
Policia ka goditur një rrjet të shpërndarjes së drogës në Tiranë, ndërsa janë identifikuar 44 pjesëtarë të grupit të cilit shisnin lëndë narkotike në trajta të ndryshme.
Policia ka ekzekutuar masën e sigurisë për 25 prej tyre, ndërsa 6 ishin arrestuar gjatë periudhës pesëmujore të hetimit. Ndërkohë po punohet për kapjen e 13 pjesëtarëve të tjerë.
Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale:
-K. R., 29 vjeç; K. B., 22 vjeç; F. H., 33 vjeç; D. S., 48 vjeç; A. L., 22 vjeç; A. Rr., 52 vjeç; R. L., 26 vjeç; O. G., 36 vjeç; A. C., 30 vjeç; K. Z., 32 vjeç; A. D., 23 vjeç; E. Z., 26 vjeç; K. B., 25 vjeç; F. D., 42 vjeç; F. M., 50 vjeç; K. D. (M.), 29 vjeç; B. B., 18 vjeç; I. P., 24 vjeç; A. H., 31 vjeç; F. M., 26 vjeç; R. D., 25 vjeç; M. M., 23 vjeç; L. T., 18 vjeç; 2 shtetas të mitur, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe në banesat e tyre u gjetën e sekuestruan: 2 kg e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Resin (çokollatë), 22 kg vaj kanabisi, sasi lënde dyshuar narkotike Cannabis, 121 200 euro ( 118 900 euro të dyshuara të vjedhura në bankë), 1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, qindra fishekzjarrë, 28 celularë, peshore elektronike dhe 4 automjete.
Gjatë operacionit janë arrestuar edhe shtetasit D. S., 21 vjeç dhe H. Z, 18 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe shtetasi S. Q.(Gj.), 30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar dhe arrestuar shtetasit: A. L., 25 vjeç; B. A., 27 vjeç; R. S., 27 vjeç; Sh. K., 61 vjeç; A. N., 26 vjeç; dhe G. P., 30 vjeç, si dhe janë sekuestruar sasi të lëndëve të ndryshme narkotike, kryesisht Kokainë.
Tiranë/Finalizohet pas 5 muajsh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Labirinti”.
Goditet një rrjet i shitjes së lëndëve narkotike.
Identifikohen 44 shtetas, pjesëtarë të grupit, të cilët, të veçuar ose në grupe, shitnin lëndë narkotike, në trajta të ndryshme.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 25 prej tyre.
6 shtetas janë vënë në pranga gjatë periudhës hetimore.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 13 pjesëtarëve të tjerë të grupit.
Sekuestrohen 2 kg e 400 gramë Kokainë, 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Resin (çokollatë), 22 kg vaj Cannabisi, sasi Cannabisi;
1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, 118 900 euro të dyshuara të vjedhura në bankë, qindra fishekzjarrë, celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Si rezultat i punës hetimore intensive të kryer gjatë 5 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Labirinti”, për goditjen e një rrjeti të shitjes së lëndëve narkotike. Gjatë operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 25 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale, konkretisht:
-K. R., 29 vjeç; K. B., 22 vjeç; F. H., 33 vjeç; D. S., 48 vjeç; A. L., 22 vjeç; A. Rr., 52 vjeç; R. L., 26 vjeç; O. G., 36 vjeç; A. C., 30 vjeç; K. Z., 32 vjeç; A. D., 23 vjeç; E. Z., 26 vjeç; K. B., 25 vjeç; F. D., 42 vjeç; F. M., 50 vjeç; K. D. (M.), 29 vjeç; B. B., 18 vjeç; I. P., 24 vjeç; A. H., 31 vjeç; F. M., 26 vjeç; R. D., 25 vjeç; M. M., 23 vjeç; L. T., 18 vjeç; 2 shtetas të mitur, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrolleve në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar: 2 kg e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Resin (çokollatë), 22 kg vaj kanabisi, sasi lënde dyshuar narkotike Cannabis, 121 200 euro ( 118 900 euro të dyshuara të vjedhura në bankë), 1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, qindra fishekzjarrë, 28 celularë, peshore elektronike dhe 4 automjete.
Gjatë operacionit janë arrestuar edhe shtetasit D. S., 21 vjeç dhe H. Z, 18 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe shtetasi S. Q.(Gj.), 30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar dhe arrestuar shtetasit: A. L., 25 vjeç; B. A., 27 vjeç; R. S., 27 vjeç; Sh. K., 61 vjeç; A. N., 26 vjeç; dhe G. P., 30 vjeç, si dhe janë sekuestruar sasi të lëndëve të ndryshme narkotike, kryesisht Kokainë.
13 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtij rrjeti, janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj verpimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
14 Nëntor13:56
Berisha: Nuk më ka ardhur asnjë fletëthirrje për 21 janarin! Puthadorët e qeverisë donin të mbulonin skandalin e Lubi Ballukut
Kryetari i PD-së, Sali Berisha shpjegoi ditën e sotme në konferencën për mediat se pse nuk është paraqitur sot në SPAK...
AKTUALITET
14 Nëntor13:23
SKANDALI/ Posta Shqiptare kthehet në filial të Iute Credit, promovon mikrokreditë me interesa “peshkaqenësh” ndaj qytetarëve
Ndërsa Banka e Shqipërisë paralajmëron për rreziqet e kredive të pakontrolluara dhe po përpiqet të frenojë huadh&...
AKTUALITET
14 Nëntor12:50
Qëlloi me pistoletë të riun, shpallet në kërkim 32-vjeçari
Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar, i cili tentoi të vriste me armë zjarri një person.
Si...
AKTUALITET
14 Nëntor12:31
Shefja e FMN kritika qeverisë shqiptare: Krahu i punës po tkurret midis papunësisë së lartë dhe emigracionit!
Drejtuesja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Anke Weber, ka dhënë një deklaratë...
AKTUALITET
14 Nëntor12:20
Elbasan, kërcënonin qytetarët me jetë dhe rritje borxhi, arrestohen dy fajdexhinjtë
Policia ka arrestuar dy persona në Elbasan. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi jepnin para me fajde dhe më pas kërcënonin qytetar&e...
AKTUALITET
14 Nëntor11:58
I vendosën tritol tek hoteli, dëshmon në GJKKO babai i Ervin Matës, ja çfarë deklaroi
Mesditën e sotme babai i Ervin Matës, Luan Mata ka dëshmuar në procesin në GJKKO ndaj Plaurent Devishaj dhe Jualian Meçajt, t&...
Nga Lucas Minisini
AKTUALITET
14 Nëntor11:52
Reportazhi i trishtë i ‘Le Monde’: Në Shqipëri, rinia e Kukësit kërkon ta ndërtojë të ardhmen në Angli
Ky qytet në veri të vendit sheh çdo vit mijëra të rinj teksa largohen në mënyrë klandestine drejt Anglisë. P&eu...
AKTUALITET
14 Nëntor11:49
FOTO/ Këta janë dy kushërinjtë që shpërndanin kokainë në zona të ndryshme në Tiranë
Dy personat në foton e mësipërme janë dy kushërinjtë, Saimir dhe Armand Nela të clët u arrestuan nga Policia për ...
AKTUALITET
14 Nëntor11:37
Ngjarje e rëndë në Francë/ Çifti shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tyre
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Brestit në Francë, ku një çift me origjinë shqiptare është gjet...
AKTUALITET
14 Nëntor11:30
Dosja ''Sterilizimi''/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-zv. ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj për lirim nga qelia
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e radhës të ish-zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj,...