Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

VLORË - Prokuroria e Vlorës ka dhënë pretencën ditën e sotme për ish-Policin Arjan Tasi i cili përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia në Potam, ngjarje e ndodhur më 2 gusht të vitit të vitit 2022. Prokuroria kërkon shpalljen fajtor të Tasit dhe kërkon 15 vite burg për këtë të fundit, akuzuar për veprën penale “Vrasje me dashje”.
Në njoftim sqarohet se nga analizat, hetimet dhe kqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se Tasi është fajtor për ngjarjen në fjalë pavarësisht pretendimeve të palës mbrojtëse, të cilët e kanë cilësuar si vrasje nga pakujdesia.
Prokuroria Vlorë kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit A.T. dhe dënim me 15 vite burg për ‘Vrasje me Dashje’; Konkluzionet Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në bazë të nenit 378 të K.Pr.Penale ka parashtruar konkluzionet përfundimtare në lidhje me procedimin penal nr.918 të vitit 2022 me të pandehur shtetasin A.T. i akuzuar për veprën penale ‘Vrasja me dashje’ parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Kjo prokurori, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit A.T., dhe dënimin e tij me 15 vite burg për veprën penale ‘Vrasja me dashje’. Në konkluzionet përfundimtare, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, deklaron se provohet se ditën e ngjarjes, në datën 02.08.2022, rezulton se i pandehuri A.T., ka qënë në drejtimin e një mjeti lundrues me dy motorrë dhe pasi ka lënë disa persona në breg të detit, në momentin që është nisur për të dalë nga zona ku notonte shtetasi B.A. me vajzën e tij J.A., mjeti ka marrë shumë shpejtësi duke shkuar në drejtim të tyre dhe në marrjen e kthesës motorrat e tij kanë kapur vajzën e mitur duke e prerë në të gjithë trupin. E mitura J.A. ndërroi jetë në moment.
Në lidhje me të pandehurin A.T., nga analiza e akteve të administruara gjatë hetimit, kqyrja e vendit të ngjarjes, e pamjeve filmike, provohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale të “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal në formën e dashjes indirekte. Organi i akuzës, ka bindjen e plotë se i pandehuri A.T., ka konsumuar elementët e veprës penale ‘Vrasja me dashje’, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, në lidhje me kualifikimin e faktit penal si ‘Vrasja nga pakujdesia’.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht, 2022. Vogëlushja 7-vjeçare Jonada u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Ajo po lahej me të atin në plazhin e Potamit, por skafi i ndau. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.
Lidhur me ngjarjen u zhvilluan edhe disa protesta nga qytetarët të cilët kërkonin asokohe dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan.
Dervish Hasi TIRANË - Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi këtë të mërkurë masën arrest me burg p&e...
foto ilustruese GREQI- Arrestohen katër anëtarët e organizatës kriminale që trafikonte drogë për të mitur n&eu...
Foto ilustruese DIBËR - Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Dibër, nën akuzën e grabitjes. N...
Foto ilustruese ELBASAN- Një 49-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Itali. Njoftimi i...
irena gjoka GREQI- Është publikuar vendimi i gjykatës së Athinës për dëbimin e gjyqtares Irena Gjoka nga Greqia. Gjyqta...
Foto ilustruese GREQI- Një 39-vjeçari shqiptar është vënë në pranga nga autoritet greke për vrasje të mbetur...
Foto ilustruese ELBASAN- Një 40-vjeçar është ndaluar në Elbasan, pasi për të ishte vendosur masa e sigurisë ...
Alma Arrazi TIRANË- Avokati i Erdgys Arrazit, Blerim Bazhdari ka folur në lidhje me vendimin e marrë nga poliica për mos shoqerimin e k...
Policia SHKODËR- Një 31-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte i shpallur në kërkim për kultivim d...
foto ilustruese FIER- Arresohet një person dhe procedohen tre të tjerë në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohe...