
Në faqen zyrtare të Shërbimit Informativ të Shtetit, institucionit kyç të arkitekturës së sigurisë kombëtare, një slogan dallon mbi të tjerët: “Për ne Atdheu është i pari. Ne punojmë çdo ditë për ta bërë Shqipërinë më të sigurt”.
Por një hetim i Prokurorisë së Posaçme ndaj drejtueses së këtij institucioni, Vlora Hyseni, e ka vënë seriozisht në pikëpyetje këtë mision.
Mëngjesin e së martës, Gjykata e Posaçme vendosi të pezullojë nga detyra Hysenin dhe ta vendosë atë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për veprat penale të nxjerrjes së sekretit shtetëror dhe përkrahjes së autorit të krimit si pjesë e një hetimi që lidhet me Ergys Agasin, një personazh kontrovers i arrestuar për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Për të njëjtin hetim, gjykata miratoi kontrollin e banesës e banesës dhe atë personal të ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda si dhe arrestimin e një zyrtari të Institutit të Policisë Shkencore dhe të një personi të dytë, të cilët akuzohen respektivisht për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit.
Akuzat e ngritura nga SPAK në adresë të shefes së shërbimit sekret rikthejnë në vëmendje mënyrën se si ajo u përzgjodh për të drejtuar SHISH, ndërkohë që vënë në pikëpyetje integritetin e këtij institucioni si dhe sigurinë kombëtare të vendit.
E lindur në Kosovë në vitin 1984, Hyseni mbajti poste drejtuese mes viteve 2019-2021 në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, AKI, kur ajo u shkarkua në mënyrë të papritur nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.
Vetëm pak muaj pas largimit nga AKI, Hyseni u shfaq në Tiranë si këshilltare për sigurinë e kryeministrit Edi Rama. Për rreth një vit e gjysmë ajo qëndroi larg vëmendjes publike, por më 17 mars 2023 Rama njoftoi se e kishte zgjedhur atë si drejtuesen e re të SHISH, bashkë me një deklaratë të fortë mbështetjeje personale. Emërimi i saj u dekretua nga presidenti Bajram Begaj në prill 2023.
Për Ilir Kullën, ish-këshilltar i lartë shtetëror dhe ekspert i sigurisë, problemi nis me emërimin e Hysenit në krye të një institucioni kushtetues kaq të rëndësishëm.
“Thjesht zonja në fjalë e kishte një mision të pamundur atë detyrë që i dhanë,” tha Kulla duke iu referuar edhe përshkrimit të një ish-kolegu të Hysenit në AKI.
Kulla nuk e komentoi akuzën, pasi tha se nuk ishte njohur me faktet penale.
“…Por një gjë e kam shumë të qartë se, përgjimet e gjetur në zyrën e Ergys Agasit janë një litar i lënë varur për shumëkënd në Shqipëri,” theksoi ai.
Pas operacionit të zhvilluar nga SPAK, deputetë të opozitës kërkuan që ngjarja të trajtohej si çështje e cënimit të sigurisë kombëtare dhe të futej në rendin e ditës së Kuvendit të Shqipërisë. Opozita e konsideroi këtë ngjarje si “rënie të shtetit dhe të sigurisë kombëtare”, ndërkohë që deputetët e mazhorancës e relativizuan skandalin tek përgjegjësia individuale e zyrtares së lartë.
Arjan Dyrmishi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, vlerëson se akuzat e ngritura ndaj Hysenit kanë shkaktuar sakaq një dëm të madh për reputacionin dhe integritetin e Shërbimit Informativ të Shtetit, të cilat kërkojnë vite dhe shumë punë për t’u rikuperuar.
Sipas tij, kur njerëz me këtë lloj integriteti drejtojnë institucione të rëndësishme si SHISH, nuk mund të dihet se me kë i ndajnë të dhënat. Dyrmishi vlerëson se dëmi jep pasoja dhe në një plan më të gjerë, nisur nga fakti se Shqipëria është një vend anëtar I NATO-s.
“Për momentin mund të themi se ka dëme në cënimin e integritetit dhe reputacionit të inctitucioneve në fjalë, si dhe të dëmtimit të besimit dhe bashkëpunimit mes institucioneve,” tha ai.
Dyrmishi vlerëson gjithashtu se dëmi i reputacionit është pjesë e cënimit të sigurisë kombëtare, e cila do të duhej të garantohej sipas tij nga arkitektura e brendshme e gjithë institucioneve.
“Se si do të përshkallëzohet dëmi mbetet për t’u parë,” theksoi Dyrmishi./ BIRN/
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
23 Shtator08:11
Arrestimi i Vlora Hysenit/ Gazeta greke: Skandali më i fundit i korrupsionit godet qeverinë Rama
Ndalimit të ish-shefes së SHISH, i kanë bërë jehonë edhe mediat greke. Protothema shkruan se ky është skandali m&...
AKTUALITET
23 Shtator07:59
Krimi që tronditi Austrinë/ E mbyti dhe e goditi me thikë ish-partneren, dyshime nëse 32-vjeçarja ishte…
Detaje tronditëse po dalin nga hetimi për vdekjen e 32-vjeçares Stephanie Piper në Austri, e cila dyshohet se u vra nga ish-partneri i s...
AKTUALITET
23 Shtator07:32
Blerjet e valutës dhe kredia, rritja e ofertës së parasë shënoi rekord të ri në korrik
Rritja e ofertës së parasë shënoi një rekord të ri historik në muajin korrik, e ndikuar nga kreditimi i shëndetshë...
AKTUALITET
23 Shtator07:28
Dhjetë vjet burg, shtatëmbëdhjetë vjet me Homerin: Letra prekëse e At Gjon Shllakut për Enver Hoxhën që të shpëtonte Iliadën
Në vitin 1958, në zyrën e Enver Hoxhës mbërriti një letër e pazakontë. Nuk ishte një kërkesë për f...
AKTUALITET
23 Shtator07:19
Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
Sot vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin p...
AKTUALITET
23 Shtator07:09
Cili shtet e përdor më shumë ChatGPT në Ballkan
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtësi në të gjithë botën, por ritmi i përhapjes mbetet shum&eum...
AKTUALITET
22 Shtator23:12
Lala zbardh dosjen e Vlora Hysenit: Informacionet sekrete që i jepte Ergys Agasit
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja lidhur me akuzat ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hys...
AKTUALITET
22 Shtator23:01
Kosova nuk ka linja fluturimi me Azerbajxhanin! Misteri i udhëtimit të Vlora Hysenit
Gazetari Xhemajl Rexha ka bërë të ditur detaje të tjera lidhur me dorëzimin e Vlora Hysenit. Rexha raportoi se Hyseni ka qenë gjat...
AKTUALITET
22 Shtator22:43
Zjarr i madh në autostradën Thumanë-Kashar
Një zjarr i madh ka rënë këtë mbrëmje në 22 shtator pranë autostradës Thumanë-Kashar.
Siç shikohet n&e...
AKTUALITET
22 Shtator22:31
“Pinte kafe çdo javë me Dumanin”/ Urdhër-arresti ndaj Vlora Hysenit, gazetari Qyno: E informonte mbi grupet kriminale, pastaj…
Gazetari Elton Qyno ka komentuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ urdhër-arrestin e SPAK për kreun e SHISH, Vlora Hyseni.
Qyno k...