AKTUALITET

Përplasje të forta brenda KLP/ Bllokohet gara për kreun e ri të SPAK. Çfarë po ndodh në prapaskenë

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shtator 2025, 08:31

Përplasje të forta brenda KLP/ Bllokohet gara për kreun e ri

Në një kohë që kanë nisur ethet e garës për drejtues të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), procedura duket se është “bllokuar” përkohësisht për shkak të mosmarrëveshjeve brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, deklaroi në “Top Story” mbrëmjen e së hënës (25 shtator 2025) se “…është mbajtur një takim pas një mbledhje në KLP, mes anëtarëve të karrierës dhe zonjës Bogdani, ku ka pasur debat dhe konfrontim verbal mes një prej anëtarëve, për çështje administrative dhe paranisje e fushatës sesi do ndahen 11 anëtarët e KLP”.

“Boldnews.al” u interesua pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nga ku u kuptua se procedura për pranimin e platformave të kandidatëve dhe, më pas, shqyrtimi i tyre, gjendet në këtë moment në një pikë të vdekur. Burime nga KLP-ja deklaruan për redaksinë se të gjithë anëtarët e Këshillit kanë marrë një njoftim zyrtar nga relatori i caktuar për shqyrtimin e kandidaturave.

Në atë “memo”, relatori informon të gjithë trupën e anëtarëve për një situatë delikate të natyrës administrative e proceduriale, e cila ka sjellë edhe “bllokimin” e procesit, si edhe kërkon qëndrimi zyrtar, me votim, i të gjithë anëtarëve, me qëllim kalimin e ngërçit dhe vijimin e procedurave.

“Bllokimi”

Pikënisja e debatit është një diskutim mes tre anëtarëve të Komisionit të Karrierës, struktura brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kjo struturë drejtohet nga kryetarja e Këshillit, Mirela Bogdani, dhe shqyrton paraprakisht kushtet ligjore të kandidatëve.

Në 17 Shtator 2025, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli “Thirrjen për kandidim për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme”, pasi shefit aktual të SPAK-ut, Altin Dumani, i përfundon mandati 3-vjeçar në dhjetor të këtij viti.

Përplasje të forta brenda KLP/ Bllokohet gara për kreun e ri

KLP-ja caktoi edhe relatonin e çështjes, i cili është njëri prej anëtarëve të Komisionit të Karrierës. Rregullorja parashikon që relatori i çështjes është i vetmi që mund të marrë në dorëzim dokumentacionin e aplikantëve, përfshirë platformat e kandidatëve.

Pas një vlerësimi paraprak, relatori përcjellë raportin e tij para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Anëtarët kanë të drejtë që, pas përgatitjes së relacionit, të informohen mbi dokumentacionin e kandidatëve, të kërkojnë informacione shtesë nga relatori dhe, më pas, të votojnë sipas vlerësimit të tyre.

Kjo procedurë është praktikë rutinore për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe është zbatuar edhe në rastet e përzgjedhjes së dy drejtuesve të mëparshëm të Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja dhe Altin Dumani.

Por, procedura për përzgjedhjen e pasardhësit të Dumanit në krye të SPAK-ut ka krijuar debat të fortë. Siç mësohet nga burime brenda KLP-së, anëtarët e Komisionit të Karrierës kanë kërkuar nga relatori që të informohen në kohë reale për aplikimet, platformat dhe të gjithë dokumentacionin që pritet të dorëzohet nga kandidatët për shefin e SPAK-ut.

Në vlerësimin e anëtarë të Komisionit të Karrierës, informimi i tyre në kohë reale është pjesë funksionale e tyre dhe i shërben vlerësimin paraprak në kohë reale dhe të shpejtë të kandidaturave.

Por, kjo kërkesë, siç duket, ka hasur në reagimin e relatorit. Në vlerësimin e tij, ligji dhe rregullorja ia njeh të drejtën vetëm këtij funksioni për t’u njohur me dokumentacionin dhe se është përgjegjësia e tij për shqyrtimin dhe përgatitjen e relacionit që do t’u përcillet të gjithë anëtarëve për vlerësim dhe, më tej, për votim.

Për shkak të kësaj “mosmarrëveshjeje”, procedura është bllokuar për momentin. Relatori, pas informimit të anëtarëve të tjerë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kërkon prej tyre që të zhvillojnë një mbledhje të veçantë, në të cilën mund të vendosin largimin e tij si relator ose edhe konfirmimin e tij, por duke i siguruar mos-ndërhyrje nga anëtarët e tjerë të Komisionitt ë Karrierës.

Deri në shqyrtimin e kësaj situate, relatori duket se ka vendosur që të mos pranojë asnjë dokumentacion, duke refuzuar edhe aksesin në platformat elektronike ku dorëzohen aplikimet.

Pse ky “ngërç”?

“Boldnews.al” u interesua më shumë për të kuptuar se cili ishte problemi real që ka shkaktuar këtë debat të brendshëm.

Burime të brendshme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë deklaruan se shqetësimi i relatorit duket se është fakti që, shpërndarja e dokumentacionit dhe platformave të kandidatëve në shumë duar, mund të jetë shkak për “rrjedhje informacioni” ose “ndikim” informal mbi kandidatë të mundshëm.

Të njëjtat burime deklarojnë se, deri më tani, në praktikën disa-vjeçare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është evidentuar ndonjë rast cedimi i tillë.

Megjithatë, “në teori ekziston mundësia që informacioni i shpërndarë në disa duar mund të përdoret për favorizime të mundshme. Përshembull, platforma e një kandidati mund t’i jepet një tjetri, me qëllim rritjen fiktive të cilësisë së projektit të njërit apo tjetrit. Ose, mund të gjendet një pikë e dobët e një kandidati dhe kjo t’i vihet në dispozicion një kandidati tjetër rival. Mbrojtja paraprake e informacionit është detyrim ligjor i relatorit. Dhe, rrjedhja e mundshme e informacionit, megjithëse ai mund të jenë në disa duar, rrezikon të vendosë para përgjegjësisë disiplinore, por ndoshta edhe më shumë, relatorin, i cili është përgjegjësi i vetëm për administrimin e dokumentacionit”, thonë të njëjtat burime për “Boldnews.al”.

Deri në publikimin e këtij shkrimi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk ka marrë në shqyrtim informacionin dhe kërkesën e relatorit, ndërkohë që afati për dorëzimin e dokumentacionit nga kandidatët pretendentë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme përfundon në datën 8 Tetor, ora 24.00.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan