Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
SHKODËR- Familjarë të të vrarëve në kufi, së bashku me ish të burgosur politikë, përkujtuan sot në Shkodër 16 qershorin e vitit 1990, Ditën e të Vrarëve në Kufi nga regjimi komunist. Në këtë ditë, në pikën kufitare “Hani Hotit”, në Malësi të Madhe, forcat kufitare vranë 17 vjeçarin Pëllumb Pëllumbi, gjatë përpjekjes së tij për të kaluar ilegalisht kufirin në drejtim të ish Jugosllavisë. Vrasja e 17 vjeçarit Pëllumbi zgjoi revoltën e të rinjve shkodranë, të cilët dolën në rrugët e qytetit duke protestuar me thirrje kundër diktaturës dhe regjimit të kohës.
Zenel Drangu, i cili drejton Shoqatën e ish të Burgosurve Poltikë në Shkodër tha se diktatura komuniste, në fundin e saj, i mashtroi të rinjtë dhe i vrau në kufi ndërsa tentonin të shkonin drejt lirisë.
“Në vitin 1990 ndryshoi ligji. Nga 10-25 vite burgim që ishte për tentativë arratisje, ndryshoi në kalim të paligjshëm që dënohej 3-5 vite burgim. Atëherë, shumë të rinj vendosën që ta provojnë fatin, por e keqja ishte se i kapën në kufi, i kapën gjallë dhe, mbasi i torturuan, i vranë”, thotë ai.
Në maj të vitit 1990, Gjekë Beqi së bashku me vëllain e tij Vatë Beqin tentuan të kalojnë kufirin, por forcat kufitare i diktuan dhe qëlluan ndaj tyre. Gjeka u plagos ndërsa vëllai i tij u vra.
“Me 18 maj, duke u arratisur për në Jugosllavi bashkë me vëllain tim, të cilin e kanë vra po atë ditë përpara meje, unë u plagosa dhe përfundova në spital. Të gjithë këtu ishin të burgosur, ishte një burg i madh 28 mijë kilometra. Po disa nuk e duronin këtë lloj burgu, disa e pësuan fatalisht si vëllai im dhe Pëllumb Pëllumbi”, thotë ai.
Gjeka tregon se si regjimi i kohës, në përpjekje për të frenuar arratisjet e të rinjve jashtë kufijve, përdori dhunë, vrasje dhe masakra, duke terrorizuar shqiptarët që kërkonin të iknin drejt lirisë.
“Dy djem të rinj, Dodë Gjerkajn dhe Gjon Kumbullakun, i kanë vrarë në kufi në Pentar, i kanë lidhur mbrapa në spondat e makinës ushtarake dhe kanë terrorizuar gjithë qytetin e Shkodrës, duke i thënë qytetarëve dhe kalimtarëve të rrugës se kështu jua bëjmë atyre që tentojnë të ikin”, thotë ai.
Drejtuesi i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë, Zenel Drangu, i cili vuajti shumë vite në ish burgun famëkeq të Spaçit, pas tentativës për arratisje, apeloi për gjetjen e vendvarrimit të shumë shqiptarëve, të vrarë nga diktatura për shkak të bindjeve politike.
“500 të vrarëve ende nuk ju janë gjetur eshtrat. Pra, një apel qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme që të tregojë ku është kryer vrasja e tyre, ku i kanë groposë, pasi është e drejtë e familjarëve që të kenë një varr dhe të çojnë një tufë lule”, thotë ai.
Gjatë viteve të diktaturës, duke filluar nga vitit 1949, rreth 1000 shqiptarë u vranë në kufi, ndërsa përpiqeshin të kalonin ilegalisht jashtë vendit në kërkim të lirisë. Vetëm në vitin 1990, kur diktaturës po i vinte fundi, u vranë në kufi 54 persona, pjesa më e madhe të rinj e të reja.
Marre nga VOA
Turistja TROPOJË- Një turiste franceze është aksidentuar ditën e sotme në zonën e Vranës në Lekbibaj t&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Për javën që presim përpara: vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosf...
Arjeta Puca TIRANË- Në Shqipëri gratë dhe vajzat po depërtojnë edhe në industrinë e prodhimit të automjeteve. ...
Foto ilustruese SHKODËR- Një 69-vjeçare ka gjetur vdekjen ditën e sotme në ujrat e Velipojës. Mësohet se viktima ka nd...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Një 67-vjeçar raportohet se është gjetur i pajetë ditën e sotme në banesën e ti...
Operacioni QAFË BOTË- Një rast kontrabandimi mallrash për konsum është goditur nga policia në Qafë Botë ...
Foto ilustruese FIER- Pesë persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Fier. Policia përmes një njoftimi ka bër&eu...
GJERMANI- Mbrëmjen e djeshmë është mbyllur ndeshja startuese për kombëtarën shqipare. Për veç atmosferës d...
Foto ilustruese VLORË-Një turist polak ka gjetur vdekjen ditën e sotme në vendin tonë. Mësohet se turisti polak 74-vjeç...
Aksidenti POGRADEC- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në bulevardin kryesor të qytetit të Pogradecit. Sipa...