Demo emërohet ministër i Brendshëm, Rama: Besfort Lamallari do të jetë pjesë e ekipit tim në Kryeministri!
“Sot kemi vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë dhe besoj nga drejtimi...
“Sot kemi vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë dhe besoj nga drejtimi...
Pak para zgjedhjeve për Parlamentin e Berlinit, grupi i hakerëve Rhysida vodhi të dhëna, shantazhoi Senatin e Berlinit dhe, pasi përp...
Në futboll, shpesh 40 gola mund të mos mjaftojnë, ky është rasti i Kylian Mbappe, i cili edhe pse mbylli sezonin e fundit në La ...
Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë sot ndryshime në qeveri. Bëhet me dije se në mbledhjen e qeverisë, të parashikuar p...
Gjatë ditës së sotme janë raportuar 30 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 7 mbeten aktive, 10 janë në...
Më 14 shtator të vitit 2020, në orën 18:49, në adresën elektronike të ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda B...
Dy mjekët e arrestuar në hetimin për vdekjen e Giorgos Mazonakis pritet të paraqiten para prokurorit sot, të prem...
Një dron sekret kinez, i njohur si WZ-X ose “Përbindëshi i Malanit”, ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve ushtarak&eum...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk është penduar për vendimin për të nisur luftën me Iranin dhe se, nëse ...
Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ...

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim zyrtar, lidhur me situatën në vend nga moti i keq. Sipas njoftimit, qarku Shkodër mbetet një nga zonat më të prekura, ku fshatrat si Oboti dhe Dajçi vijojnë të përballen me rritje të nivelit të ujit si pasojë e prurjeve të lumit Buna e Drin, por dhe rritjet së nivelit të liqenit.
Bëhet me dije se, të paktën 500 hektarë tokë bujqësore ende nën ujë në këto zona. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore ka prezencë uji deri në 120 cm, duke izoluar pjesërisht fshatin. Në njësinë administrative Dajç, konkretisht në fshatrat Urrelat–Shirq, uji ka dalë nga kanalet kulluese duke zgjeruar sipërfaqet e përmbytura.
Njoftim mbi situatën e krijuar nga moti në vend:
"Gjatë 24 orëve të fundit, vendi është përfshirë nga kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Si pasojë, në disa qarqe janë evidentuar problematika të lidhura me përmbytje, rritje të niveleve të lumenjve, bllokime rrugore dhe rrëshqitje dherash. Strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor janë në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e pasojave.
Qarku Shkodër mbetet një nga zonat më të prekura. Në Bashkinë Shkodër, zonat e Obotit dhe Dajçit vijojnë të përballen me rritje të nivelit të ujit si pasojë e prurjeve të lumit Buna dhe Drin si dhe rritjes së nivelit të liqenit. Rreth 500 hektarë tokë bujqësore janë ende nën ujë, kryesisht në fshatin Obot dhe njësinë administrative Ana e Malit. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore ka prezencë uji deri në 120 cm, duke izoluar pjesërisht zonën. Në njësinë administrative Dajç, veçanërisht në zonën Urrelat–Shirq, uji ka dalë nga kanalet kulluese duke zgjeruar sipërfaqet e përmbytura. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe në disa zona ka nisur tërheqja graduale e ujit.
Në Qarkun Lezhë, përmbytjet kanë prekur kryesisht tokat bujqësore. Në Bashkinë Lezhë raportohen rreth 1,200 hektarë tokë bujqësore nën ujë, kryesisht në zonat Balldren dhe Zejmen. Në Torovicë dhe Zejmen, tërheqja e ujit po ndodh me ritme të ngadalta. Në Bashkinë Kurbin, niveli i ujit ka shënuar rënie në zonat më problematike si Adriatik, Gjorm dhe Mamurras, ndërsa kanë vijuar verifikimet për dëmet në banesa, pajisje dhe kultura bujqësore, si dhe evakuimi i bagëtive në zona të caktuara. Qarku Vlorë paraqitet me situatë në përmirësim gradual. Në Bashkinë Vlorë, niveli i ujit të lumit Vjosë në zonën e Novoselës ka nisur rënie dhe situata po shkon drejt normalizimit, megjithatë mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Në Bashkinë Selenicë, vijojnë problematikat nga rrëshqitjet e tokës në fshatin Vajzë dhe në disa akse rrugore rurale, ku qarkullimi kryhet me kufizime. Në Bashkinë Himarë, në zonën e Qafës së Vishës, vazhdon rreziku nga rënia e gurëve në rrugë, duke kërkuar kujdes të shtuar në qarkullim.
