Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat ë...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat ë...
Dikur, aty nga vitet 2003–2004, endesha kodrave të Parkut të Butrintit, së bashku me “shkencëtarin e zogjve”, siç...
Dhunimi fizik që tre vëllezërit nga Tropoja i bënë të paraburgosurit Petrit Çakri, në sy të gjyqtarit të p...
Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare, duke shënuar ditën e 21-të të mobilizimit t&...
Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e pa...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.8 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Euro do të blihet me 94...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjell...
Dashi Do të ndiheni shumë të vendosur, sidomos në punë, dhe kjo do t’ju ndihmojë të zgjidhni disa mosmarrëveshj...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...

Nga Jorida Tabaku
Unë jam Jorida Tabaku, deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
Nuk është e lehtë të lexosh lajmin që dy fëmijë humbin jetën. Aq më tepër kur je vetë nënë.
Mirëpo lajmi s'kishte mbaruar akoma… dhe kishte filluar spektakli.
Dhe nuk po flas për aksidentin, po flas për atë që erdhi pas tij. Për pamjet e transmetuara pa filtër, pa përgjegjësi, pa asnjë moment hezitimi. Si të ishte diçka normale. Si të ishte diçka e rëndomtë.
Ne duhej të ishim duke folur sot pse fëmijët tanë luajnë buzë rruge e jo në parqe; pse njerëz të papërgjegjshëm lejohen të qarkullojnë lirshëm në qytetet tona.
Por jo, sepse mediat tona u përqendruan tek spektakli. Kush e transmeton i pari, "ekskluzive", vdekjen.
Unë jam deputete. Çdo ditë shkoj në punë dhe një nga detyrat e mia është të mbroj lirinë e medias. E mbroj me bindje. Jo për të bërë punën, por me bindje, sepse e di çfarë do të thotë një media e lirë në një vend që e ka njohur censurën.
Ne shqiptarët i dimë kostot e censurës. E dimë sa e shtrenjtë është liria.
Por sot dua t'ju them diçka që nuk e them shpesh.
Unë luftoj që ta mbaj shtetin larg kontrollit të medias, por kjo kërkon diçka nga ju. Kontrolli duhet të vijë nga vetë mediat. Nga zgjedhja juaj nëse dhimbja e dikujt tjetër është lajm me interes publik… apo është mall për t'u shitur.
Unë mbroj lirinë tuaj që të informoni pa censurë. Por ju duhet ta vlerësoni e të tregoheni profesionalë me atë liri. Çdo ditë. Me çdo pamje që zgjidhni të mos e transmetoni.
Sepse liria pa etikë nuk është liri, është vetëm pushtet pa përgjegjësi.
Dhe është kjo, miqtë e mi, që e dëmton besimin te media më keq se çdo ligj.
E di që ka njerëz, edhe në media, që mendojnë: "Publiku do ta shikojë." "Do bëhet virale." Por ka gjëra që nuk maten me klikime: Familjet e atyre dy fëmijëve. Ata nuk zgjodhën të bëheshin lajm. Nuk zgjodhën që dhimbja e tyre të bëhej material transmetimi.
Raporti i aksidentit dhe investigimi i shkaqeve është informim.
Dhimbja, është spektakël.
Dhe është pikërisht ky kufiri që nuk duhet kaluar: Dinjiteti njerëzor.
Dhe kur ky kufi shkelet, jo nga keqdashja, por nga shpejtësia, nga kopjimi, nga indiferenca… atëherë jo ligji, por ju vetë i bëni dëm lirisë që unë çdo ditë mundohem ta mbroj.
Prandaj dua t’ju kërkoj…
Jo si politikane. Si grua. Si dikush që i ka parë ato pamje dhe nuk mund t'i fshijë dot nga sytë.
Bëjeni punën tuaj, por bëjeni me dinjitet.
Sepse mbas çdo titulli e pamjesh “eksluzive” është një jetë njeriu. Dhe mbas çdo jete, është një familje që nuk do ta harrojë kurrë se si e trajtuat.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua nga Policia e Shtetit në Itali në flagrancë, për posedim të lëndëve narkotike m...
E veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, u arrestua në dhjetor të vitit 1991 me akuzën për shpërdorim fondesh shtetërore. ...
Një shtetase shqiptare është identifikuar nga policia italiane gjatë goditjes së një rrjeti prostitucioni në një klub na...
Në vijim të masave për forcimin e sigurisë dhe disiplinës në institucionet penitenciare, Drejtori i Përgjithshëm i Burgj...
Kryeministri Edi Rama, ashtu si edhe “pinjolli i tij politik”, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, janë treguar “mjes...
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, u shpreh në emisionin “Kjo Javë” në News24, se drejtësia e re po ...
Për një 20-vjeçar nga Tirana, bastet nuk nisën si një platformë e rregullt online, por si një rrjet njerëzish, llogari...
Florian Rama, një shtetas shqiptar, u dënua me 20 vjet burg për vrasjen e një burri 25-vjeçar në Spanjë në vitin 2019....
Një aksident ka ndodhur pak pas mesdite në Divjakë. Raportohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Gërmenj, ku 66-vjeçari Llambr...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një reagim në lidhje me seancën e një dite më parë, 8 maj, në Gj...