
Reshjet e dendura të muajve nëntor dhe janar kanë shkaktuar probleme serioze për kulturat bujqësore dimërore, veçanërisht për grurin dhe elbin. Sipërfaqe të tëra kanë mbetur të përmbytura për ditë me radhë, duke ndikuar negativisht në zhvillimin normal të bimëve dhe duke rrezikuar ndjeshëm rendimentin e këtij sezoni.
Teprica e ujit në tokë ka sjellë pasoja të shumta: rrënjët e bimëve kanë mbetur në sipërfaqe për shkak të mungesës së ajrosjes, është ulur aktiviteti mikrobiologjik i tokës dhe është dëmtuar struktura e saj. Si pasojë, kulturat janë bërë më të dobëta dhe më të predispozuara ndaj sëmundjeve. Specialistët theksojnë se kullimi është kushti kryesor për të shmangur dëme të tilla dhe hapja e kanaleve kulluese mbetet një masë urgjente që duhet të jetë funksionale gjatë gjithë kohës.
Situata paraqitet më e vështirë në Bashkinë e Maliqit, ku dëmet konsiderohen të ndjeshme dhe ende ka sipërfaqe të mbuluara me ujë. Edhe në vetë Qendrën e Transferimit të Teknologjisë Bujqësore raportohen hektarë të përmbytur, çka tregon përmasat e problematikës. Megjithatë, vështirësi të ngjashme hasen edhe në zona të tjera bujqësore.
Ekspertët paralajmërojnë se rendimenti i këtij viti do të jetë i kufizuar, sidomos në parcelat që kanë mbajtur lagështi për një periudhë të gjatë, me ndikim më të theksuar në Bashkinë e Maliqit. Krahas masave për kullimin, fermerët duhet të planifikojnë edhe plehërimin plotësues për të ndihmuar rimëkëmbjen e kulturave dhe për të minimizuar humbjet në prodhim.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Shkurt13:20
Begaj dënon sulmin në British Columbia: Shqipëria pranë Kanadasë në këtë moment tragjik
Presidenti Bajram Begaj është shprehur i tronditur për sulmin me armë në shkollën e “British Columbia” në Kanad...
AKTUALITET
11 Shkurt13:15
EMRI/ Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit
Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj, duke lënë në fuqi konfiskimin e pasurive të tij.
Kolegji Penal v...
AKTUALITET
11 Shkurt12:42
Skandal te spitali Onkologjik/ 6 medikamente në mungesë prej gati 2 muajsh, pacientët me kancer pa ilaçe
Ndonëse luftojnë çdo ditë për jetën, 6 medikamente mungojnë në spitalin Onkologjik në QSUT. Bëhet fjal&eum...
AKTUALITET
11 Shkurt12:36
Prokurorët e Vlorës zbarkojnë në godinën e bashkisë, sekuestrojnë dosjet e kontratat e plazheve
Prokuroria e Vlorës dhe sektori i Krimit Ekonomik po heton procedurat e dhënies së kontratave për plazhet.
Dy oficerë të Polici...
AKTUALITET
11 Shkurt12:34
I pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut, ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili në GJKKO, mbahet sot seanca paraprake
Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut, është ...
Nga Elton Qyno
AKTUALITET
11 Shkurt12:22
"Shkuam në Ndroq për të vrarë Talon, Nuredini iku si liliput"/ Hoxhaj: Ai njoftoi vetë policinë për strehimin në Fier
Dëshira për të vrarë “Momën” Talo Çela, ka çuar Nuredin Dumanin dhe mikun e tij të ngushtë, Henri...
AKTUALITET
11 Shkurt12:20
Skandali i mikrokredive/ GJKKO ndryshon vendimin për sekuestron, hiqen bllokimet mbi llogaritë bankare të Olsi Ibros
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të ndryshojë një vendim të mëparshëm...
AKTUALITET
11 Shkurt12:17
Banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët e bashkisë dhe policinë
Banorët e Durrësit, të prekur nga projekti i rijetëzimit “TID Durrës”, kanë protestuar sot para Bashkisë, duke ...
AKTUALITET
11 Shkurt12:15
Qytetarët protestojnë kundër qeverisë/ Ministrja e Brendshme kërcënon pjesëmarrësit
Ministrja Albana Koçiu gjatë një konferencë për mediat në lidhje me protestën e mbajtur dje nga opozita, protestë e ...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
11 Shkurt12:07
Banori denoncon gjendjen e keqe të rrugës në Blush të Kolonjës: Është e pakalueshme për shkak të baltës
Banorët e fshatit Blush, në Kolonjë kanë denoncuar gjendjen e rëndë të rrugës që lidhet me njësinë admi...