prej këtyre vendeve ishin Gjermania (49%), Belgjika (48%) dhe Danimarka (47%).
Ndër vendet kandidate për në BE, Serbia (46%), Mali i Zi (38%) dhe Shqipëria (37%) kishin gjithashtu norma më të ulëta të zëvendësimit të të ardhurave nga pensionet, duke u përafruar më shumë me vendet e Europës Lindore.
Hendeku gjinor në pensione: Pabarazitë e vazhdueshme
Koeficienti i Zëvendësimit të Përgjithshëm ndryshon gjithashtu sipas gjinisë. Në BE, burrat (60%) marrin tre pikë përqindjeje më shumë se gratë (57%). Edhe në Shqipëri koeficienti për gratë pensioniste është më i ulët se burrat. Në disa vende europiane raporti i zëvendësimit të të ardhurave nga pensioni ishte më i lartë për gratë sesa për burrat.
Për shembull, në Gjermani, pensionet përbënin 54% të të ardhurave nga puna në fund të karrierës për gratë, krahasuar me 46% për burrat. Ky trend vërehej gjithashtu në Danimarkë dhe Irlandë, ku raporti ishte 6 pikë përqindjeje më i lartë për gratë.
Nga ana tjetër, Spanja dhe Portugalia janë vendet më të pafavorshme për pensionistet gra. Në Spanjë, raporti i zëvendësimit ishte 63% për gratë, ndjeshëm më i ulët se 83% për burrat. Në mënyrë të ngjashme, në Portugali, gratë kishin një raport 50%, krahasuar me 71% për burrat, që do të thotë se pensionistet gra merrnin 30% më pak se burrat.
Cilët vende ofrojnë pensionet më të larta?
Diferenca të mëdha në pensione vërehen në të gjithë Europën. Në 2021, shpenzimet mesatare mujore bruto për pensionet e pleqërisë për çdo përfitues varionin nga 226 € në Bullgari deri në 2,575 € në Luksemburg. Mesatarja e BE-së ishte 1,294 €. Në terma nominalë, vendet e Evropës Perëndimore dhe Veriore kanë pensionet më të larta, ndërsa Evropa Lindore dhe Juglindore shpenzon shumë më pak për pensionet për person.
Hendeku ngushtohet kur pensionet përshtaten sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS), duke variuar nga 437 € në Bullgari deri në 1,681 € në Luksemburg brenda BE-së. Vendet e Europës Perëndimore dhe Veriore vazhdojnë të kenë pensionet më të larta, ndërsa vendet e Europës Lindore dhe Ballkanit raportojnë shifra më të ulëta.
Në mënyrë të veçantë, renditja e Zvicrës bie ndjeshëm kur llogariten pensionet sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS), ndërkohë që Rumania dhe Turqia përmirësohen ndjeshëm në krahasim me renditjen e tyre për pensionet nominale. Fuqia blerëse e një pensionisti shqiptar është më e ulëta në Europë./ Monitor
LEZHË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor “Patok-Laç”. Një 65-vjeç...
Halil Falyali, një biznesmen turko-qipriot i njohur për stilin e tij të jetesës luksoze dhe lidhjet politike, u vra me armë në v...
Foto KAMËZ- Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Kamëz për vjedhje dhe për djegien e një...
KAMËZ- Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Kamëz. Mësohet se arrestimi i tij ka ...
fo MAT- Donald Lepuri, 18 vjeç është arrestuar nga policia pasi plagosi me thikë 17-vjeçarin, Alban Gjonaj. Ngjarja ka nd...
VLORË- Një 52-vjeçar është në pranga në Vlorë. Ai u vendos në pranga pasi dyshohet për vjedhje të...
KRETË- Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar me 11 vite e 3 muaj burg nga Gjykata e Apelit në Kretë. Shqipta...
foto ilustruese TIRANË– Sot është dita e romanticitetit, ose më mirë e Shën Valentinit. Qytetet janë të mbus...
shaban murati TIRANË- Diplomati shqiptar, Shaban Murati është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Për vdekj...
foto ilustruese THETH- Reshjet e dëborës kanë përfshirë disa zona në veri të vendit gjatë natës. Sipas rapor...