Në Qarkun Korçë, problematikat lidhen kryesisht me rrëshqitje dherash, prezencë uji dhe dëborë në disa akse rrugore. Në Bashkinë Pogradec janë raportuar shkarje dherash në segmente të rrugëve nacionale dhe rurale si dhe rreth 25 hektarë sipërfaqe toke me prezencë uji. Në Bashkinë Maliq, si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Devoll, janë përmbytur rreth 3,600 hektarë tokë bujqësore, ndërsa situata po mbahet nën kontroll pas ndërhyrjeve të strukturave përkatëse. Në Bashkinë Devoll, pas çarjes së argjinaturës së lumit Oshticë u përmbytën rreth 270 hektarë tokë, por çarja është mbyllur dhe situata është stabilizuar.
Qarku Gjirokastër vijon të ketë problematika të shpërndara në disa bashki. Në Bashkinë Gjirokastër, rruga e Qafës së Çajupit mbetet e bllokuar, ndërsa po punohet për përforcimin e argjinaturës së lumit Drino. Në bashkitë Libohovë, Memaliaj, Përmet dhe Këlcyrë janë raportuar rrëshqitje të shumta dherash që kanë bllokuar rrugë rurale dhe kanë rrezikuar banesa, duke bërë të nevojshme evakuime të përkohshme në disa zona. Ndërhyrjet vijojnë në varësi të kushteve të terrenit dhe uljes së prurjeve në lumenj.
Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në mbështetje të komuniteteve të prekura, veçanërisht në zonat me përmbytje dhe izolime. Efektivët e FA janë të angazhuar në shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe ujit të pijshëm, mbështetjen e banorëve dhe garantimin e aksesit në zonat problematike, në bashkëpunim me strukturat e Mbrojtjes Civile dhe pushtetin vendor. U bëjmë thirrje banorëve të zonave të prekura të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet në zona me rrezik përmbytjeje, rrëshqitje dherash dhe ngrica si dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencave civile, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe pronës.
Sipas parashikimeve meteorologjike, në orët dhe ditët në vijim pritet rënie graduale e prurjeve në shumicën e lumenjve, por temperaturat e ulëta dhe ngricat, veçanërisht në zonat malore, do të vijojnë të kërkojnë kujdes të shtuar dhe monitorim të vazhdueshëm të situatës."
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë datave 13 dhe 14 janar 2026 do të ketë bllokime të përkohshme në aksin q...
Ish-nuse dhe ish-vjehrrë janë përplasur ‘live’ sot lidhur me akuzat se Blerina Basha ka braktisur tre fëmijët e saj t&eum...
Një bandë hajdutësh shqiptarë, e cila sulmonte shtëpitë luksoze në Malaga të Spanjës, u kap nga policia. Hajdut&e...
Një konflikt ka ndodhur në një lokal në qytetin e Lezhës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar. ...
Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili është paraqitur sot në SPAK. Agim Ismaili është nën hetim për sulmin kibernetik ndaj ...
Në Durrës situata mbetet e rëndë. Uji është larguar nga banesat, ndërsa në ato oborre uji ka ngrirë duke u transf...
Në seancën e sotme të mbajtur në Gjykatën e Posaçme për Dosjen “Partizani”, avokati i ish-kryeministrit Sali ...
Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë pas një vjedhjeje të dokumentuar në një subjekt ku ai ishte i pun&...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin mbi veprimtarinë e Korporatës së Investimeve Shqiptare, duke e cilë...
Në Obot të Bashkisë Shkodër, situata nga përmbytjet po rëndohet dita-ditës. Automjetet e ushtrisë janë zëve...