AKTUALITET

Përgatituni për Gjeneratën Z, të rinjtë shqiptarë duan paga 800 – 1200 euro

M.B. Përditësimi i fundit 12 Maj 2024, 07:27
Përgatituni për Gjeneratën Z, të rinjtë shqiptarë
Foto ilustruese


TIRANA- Në çdo tryezë me bashkëpunëtorë, klientë, kolegë apo miq, përballem me të njëjtin shqetësim, nuk po gjejmë punonjës të kualifikuar, po na ikën rinia. Dhe mendimi më shkon te një frazë që më thoshte një nga mentorët e mi, nëse nuk i përshtatesh brezit të ri, do përfundosh të punosh vetëm. Çdo industri, që bazohet në fuqinë njerëzore të punës, mendoj se duhet të dëgjojë zërin e gjeneratës së re. Studimet globale theksojnë se në përgjithësi, të rinjtë që i përkasin gjeneratës Z, i kushtojnë më shumë rëndësi shëndetit mendor dhe kujdesit për veten, sesa brezat e mëparshëm, janë të ndërgjegjshëm ndaj mjedisit, pëlqejnë të punojnë në mënyrë të pavarur dhe sipas kushteve të tyre, vlerësojnë fleksibilitetin në jetën profesionale dhe thelbi i tyre është kujdesi për shëndetin mendor dhe për veten.

Sjellja e gjeneratave ka përherë një kontekst lokal dhe për këtë arsye, ne në Kreston Albania, kemi zhvilluar një anketë, e cila kishte për qëllim të përcaktonte pritshmëritë dhe mënyrat e sjelljes në punë të të rinjve. Sondazhi u krye me anë të një pyetësori në internet, nga data 10 tetor deri më 30 tetor 2023, dhe mblodhi pikëpamjet e 230 personave të moshës 16 deri në 21 vjeç, shumica e të cilëve ishin nxënës në shkollat profesionale dhe studentë në universitetet në të gjithë Shqipërinë.

Pagat që duan të rinjtë

Gjetjet e anketës nxjerrin në pah disa karakteristika të ngjashme me mënyrën globale të sjelljes së gjeneratës Z. Shpërblimi monetar mbetet kriteri më i rëndësishëm për të zgjedhur një vend pune, fakt që lidhet me pavarësinë financiare, që është edhe kriteri dallues i të rinjve të gjeneratës Z. Shumica e të anketuarve, 25%, presin që niveli i pagave bruto gjatë programeve të praktikës të jetë në intervalin 700 – 1000 euro dhe në vitin e parë, nivelet e pagave të jenë në intervalin 800 – 1200 euro. Këtë nivel page e kanë kërkuar 27% të të anketuarve.

Duke pasur parasysh edhe normat e rritjes së pagave, pavarësisht arritjes së objektivave, biznesi duhet të përshtasë operacionet dhe politikat e çmimit të saj me qëllim që të përmbushë pritshmëritë e të punësuarve të ardhshëm. Pritshmëritë e të rinjve ndikohen edhe nga qasja që ka pasur administrata publike lidhur me politikat e përcaktimit të pagave në sektorin publik. Përgjigjet e anketës nxjerrin në pah që të rinjtë kanë përparësi të punojnë dhe bashkëpunojnë me kompani, të cilat kanë rritje të ndikimit në ekosistem, më shumë sesa në kompani që thjesht ofrojnë stabilitet financiar. Kjo nxjerr edhe një herë në pah që gjenerata Z ka përparësi praktikat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Lidhur me sa më sipër është e rëndësishme që, përveç përfitueshmërisë financiare, zotëruesit e bizneseve duhet të nisin implementimin e praktikave të zhvillimit të qëndrueshëm me fokus ndikimin në mjedis, aktivitetet sociale dhe mirëqeverisjen. E ndërkohë që ekosistemi i biznesit në vend është ende në fazat e para të njohjes së këtyre praktikave, të rinjtë i kanë në prioritet këto qasje dhe ndikimin që ka organizata në aspektet mjedisore, sociale dhe të mirëqeverisjes si kriter përzgjedhës.

Jo punë në distancë

Ndryshe nga qasja e të rinjve jashtë Shqipërisë, rezultatet tregojnë që të rinjtë tanë kanë një preferencë për marrëveshjet tradicionale të punës mbi punën në distancë. Ata ritheksojnë që përfshirja në vendimmarrje dhe përfshirja në zhvillimin e projekteve strategjike mbetet një ndër kriteret e rëndësishme të përzgjedhjes.

Rezultatet theksojnë edhe një prirje të fortë drejt të punuarit në mjedise që të ofrojnë edhe ekspozim ndërkombëtar dhe mundësi për të ndërvepruar me menaxherë të niveleve të larta, si komponentë kryesorë të një përvoje pune ideale, duke reflektuar një qasje strategjike dhe të menduarit përpara për zhvillimin profesional. Stresi dhe mjediset e punës, që kanë presion të lartë, vazhdojnë të jenë faktorët mbizotërues që i bëjnë individët të lënë punëdhënësin.

Ky fakt tregon që keqmenaxhimi i situatave stresuese që lidhen me punën, kontrolli i tepruar i sjelljeve të punonjësve dhe jo i rezultateve të punës apo delegimi i pasigurive të biznesit ndikojnë ndjeshëm në jetëgjatësinë e marrëdhënies së punës dhe është një ndër arsyet që ndikon në mbajtjen e forcës punëtore në vend.

