AKTUALITET

Përplasja e narrativave Shqipëri–Iran mbi Zvërnecin

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Qershor 2026, 19:46
Përplasja e narrativave Shqipëri–Iran mbi Zvërnecin

Një deklaratë e kryeministrit Edi Rama e përcjellë për mediat e huaja pak ditë më parë se Irani qëndron pas fushatave dezinformuese lidhur me protestat në Tiranë ka sjellë një reagim zinxhir mes dy vendesh me protagonist kryeministrin Edi Rama dhe zëdhënësin e ministrit të Jashtëm të Iranit, Esmail Baghaei.

Një përplasje që tregon se si protestat me kauzë mjedisore dhe cështje thelbësisht të brendshme (sot dita e 11-të) po shndërrohen në një arenë të gjerë konfrontimesh politike dhe gjeopolitike, ku narrativat e Tiranës dhe Teheranit po përplasen publikisht.

A duhet të themi që kjo përplasje po merr edhe vëmendje ndërkombëtare për shkak të Presidentit amerikan Donald Trump dhe zhvillimeve në Lindjen e Mesme, ndërkohë që protesta në vetvete është një çështje e brendshme?

Pak para punimeve të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, javës që kaloi, kryeministri Rama foli për luftë hibride nga Irani

“Të gjithë ata që njohin historinë tonë i njohin ata iranianet të cilët janë angazhuar në sulme kibernetike kunder nesh qysh prej një kohe të gjatë dhe që na kanë bërë kaq shumë dëme sa na kanë detyruar që t’i nxjerrim nga vendi, janë pjesë e saj për të nxitur narrativën se projekti nuk është ajo që thuhet, por është një marrëveshje mes meje dhe Bibi Netanjahut të gatuar nga Jared Kushner për të sjellë palestinezët nga Gaza në Shqipëri”, tha Rama

Zëdhënësi i ministrisë së së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, në një dalje publike të hënën, reagoi me tone ironike, duke përfshirë në deklaratën e tij edhe flamingot, simbolin e zgjedhur nga protestuesit në Tiranë

Ai akuzoi Tiranën se po përdor retorikë anti-iraniane për të forcuar lidhjet me Izraelin.

“Ndoshta do të thonë se flamingot ishin agjentë të sigurisë iraniane. Ky pretendim është një model i zakonshëm, ku çdo qeveri që dëshiron të afrohet me regjimin sionist ngre akuza kundër Iranit për t’i bërë qejfin atij”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e tij

Në një reagim të dytë, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme (pa ndonjë dallim nga i pari) i përcjell një mesazh në shqip kryeministrit: “Rama ik”, ngjashëm me retorikën e protestuesve në Sheshin “Skënderbej”.

Ky veprim u interpretua nga Rama si një bashkim zyrtar i qeverisë iraniane me protestën.

”… Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës së bulevardit, madje edhe me parrullat në shqip, njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë!”, reagon ndër radhë Rama ne Facebook

Kryeministri shkruan se, “Shqipëria është shumë e vogël për të rënë në këtë kurth të madh” nga ku, sipas tij vendi rrezikon  në pikën që të mos afrohet më asnjë investitor i huaj.

Kjo përplasjë nuk është e izoluar, por lidhet me një histori më të gjatë tensioni që daton nga qeveria “Berisha”.

Që prej vitit 2013, kur Shqipëria pranoi të strehojë organizatën opozitare iraniane MEK, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të tensionuara.

Sulmet kibernetike të vitit 2022, të atribuuara Iranit, shënuan kulmin e konfliktit dhe çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike.

Që atëherë, Shqipëria është përballur me dhjetëra sulme të tjera, duke nxjerrë në pah dobësitë e saj në sigurinë kibernetike, së fundmi edhe sulmi kibernetik ndaj Kuvendit./Faktoje.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?