E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Gjykata e Lartë mbrojti përmes një deklarate të premten procesin e votimit që nxorri fitues gjyqtarin Asim Vokshi për një vend në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa shtoi se po përballej me një sulm verbal të ngritur sipas saj mbi interpretime dhe pretendime “të pavërteta, të pasakta dhe të njëanshme”.
Gjykata e Lartë sqaroi gjithashtu rregulloren e procesit të votimit që kontestohet nga kandidatja tjetër për në Gjykatën Kushtetuese, Naureda Llagami. Sipas Gjykatës së Lartë, rregullat që u zbatuan në Mbledhjen e Gjyqtarëve “janë identike me ato të miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, nën drejtimin e znj. Llagami”.
Reagimi vjen pas rrjedhjes në media të dokumenteve të procesit të votimit, bashkë me një kopje të votës së pavlefshme si dhe regjistrimet audio të mbledhjes. Në njoftim ngrihen dyshime se këto dokumente mund të jenë rrjedhur nga Llagami, pasi ajo është i vetmi subjekt që e ka kërkuar këtë dokumentacion.
Gjykata e Lartë dhe ish-kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami ndodhen në një kurs përplasjeje për shkak të procesit të zgjedhjes së gjyqtarit pasues në vend të Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese.
Gjyqtari Asim Vokshi u shpall fitues i pozicionit vakant më 30 shtator, bazuar mbi pikëzimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED. Gjykata e Lartë bëri me dije atëherë se, nga votimi i fshehtë, kandidatja Naureda Llagami kishte siguruar 8 vota, Vokshi 6 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. Me arsyetimin se asnjëri nuk arriti të sigurojë 3/5 e votave, u shpall fitues Vokshi, i cili në pikëzimin e KED kishte siguruar vendin e parë.
Llagami ngriti pretendime për votën e pavlefshme, me argumentin se vullneti i zgjedhësit ishte i qartë në favor të saj dhe iu drejtua Gjykatës Administrative me kërkesë për pezullimin e zbatimit të vendimit që shpalli fitues Vokshin. Kërkesa iu rrëzua, pasi nga gjykata u çmua se ishte jashtë juridiksionit gjyqësor të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Në vijim, Llagami ju drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që t’i konsiderohet dhe vota e cilësuar si e pavlefshme dhe të shpallet fituese me 9 vota për vendin vakant të Zaçajt.
Gjykata e Lartë sqaroi se procedura e zgjedhjes së kandidatit fitues u bazua në legjislacion si dhe në një rregullore të Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të miratuar më 24 shkurt 2022. Po ashtu, sillet në vëmendje se kjo rregullore është zbatuar në mënyrë identike me procedurat e mëparshme, pa asnjë kontestim institucional.
Gjykata e Lartë shprehet se çdo proces votimi në organet e drejtësisë ka në themel parimin e fshehtësisë së votës, si një garanci e pavarësisë së vullnetit të gjyqtarëve dhe e integritetit të vendimarrjes kolegjiale. Ky parim cilësohet si një garanci substanciale që siguron që asnjë gjyqtar të mos ndjehet i ekspozuar, i identifikueshëm apo i ndikuar nga mënyra si voton.
Në reagim sqarohet se rastin konkret, në fletën e shpallur të pavlefshme janë bërë dy shenja të ndryshme: një kryq votimi dhe një rrethim i numrit në krah të kandidatit. Sipas Gjykatës së Lartë, pavarësisht se kjo gjë mund të japë përshtypjen e një “qartësie të vullnetit”, ajo cënon hapur fshehtësinë e votës dhe hap mundësinë që ajo të mund identifikohet.
“Nëse lejohet që çdo votë ‘e qartë’ të pranohet edhe kur nuk është ‘e fshehtë’, atëherë parimi i fshehtësisë humbet kuptimin dhe procesi bëhet i identifikueshëm”, argumenton Gjykata e Lartë.
Ndërkohë, cilësohet e pasaktë referenca ndaj Kodit Zgjedhor për procesin zgjedhor të këtij lloji, me argumentin se zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë nuk është proces zgjedhor politik, por procedurë institucionale e brendshme, e rregulluar nga dispozita të posaçme ligjore.
“Në votimin institucional, si në rastin e zgjedhjeve të brendshme të gjyqtarëve për organet e qeverisjes së drejtësisë, votues janë vetë gjyqtarët, dhe thelbi i procesit është garantimi i pavarësisë, fshehtësisë dhe integritetit profesional të votës”, argumenton Gjykata e Lartë dhe shton se prandaj, rregullorja e Mbledhjes së Posaçme, ashtu si edhe dispozitat të veçanta ligjore ndalon çdo shënim shtesë mbi fletën e votimit, duke e konsideruar atë pavlefshme.
Gjykata e Lartë shpërndau dhe një kopje të fletës së votimit të përdorur në votimin e 30 shtatorit, në fund të së cilës shënohet ndër të tjera se, në fletën e votimit nuk mund të bëhen shënime të tjera përveç shenjës së votimit, pasi çdo shënim tjetër e bënë votën të pavlefshme.
Ish-kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, nuk preferoi të jepte ndonjë koment apo qëndrim lidhur me reagimin dhe sqarimet e dhëna prej Gjykatës së Lartë. “Unë nuk mund të bëj komente pasi çështja është në gjykim,” tha Llagami.
Gjykata e Lartë deklaroi gjithashtu se ka vepruar me transparencë të plotë dhe pa asnjë rezervë gjatë gjithë procesit, duke i vënë në dispozicion menjëherë znj. Llagami, çdo dokument të kërkuar prej saj, përfshirë procesverbalin e mbledhjes, regjistrimin audio dhe dokumentet shoqëruese. Duke sjellë në vëmendje se këto dokumente janë tashmë të njohura publikisht, Gjykata e Lartë vlerëson se ky fakt dëshmon se nuk ka pasur asnjë synim për t’i mbajtur ato të fshehta, apo për të kufizuar informimin.
“Institucioni i Gjykatës së Lartë nuk trembet nga sulmet, as ndikohet prej tyre. Gjuha e denigrimit dhe e përbaltjes nuk mund të zëvendësojë ligjin, logjikën dhe përgjegjësinë që mbart çdo gjyqtar,” thuhet në njoftimin e gjykatës. /Birn/
Manipulimi i votave preferenciale në qarkun e Fierit, i cili doli zbuluar pas një procesi rinumërimi në fillim të korrikut, rrezikon t&...
Britanikja “The Sun”, ka publikuar një intervistë më babanë e 29-vjeçare Rebecca Gannon, e cila humbi jetën në...
Protestuesit kanë filluar të mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’. Siç shihet edhe në pamje veteranët e UÇ...
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka dhënë detaje për protestën e sotme që do të mbahet në Tiranë n&eum...
Kreu i Grupti Parlementar të PD, Gazment Bardhi ka reagauar ashpër pas tentativës së kryeministrit Edi Rama, i cili përmes Taula...
Akademia e Forcave të Armatosura ka reaguar lidhur me akuzat nga opozita për një punë të dytë si mjek në një...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur një natë më parë provincën Pomezia, ku iu bë një atentat gazetarit italian ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 vite burg, 52-vjeçarin Robert Myftari, i cili u shpall në kërkim nga SPAK, në kuadër t&...
Qindra qytetarë janë mbledhur sot në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, për të marrë pjesë në ...
Mediat kanë siguruar dëshminë e autorit të vrasjes së biznesmenit Italian Edoardo Sarcchi në Salari të Tepelenës. 48-v...