Në një punë për shumë kohë?! Jo faleminderit

Ndryshe nga sjelljet e brezave të mëparshëm, që kanë pasur në themel stabilitetin financiar, gjenerata Z është më pak e ndjeshme në këtë aspekt. Në linjë edhe me sjelljet e të rinjve jashtë Shqipërisë, rezultatet e anketimit konfirmojnë që 49% e të anketuarve nuk e kanë të qartë se sa kohë mund të punojnë me një kompani dhe kanë një preferencë të shtuar për rotacionin nëpërmjet funksioneve dhe departamenteve të ndryshme.

Kjo vë në dukje, që një ndër elementet motivuese për gjeneratën, është puna e bazuar në projekte dhe objektiva afatshkurtra, duke i dhënë mundësinë që të përfitojnë zhvillim profesional të vazhdueshëm në disa fusha. Këto rezultate i dërgojnë sinjale biznesit, që duhet të ngrenë programe të strukturuara që lehtësojnë rotacionet mes funksioneve dhe departamenteve, duke krijuar një mjedis pune pozitiv dhe dinamik, i cili përputhet me pritshmëritë në zhvillim të punonjësve.

Emri i mirë i kompanisë vlen

88% e të anketuarve theksojnë rëndësinë kryesore të ndikimit të marketingut të një kompanie në procesin e tyre të vendimmarrjes. Ky pohim kumbues nënvizon rolin kryesor që luan marketingu në formësimin e perceptimeve dhe ndikimin në zgjedhjet e individëve kur zgjedhin një kompani me mediat sociale, që janë burimi kryesor i informacionit.

Ndaj vlen që kompanitë dhe organizatat t’i kushtojnë rëndësi promovimit të shërbimeve dhe aktiviteteve. Informimi i kulturës së korporatës, nëpërmjet kanaleve të rrjeteve sociale, mund të jetë një mjet i mirë për të nxitur të rinjtë të zhvillohen në mjediset e biznesit lokal. Një tjetër e dhënë që duhet të konsiderohet dhe të merret parasysh sidomos në procesin e rekrutimit është fakti se 52% e të anketuarve besojnë se kanë përparësi konkurruese në krahasim me aplikantët e tjerë dhe 51% besojnë se Universiteti i përgatit të diplomuarit e tyre për detyrat e ardhshme profesionale.

Më shumë se 55% e të anketuarve besojnë se puna e tyre është po aq e rëndësishme sa ajo e kolegëve të tyre me më shumë se 10 vite përvojë. Nga pikëpamja e menaxhimit të burimeve njerëzore vlen të theksohet që vetëbesimi është karakteristikë e gjeneratës Z dhe në ndërveprim me gjeneratat e mëparshme, të cilat kanë pasur si karakteristikë dalluese modestinë dhe të qenët i besueshëm, menaxhimi i diferencave vlen të ndërlidhet pozitivisht, me qëllim rritjen e secilit anëtar dhe organizatës në tërësi.

Patjetër me diplomë universitare

Një tjetër element, që është më së shumti kulturor në vendin tonë, është pikëpamja personale për marrjen e një diplome universitare, e cila është ende domosdoshmëri, ku 98% e të anketuarve pohojnë se posedimi i një diplome universitare është thelbësor dhe 46% e tyre kërkojnë të marrin një diplomë universitare jashtë vendit. Rezultatet e anketës tregojnë se 65% e të anketuarve janë të gatshëm të punojnë jashtë vendit për një punë që është më interesante se ajo që kanë dhe vetëm 20% janë të gatshëm të shkojnë jashtë, megjithëse puna nuk është aq konkurruese sa ajo në Shqipëri.

Në këtë perspektivë, ne vlerësojmë që bizneset duhet të përshtasin operacionet e tyre, duke përshtatur mësimin në biznes, si element për të thithur nxënësit e shkollave të mesme dhe për të ndikuar në ndryshimin e qasjes nga arsimi profesional dhe rëndësisë së nxënies duke punuar. Përgjigjet e të anketuarve zbulojnë një hierarki të veçantë të kërkesës në tregun e punës, me profesionet që ofrojnë shërbimet e marketingut, zhvillues dhe programues dhe shërbimet e këshillimit financiar, që renditen si pozicionet më të kërkuara. Sa më sipër, nxjerrin në pah tendencat aktuale në preferencat profesionale, duke i udhëhequr individët dhe organizatat drejt fushave me kërkesë të shtuar të industrisë.

Pavarësia financiare mbetet prioriteti më i lartë i renditur në objektivat e karrierës së 88% të njerëzve tanë të anketuar. Po si duhet ne si menaxherë të përshtatemi për të përmbushur pritshmëritë e të rinjve? Ka disa elemente që në gjykimin tim ndihmojnë në një marrëdhënie të mirë me to. Së pari, duhet të aftësohen për kryerjen e aktiviteteve komplekse, nëpërmjet zhvillimit dhe edukimit brenda organizatës dhe duhen mbështetur në rastet kur duan të kenë rotacion brenda organizatës në funksione të tjera. Së dyti, kompanitë duhet të krijojnë strategji që rrisin ndikimin e tyre në mbrojtjen e mjedisit, ndikimin social dhe mirëqeverisjen.

Kjo pasi gjenerata Z ka një preferencë ndaj kompanive që kanë ndikim dhe që japin mundësi për eksperienca ndërkombëtare. Së treti, ekuilibri punë – jetë dhe pavarësia financiare vazhdojnë të jenë përcaktues në vendimmarrjen për të vazhduar marrëdhënien e punës. Në kushtet e uljes së konsumit dhe rritjes së inflacionit, rritja e kostos së pagave do ketë ndikim të qenësishëm në performancën e biznesit. Pavarësisht kësaj, harmonizimi i nivelit të pagave me nevojat e punëmarrësve është kusht thelbësor për qëndrueshmërinë e punonjësve dhe faktor përcaktues në ofrimin e mundësive në vend për të rinjtë./ Monitor

gjenerata z

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan