AKTUALITET

Përgjimet SKY ECC/ Zbardhet skema e pastrimit të parave te “Juvenilja”, leja e ndërtimit e Eldi Dizdarit...

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Qershor 2026, 13:25

Përgjimet SKY ECC/ Zbardhet skema e pastrimit të parave te

Dosja hetimore e grupit kriminal të goditur nga SPAK ka zbuluar një skemë të dyshuar të pastrimit të parave përmes investimeve në pasuri të paluajtshme, e lidhur me tokën te Juvenilja pranë stadiumit “Air Albania” në Tiranë. Sipas dosjes, personat nën hetim Adrian Rama, Artur Shehu, Elton Memeti, Alfredo Hamzai dhe Ardian Zykaj dyshohet se kanë kryer veprime juridike të maskuara, përfshirë kontrata dhurimi dhe transaksione të ndryshme, me synim zhvillimin e pronës dhe sigurimin e një lejeje ndërtimi.

Në dosje thuhet se projekti u pengua si pasojë e sekuestrimit të pasurive në vitin 2021, ndërsa nga komunikimet rezulton se të dyshuarit kanë zhvilluar takime edhe jashtë vendit dhe kanë kërkuar informacione nëse po hetoheshin nga autoritetet. Në dosje përmenden gjithashtu komunikime në SKY ECC, ku diskutohet blerja e 300 m² tokë në këtë zonë për 100 mijë euro.  Pra personi nën hetim Alfred Hamzai përdorues i Pin 7B9F5E dhe Ardian Zykaj përdorues i Pin AIMCSV komunikojnë në lidhje me blerjen e tokës tek "juvenilja".

Nga tërësia e veprimeve noteriale dhe komunikimeve të kryera rezulton se personat nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama, Elton Memeti janë përfshirë në kryerje të veprimeve fillimisht për të zhvilluar pronën, më pas në veprime juridike të maskuara me dhurim, me qëllim që me lidhjet e tyre të mund të nxirrnin leje ndërtimi. Për këtë fakt, rezultuar të dhënave të dërguara nga autoritetet spanjolle dhe ato belge, personat nën hetim kanë kryer edhe takime me njëri-tjetrin jashtë shtetit, në Spanjë dhe në Aruba, ndërsa ata kanë komunikuar edhe në lidhje me takime me funksionarë të lartë shtetërorë.

Nxjerrja e lejes së ndërtimit duket se është penguar nga sekuestrimi që është bërë për pjesën ideale që subjekti Denis Matoshi kishte përfituar me anë të dhurimit, kërkesë e cila ishte dërguar për konfiskim, si dhe fakti që nuk është arritur të revokohej kontrata e lidhur më parë, si dhe pavarësisht këtyre fakteve, grupi kriminal, nëpërmjet personit nën hetim Adrian Rama, ndjek veprimet e kryera edhe në kuadër të ndërtimit të Shkollës së Biçikletave dhe sipas komunikimeve që ai kryen, ai për zhvillimin e saj është në pritje të planeve të zhvillimit.

AIMCSV-7B9F5E: dhe nje gje.ajo toka te juvenilia kan ber gati kontraten.do kalojne 150 m2 ne emrin time.dhe duan
nje 50.dhe mbsi te mbaroj kjo.do bejne prape te njeten gje per 150 tjete total 300 per 100 evro

AIMCSV-7B9F5E: po besua ma siguroj qe do ndertohet aty.se i tha rama.dhe toka aty vlene se fitom ne dertim
shum fare.

AIMCSV-7B9F5E: kete e kan me certifikate kushurite e adit capricos

Aktualisht në lidhje me këtë prone nuk janë përftuar të dhëna nëse për token janë kryer kryer veprime të tjera për zhvillim të saj, marrë parasysh edhe karakterin sekret të hetimeve, hetim i zhvilluar pa kryer hetime të hapura.

Për të siguruar nxjerrjen e kësaj leje ndërtimi në këtë truall e referuar si "toka tek juvenilja” janë zhvilluar një sërë takimesh ndërmjet personave nën hetim përfshi këtu dhe personin nën hetim Alfredo Hamzai, të rezultuara nga të dhënat e dërguara nga letërporositë belge dhe spanjolle.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?